Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:11:13

Lexoni versionin Print

Rriten temperaturat, fillon kufizimi me ujë

Temperaturat e larta dhe rritja e konsumit kanë filluar të japin probleme në furnizimin me ujë. Kështu shumë banorë nga lagje të ndryshme të Tiranës ankohen për kufizime ose mungesë totale të ujit të pijshëm.

Eglantina Bardhi
Hene, 30 Qershor 2008 11:10:00

 

Banorët e Tiranës ankohen për mungesa të furnizimit me ujë. Drejtoria: Në verë priten edhe kufizime. Ja zonat problematike

Temperaturat e larta dhe rritja e konsumit kanë filluar të japin probleme në furnizimin me ujë. Kështu shumë banorë nga lagje të ndryshme të Tiranës ankohen për kufizime ose mungesë totale të ujit të pijshëm. Ndërsa kryetari i Degës së Ujësjellësit të Tiranës, Kujtim Allani thekson se kufizimet deri tani mund të kenë ndodhur vetëm për çështje teknike e jo për shterim të burimeve ujore, dhe se ende nuk kanë filluar ankesat nga qytetarët. Ndërkohë ai shpjegon se në muajt e nxehtë mund të ketë edhe ndonjë kufizim e sidomos në zonat që furnizohen nga burimet e Selitës dhe Shën Mërisë.

Kufizimet

Temperaturat e larta po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme nga qytetarët e Tiranës. Shkak për këtë është bërë edhe mungesa e ujit të pijshëm në shumë shtëpi të lagjeve të ndryshme të kryeqytetit. Kështu, ankesat fillojnë me banorët e lagjes së “21 Dhjetorit”, “Komuna e Parisit”, zona e ish-Bllokut dhe plot zona të tjera. “Në shtëpinë time kam gjithë pasditen që nuk ka ujë. Tani që filloi vapa, është e tmerrshme të vuash edhe kufizimet e ujit”,- pohon një banor i zonës së “21 Dhjetorit”. Ndërsa kryetari i Degës Teknike të Ujësjellësit së Tiranës, Kujtim Allani shpjegon se kufizimet dje janë bërë në këtë zonë për çështje teknike, në mënyrë që të përforcohej furnizimi me ujë në një zonë tjetër, por ky kufizim ka qenë vetëm për 2 orë. Ndërkohë më problematikët janë banorët që i kanë shtëpitë në katet e larta, pasi për shkak të mungesës së presionit, uji nuk arrin të ngjitet.

Zonat pa ujë

“Ende nuk kemi marrë ankesa nga qytetarët për mungesa të ujit të pijshëm. Megjithatë mund të them se në sezonin e verës mund të jenë të pritshme edhe kufizimet e ujit, pasi temperaturat e larta dhe rritja e konsumit do të sjellë edhe kufizime të ujit”,- thekson Drejtori i Degës Teknike të Drejtorisë së Ujësjellësit, Kujtim Allani, duke shtuar se këto mangësi mund të ndihen në fillim të muajit gusht dhe se tani për tani nuk ka fluks ankesash. Gjithashtu, ai shpjegon se vetëm furnizimet nga Selita dhe Burimet nga Shën Mëria mund të paraqesin probleme në muajt e pikut, ndërsa Bovilla ka ujë të bollshëm dhe për fat të mirë mbulon pjesën më të madhe të Tiranës. “Furnizimet nga Selita mbulojnë vetëm 30 për qind të Tiranës dhe pavarësisht ujit cilësor që kanë këto burime, mund të them që në muajt e verës nuk janë të bollshëm si në muajt e vjeshtës dhe të dimrit. “Disa nga lagjet që furnizojnë burimet e Selitës janë zona e ish-Bllokut, Qyteti Studenti, Rruga e Elbasanit, madje mund të japë probleme edhe tek Komuna e Parisit”,- shpjegon Allani.

Zonat problematike

Ish- Blloku

Rruga e Elbasanit

Qyteti Studenti

Komuna e Parisit

21 Dhjetori



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML