Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:46:39

Lexoni versionin Print

Ata që shkojnë në kopsht, më të mirë në matematikë

Kopshtet u mësojnë fëmijëve se si të sillen me njëri tjetrin dhe i bëjnë ata gati për shkollë. Por një studim i ri thotë se qëndrat parashkollore hedhin bazat për arritje akademike afatgjatë.

Shtune, 04 Tetor 2008 09:22:00

Kopshtet u mësojnë fëmijëve se si të sillen me njëri tjetrin dhe i bëjnë ata gati për shkollë. Por një studim i ri thotë se qëndrat parashkollore hedhin bazat për arritje akademike afatgjatë. Një grup shkencëtarësh britanikë vëshguan një grup fëmijësh të moshës 10 vjeç dhe arritën në përfundimin se fëmijët që kishin shkuar në kopsht ose në qëndra parashkollore, ishin më të mirë në lëndën e matematikës se sa moshatarët e tyre që kishinqëndruar në shtëpi.

Studimi tregon se fëmijëtqë kishin frekuentuar kopshte ishin më të avancuarnë shkollën fillore. Por autorët e studimin shkojnë edhe më tej duke thënë se kjo përvopjë e arsimimit të hershëm sjell rezultate të larta akademike në të ardhmen. Shkencëtarët britanikë vëzhguanpër 7 vjet rreth 300 fëmijë duke filluar nga mosha 3 vjeç. Këta fëmijë tashmë 10 vjeçarë po u nështrohen provimeve për të parë se sa ka ndikuar periudha parashkollore në rezultatet e tyre.

Në provimet e matematikës, këta fëmijë dolën me rezultate më të larta sesa fëmijët e tjerë që nuk kishin patur përvojë mësimi parashkollor. Rezultatet e larta u vunë re tek të gjithë fëmijët që kishin shkuar në kopsht, pavarësisht nga gjinia apo shtresa shoqërore e familjeve të tyre. Kjo i bën autorët e studimit të dalin me idenë për krijimin e një sistemi për arsim të përgjithshëm parashkollor.

Megjithatë, rezultate e këtyre fëmijëve u ndikuan edhe nga cilësia e kopshtevetë tyre. Në ato qëndra parashkollore me mësues a edukatore të përgatitur dhe ku ekzistonte një atmosferë e përzemërt, këta fëmijë dilnin më të përgatitur në krahasim me fëmijët e kopshteve ku tregohej më pak kujdes.



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML