Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:56:34

Lexoni versionin Print

UPU dhe Posta Shqiptare, 86 vite në shërbim të klientëve

Dje Posta Shqiptare dhe UPU (Unioni Ndërkombëtar i Postave) festuan 86 vite së bashku në shërbim të klientëve. Në ceremoninë e organizuar për nder të ditës ndërkombëtare të Postës, referoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Dritan Laci
Premte, 10 Tetor 2008 09:38:00

Dita Ndërkombëtare e Postave, festohet 86 vjetori i aderimit të Postës Shqiptare në Unionin Postar Botëror

Dje Posta Shqiptare dhe UPU (Unioni Ndërkombëtar i Postave) festuan 86 vite së bashku në shërbim të klientëve. Në ceremoninë e organizuar për nder të ditës ndërkombëtare të Postës, referoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Arqile Gorea i cili theksoi se: “Viti që po kalojmë dhe viti i ardhshëm janë vite të projekteve dhe ambicieve të mëdha për Postën Shqiptare.

Në sportelet tona ofrohen një numër mjaft i madh shërbimesh financiare. Së bashku me kudondodhjen e zyrave tona postare, Posta Shqiptare ështënë prag të implementimit të sistemit bankar brenda saj që do të quhet (PostBanka). Harmonizimi i këtyre 2 lloj shërbimeve, atij postar dhe atij financiar së bashku me konceptin e Post shopeve, do të sjellë universalizmin e zyrave tona. Pra qytetari do të gjejë në ambientet e Postës Shqiptare një supermarket shërbimesh. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Muzeut Kombëtar përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Postave Botërore, Edourd Dayan, i cili ndër të tjera tha se mjetet moderne të komunikimit nuk kanë mundur të eklipsojnë shërbimin postar.

Posta shqiptare në mbështetje të strategjisë dhe objektivave të UPU kërkon që shërbimet postare të pozicionohen më së miri në një ambient të karakterizuar nga konkurrenca e fortë në liberalizimin e tregut dhe rritjen e shpejtë të teknologjive të reja. Me këtë vizion të ri Posta Shqiptare ka ndryshuar imazhin duke reformuar gjithë sistemin postar, financiar dhe biznesit të saj drejt afrimit me standardet bashkëkohore dhe rritjen e besueshmërisë tek klientët.



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML