Merkure, 03 Dhjetor 2008 08:49:27

Lexoni versionin Print

Vezire Sina: Historia ime e trishtë, në poezi

“Kur hyra në burg, ndjeja stres. Nuk pata asnjë mbështetje nga stafet edukative, nuk e dija më kush jam, nuk e kontrolloja dot veten. Papritur isha gjendur në një ambient të rrethuar me të dënuara të tjera, duke e lënë veten totalisht në duart e fatit, pasi nuk gjeta asnjë mbështetje”.

Gertjon Çobo
Hene, 13 Tetor 2008 10:05:00

Gruaja 42-vjeçare e dënuar për vrasjen e të atit kërkon drejtësi. I vetmi ngushëllim, bashkëshorti dhe fëmijët

TIRANË- “Kur hyra në burg, ndjeja stres. Nuk pata asnjë mbështetje nga stafet edukative, nuk e dija më kush jam, nuk e kontrolloja dot veten. Papritur isha gjendur në një ambient të rrethuar me të dënuara të tjera, duke e lënë veten totalisht në duart e fatit, pasi nuk gjeta asnjë mbështetje”. Kështu e nis rrëfimin e saj Vezire Sina, bashkëshorte, nënë dhe e dënuar për vrasjen e të atit.E vetmja mbështetje për të duket se janë burri dhe fëmijët e ditët në burg i shtyn duke shkruar poezi të trishta. “Këtu mërzitem shpejt. I vetmi aktivitet që bëj është të shkruaj poezi, në lidhje me vuajtjet që kam kaluar dhe me padrejtësitë që më janë bërë”,-shton e dënuara për vrasjen e të atit.

Vezire Sina është një nga shumë të dënuarat që vuajnë dënimin në burgun 325 e si shumë prej tyre, pretendon se është dënuar për një krim që nuk e ka kryer. Ajo akuzon instancat shtetërore dhe gjyqësore për mosekspertizë profesionale dhe për një gjykim të padrejtë. Ka 5 vjet e 5 muaj që është sistemuar në këtë burg. Pavarsisht kushteve mjerane, vuajtjet e saj janë ende më të mëdha. Me origjinë nga Lushnja, 42- vjeçarja ka kaluar momente makabre gjatë vuajtjes së dënimit.

Në momentin që fliste për “Shekullin”,ajo ishte në një gjendje të rëndë psikologjike, ku iu kujtuan të gjitha vështirësitë dhe torturat që ka kaluar gjatë jetës së saj. “Historia imefillon kur gjeta tim atë në shtëpi, të vrarë e të mbuluar me peshqir. Ai ka qenë i alkoolizuar dhe ka shkaktuar një tragjedi familjare, ku ka vrarë vëllanë dhe motrat e mia”,-rrëfen Vezirja.Mëngjesin e 4 shtatorit 1997, babai i saj ishte duke pirë kafen e mëngjesit, duke e shoqëruar atë me disa gota rakie. Në ato momente ai mbante në dorë edhe një automatik.

Sipas dëshmitarëve ai e ka shkrepur automatikun pa dashje duke lënë pa ndjenja djalin dhe vajzat e tij, që ishin duke punuar. Kjo shkaktoi një tragjedi të madhe në familjen Sina duke prishur marrëdhëniet midis tyre. Dy muaj më pas, më 4 nëntor 1997, Vezire Sina thotë se e ka gjetur babanë e saj të shtrirë në krevat dhe të mbuluar me një peshqir. Për 6 vjet janë kryer hetimet nga Prokuroria duke vendosur ta arrestojnë atë në shtëpinë e vet në Lushnje, më 9 qershor 2003.

Lajmi u prit si bombë nga burri dhe fëmijët e Vezires, të cilët nuk e pranonin një akuzë të tillë. Ajo pretendon se babai i saj ka vrarë veten, pas tragjedisë që shkaktoi. Sina po përpiqet tani duke vuajtur dënimin për një kohë të gjatë të rikthejë çështjen në gjykatën e apelit të Vlorës për ta rishqyrtuar. Sipas pretendimeve të saj, i është shkelur e drejta në gjykim. “A ka një ekspertizë ky shtet. Nuk jam vrasëse që të jetoj kështu. Mua më është bërë një padrejtësi e madhe nga ky shtet, unë po përpiqem të gjej të drejtën time me të gjitha format ligjore nëpër gjykata, por asnjëri për 5 vjet nuk më ka dhënë rëndësi. E vetmja shpresë e imja janë mediat”. Vezire Sina i ka dërguar letër edhe presidentit Topi, i cili të vetmen gjë që mund të bënte për ta ndihmuar ishte ulja e dënimit për 2 vjet.


TË DËNUARAT

Tmerri i burgut dhe kushtet mjerane

TIRANË- Shoqet e shumta të dhomës ndajnë të njëjtin qëndrim me Veziren: burgu është i tmerrshëm dhe kushtet janë të mjera. “ Këtu sillen me ne sikur jemi kafshë. Nuk na jepet mundësia të takojnë të paktën fëmijët tanë, një pjesë e të cilëve jetojnë në jetimore”,-thotë Vezirja.Shteti ua mundëson këtë të drejtë në raste shumë të rralla. Gratë e irrituara nga moskujdesjet dhe nga mungesa e paijsjeve minimale shprehin mllefin e tyre kundër çdo padrejtësie dhe abuzimi që bëhet me lejet për të burgosurat.

Vezira Sina, por edhe të burgosura të tjera, shohin të vetmen shpresë për të thënë fjalën e lirë të tyre, median. Vetëm nëpërmjet tyre saj mund të gjejnë një farë të drejte dhe të shprehin ankesat që nuk i dëgjohen asnjëherë nga instancat qeveritare dhe drejtorët e burgjeve, të cilët në çdo moment kërkojnë të përfitojnë prej tyre.



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML