Sipas Ministrisë së Punës këtë të marte në Angli nisi aplikimi për kartat. Nuk do këtë më punë në të zezë
Ata do të kenë vetëm një identitet, dhe nuk do të kenë asnjë mundësi për punësim të paligjshëm. Të gjithë emigrantët të cilët jetojnë në shtetin e Anglisë tashmë do të pajisen me karta identiteti. Për këtë arsye ata duhet të paraqesin kërkesa për pajisje me karta identiteti. Burime në zyrën e Emigracionit pranë Ministrisë së Punës pohojnë se nga informacionet që kanë marrë nga pala angleze të martën nisin aplikimet për t’u pajisur të gjithë të huajt me karta identiteti.
Regjistrimet
Brenda tre viteve do të pajisen të gjithë emigrantët me kartat e identitetit. Sipas specialistëve në tre javët e ardhme do të hapen qendra regjistrimi për pajisje me karta identiteti të shtetasve të huaj në Kardif, Gllasgou, Irlandën e Veriut, Shefild, Solihall dhe Liverpul. Kartat e para të identitetit do t’u lëshohen të huajve që paraqesin kërkesë për të vazhduar qëndrimin në MB, si studentë, apo qëndrim i bazuar në motive martese.
Kjo do të ndiqet nga karta identiteti për punëtorë britanikë që punojnë në role dhe vendndodhje të ndjeshëm në 2009 për të vazhduar me rininë në 2010. “Kartat e Identitetit do të jenë të detyrueshme për të gjithë shtetasit e huaj, sikurse do të ofrojnë një mjet të sigurt për të provuar të drejtën e një shtetasi të huaj për t’u punësuar në biznese të ndryshme. Vlerësohet se nga fundi i 2014/15 rreth 90 % të gjithë të huajve do t’i jetë lëshuar një kartë identiteti, bën të ditur Agjencia e Kufirit-MB(UKBA)”,- pohojnë burime zyrtarë te Minsitrisë së Punës.
Ndërkohë mësohet se Anglia synon qëtë sigurohet se të gjitha ato që verifikojnë karta identiteti të jenë njohur me futjen e kartës së re të identitetit. Rekrutuesit marrin përgjegjësinë e tyre për të validuar të drejtën e punësimit dhe të punës së një individi në Angli, tejet seriozisht dhe mbështesin nismat që forcojnë dhe ngrenë më lart një rekrutim të fuqisë punëtorë të sigurt dhe etik.
Kartat
Kartat e identitetit për shtetasit e huaj me kohë do të zëvendësojnë dokumentet letër.Sistemi me pikëzim, i stilit australian do të sigurojë që vetëm ato për të cilët kemi nevojë dhe jo të tjerë të mund të vijnë këtu. Ndërkohë mediat angleze pohojnë se nga fundi i kësaj jave do të nisin të zbatohen rregulla më të rrepta për sjelljen e punëtorëve të huaj në Angli, sipas Sistemit të ri të Bazuar në Pikëzim.
Po sipas mediave angleze, për t’u siguruar se punonjësit e industrisë së zbavitjes të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për jetën kulturore britanike, ato që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar për evenimente pa pagesë, si p.sh. Festivali i Edinburgut do të vlerësohen jashtë sistemit të pikëzimit, sipas rregullave për viza vizitorësh.
Skema Kombëtare e Identitetit do të ndihmojë për t’u mbrojtur kundër mashtrimeve me identitetin, punës dhe imigrimit të paligjshëm, krimit dhe terrorizmit dhe për t’iu kundërvënë atyre, që përpiqen të abuzojnë me qëndrime besimi, njëherësh duke ndihmuar dhe lehtësuar që njerëzit të provojnë se cilët janë në të vërtetë.