Sun, 06 Jul 2008 05:47:59
    

Lexoni versionin Print

Shtëpia e demokristianëve

Kaloi truprojën e parë, pastaj të dytin, por ngeci te i treti. “Jam gazetar”,- i tha rojës, por ai e pa me dyshim dhe mezi e la të futej brenda. Aty nuk kish plasur ende, sepse ajo ndodhi kur u largua media. Jashtë sallës u mor vesh edhe arsyeja pse kishte tri rrethime me truproja në sallë: secili nga kampet, ruante se mos futeshin kundërshtarët.

Nga Arben Rrozhani
Sat, 10 May 2008 08:23:00

 

Demokristianët po luajnë “shtëpiash”. “Spiuni” ishte pak ditë më parë te salla e “Tirana International”, ku bëhej njëri prej dhjetëra takimeve demokristiane të kohëve të fundit.

Kaloi truprojën e parë, pastaj të dytin, por ngeci te i treti. “Jam gazetar”,- i tha rojës, por ai e pa me dyshim dhe mezi e la të futej brenda. Aty nuk kish plasur ende, sepse ajo ndodhi kur u largua media. Jashtë sallës u mor vesh edhe arsyeja pse kishte tri rrethime me truproja në sallë: secili nga kampet, ruante se mos futeshin kundërshtarët.

Dje “Spiuni” takoi deputetin Nikollë Lesi. Këtu e 12 vite më parë e kishte patur botues të gazetës ku punonte. “Nuk tërhiqem”,- tha ish-kryetari i PDK-së, tashmë kryetar i LDK-së. Unë u nisa për të bërë mirë dhe gjeta keq. Unë kisha dy deputetë, Ndoka tre dhe i thashë t’i bashkojmë, që të bëjmë një grup të fortë parlamentar, ku ti të jesh kryetar. Mirëpo ai e mori për dobësi timen dhe ditën e dytë më tha të mos flas. Po a mund të rri unë pa folur? Mua nuk ma mbyllën gojën, as Berisha dhe as Nano, e të ma mbyllë Ndoka! Po ne gazetarëve po na hoqe fjalën, na ke hequr shpirtin”.

Sapo iku Lesi me makinë “Spiuni” u ndesh me dy demokristianë të Ndokës. “Hë mo i morët instruksionet? Po si mund të dalim ne nga shtëpia jonë, pse Nikolla është penduar pse e ka shitur?”.

Grupi i Ndokës ka akuzuar Berishën se po nxit përçarjen, por kryetari i PD-së bën sikur nuk di gjë: “Unë nuk mund të hyj në asnjë rast, në punët e brendshme të asnjë partie politike. Unë jam Kryeministër, nuk kam të bëj me problemet e brendshme të partive aleate dhe jo aleate. Kjo nuk më takon”-deklaroi pardje në konferencë për shtyp.

Dhe këtu “Spiunit” iu kujtua një ndodhi e disa viteve më parë kur Berisha ishte në opozitë, por komandonte partitë e djathta. Ndjesë pastë, kryetari i Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji kishte ardhur për të rivendosur rendin në shtëpinë e ballistëve, të cilën e kish drejtuar prej vitit 1991, me dy mandate, në 1994 dhe 1998. Por zotër të shtëpisë u bënë krahu që mbështeste Berisha. Profesori i nacionalizmës u nda me helm në zemër nga jeta në vitin 2003, ndërsa ballistët nuk dihet ku janë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML