Zëvendësi i Berishës
Tregojnë një barsoletë, që në fakt është një thënie e avokatit të shquar të politikës aktuale shqiptare, Spartak Ngjela. I përket shtatorit 2005, kur sapo ishte formuar kabineti “Berisha” dhe të emëruarit si këshilltarë ishin në qiellin e shtatë. E rrethuan avokatin dhe e mbytën me superlativa për punën e re që do të bënin në stafin e ngushtë të Doktorit.
Nga Arben Rrozhani
Sat, 10 May 2008 08:02:00
Tregojnë një barsoletë, që në fakt është një thënie e avokatit të shquar të politikës aktuale shqiptare, Spartak Ngjela. I përket shtatorit 2005, kur sapo ishte formuar kabineti “Berisha” dhe të emëruarit si këshilltarë ishin në qiellin e shtatë. E rrethuan avokatin dhe e mbytën me superlativa për punën e re që do të bënin në stafin e ngushtë të Doktorit. “Ngadalë, mo, ngadalë, kur të arrini t’i jepni këshillën e parë Berishës, do t’u jap drekë të gjithëve sa jeni!”. Këshilltarët që guxuan të jepnin ndonjë sugjerim, sot janë ish-a dhe kanë mbetur vetëm ata që zbatojnë këshillat e Kryeministrit.
Kështu edhe puna e ministrave. Kush doli kundër tij u bë ish, ndër ta edhe zëvendësi i tij i shtatorit 2005, Ilirjan Rusmajli, i cili u “internua” si ministër Drejtësie dhe më pas u shkarkua, demek duke dhënë dorëheqje, pse nuk i bindej Drejtori i Burgjeve dhe i kishin përgjuar një bisedë “kompromentuese” të të vëllait. Por prej 20 marsit 2008, vendi i zëvendëskryeministrit është bosh, sepse Oketa është ministër i Mbrojtjes dhe nuk është zëvendësuar. Do ta plotësojë Doktori me një figurë të zgjedhur vetë me shumë kujdes.
Është edhe me republikanët, edhe me demokratët dhe përfaqëson vlerat e shoqërisë civile prej nga vjen. Është Lajla Përnaska, figurë e zgjedhur nga PD-ja, por që me listë është futur në grupin parlamentar të PR-së. Dhe me të bëhet një rrugë e dy punë: Edhe gjendet zëvendëskryeministri, edhe kënaqet egoja e republikanëve për t’u përfaqësuar në qeveri. “Posti i Zëvendëskryeministrit do të plotësohet. Partia Republikane është parti e koalicionit. Ajo ka marrë vendim të përfaqësohet në qeveri, dhe do të përfaqësohet në qeveri”,- siguroi dje Kryeministri dhe do ta bëjë, duke ua bërë qejfin edhe grave.
-
veshi: - 05-13-08 Karajfilat e Shkodres
Edhe ate po e thoni per Karajfilen e Shkodres Jozefina eeee.
Eshte Jose me te vertete ajo. se mos gabon Berisha me e preke se ia meer karrigen e Kryeministrit pastaj. Kush guxon me e preke ajo e heq nga partia menjehere.
-
lili: - 05-12-08 tststssss
çfare more! kjo eshte vetem nje shenj se sa impotent e kemi:kot e ka edhe me nje kerr gra te bukura,me gjithe ato barna qe merr per maniakodepresionin e tij!
-
Berisha Dylberi i Grave: - 05-10-08 Berisha me ne fund,edhe,qefli grash.
Me ne fund,nji sinqeritet i tepruar i Kryeqeveritarit,na zbulohet qefli grashe.
-
Doktorit ju rreformua edhe zemra: - 05-10-08 Berisha u kujtu me vones per Shen Valentin
Berisha nji Donzhuan jo dosido,po nji Donzhuan me shumice.Kam frige se mos zemerohet Topallja qe eshte mjaft simpatike e gjetur ne kopeshtije ne mes karajfilave qe ka shkodra.
-
Berisha-DONZHUA: - 05-10-08 Ne mbyllje te karrieres politike,Berisha i kethehet Erotizmit
Bravo, Z.Berisha po behesh edhe Donzhuan. Nuk me shkonte ne mend nji gje e tille. Po nuk kam pse te habitem kur PPSh pergatiste kuadro per te triumfuar mbi c'do te papritur duke rrembyer c'do kala, qofte edhe EROTIKE.
|