Hene, 13 Tetor 2008 16:24:42

Lexoni versionin Print

Partia e Cekës

Të gjithë e patën zili, mitingun e LSI-së për referendumin. U kënaqën të gjithë, nga lidershipi i partisë deri te shoferët e mjeteve që sollën në Tiranë, nga mbarë vendi, mitingashët për spektaklin e organizuar të shtunën e kaluar në sheshin "Skënderbej".

Nga Arben Rrozhani
Marte, 13 Maj 2008 08:12:00

 

Të gjithë e patën zili, mitingun e LSI-së për referendumin. U kënaqën të gjithë, nga lidershipi i partisë deri te shoferët e mjeteve që sollën në Tiranë, nga mbarë vendi, mitingashët për spektaklin e organizuar të shtunën e kaluar në sheshin "Skënderbej". Suksesi i mitingut, sipas organizatorëve, qëndronte te fryma e lartë e angazhimit dhe disiplina. Për të vënë në sedër degët lokale të partisë, çdo rreth kishte kuadratin e vet. Dhe kuadratet u mbushën me ata që brohorisnin për LSI-në. Po partitë e Paskal Milos apo të Neritan Cekës, ku ishin?

E tregon më së miri, rrëfimi i kryetarit të një dege të LSI-së në njërin prej qyteteve të mëdhenj të Shqipëri, i cili iu lut "Spiunit" të mos e identifikonte. Ai kishte arritur të mbushte plot 17 autobusë me mitingashë për mitingun e të shtunës. Kryetari i PAD-së, i ishte lutur në telefon që të merrte edhe ata të partisë së tij dhe kryetari vendor e kishte kryer porosinë. Lidhet me kryetarin e PAD-së dhe ai vjen.

-Po ku janë të tjerët?- pyet kryetari i LSI-së.

-Jo, vetëm unë jam,- përgjigjet serbes kryetari i PAD-së.

Morali? Neritan Ceka dhe të tjerët kanë shumë arsye të dalin kundër paketës së re kushtetuese, sepse ajo lë në politikë partitë që kanë elektorat, jo ato që kanë një kryetar, dhe që marrin pastaj nga një ministri, për ta bërë partinë të madhe me paratë e Buxhetit të Shtetit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML