Trafikantët e Gërdecit
Kush do ta hajë dhe sa vite burg do të bëjnë ata që sajuan krimin shtetëror në Gërdec të Vorës? Këtë përgjigje që po bën publiku, kur nesër mbushen plot dy muaj kalendarikë nga shpërthimi apokaliptik, "Spiuni" u përpoq ta gjente, duke punuar mbi një lajm të prokurorisë.
Arben Rrozhani
Thu, 15 May 2008 08:39:00
Kush do ta hajë dhe sa vite burg do të bëjnë ata që sajuan krimin shtetëror në Gërdec të Vorës? Këtë përgjigje që po bën publiku, kur nesër mbushen plot dy muaj kalendarikë nga shpërthimi apokaliptik, "Spiuni" u përpoq ta gjente, duke punuar mbi një lajm të prokurorisë. Krimet e Rënda kërkuan dje 45 vite burg, për 4 ish-ushtarakë që ishin kapur një vit më parë duke transportuar me qëllim trafikimi 100 mijë fishekë pistolete. Ata kishin marrë fishekë të kalibrit 7.62 milimetër në Mbreshtan të Beratit dhe do t'i këmbenin në Durrës, me pistoleta. Gërdeci është stekë tjetër, sepse nuk ishte punë barktharësh, por ishte punishte e qeverisë. "Albademil" ishte rregulluar që të bënte të gjitha punët aty, 40 kamionë të ushtrisë vejevinin përditë të ngarkuar me predha gjigante, kur mbaruan ripaketimet e fishekëve të kallashëve. Shtabi i Përgjithshëm kishte rregulluar të gjitha letrat, ish-ministri Mediu i kishte firmosur dhe kryeministri Berisha i kishte bërë VKM. Prokuroria, edhe dje nuk arriti t'ua ngecte në dorë deputetëve dhe t'ua mbushë mendjen që t'i hiqet imuniteti Fatmir Mediut. Katër ish-ushtarakët që morën dje pretencën, kishin bërë trafik në tentativë. Ndërsa ushtarakët dhe qeveritarët e Gërdecit, për të bërë 300 milionë dollarë biznes, vranë 26 njerëz, plagosën mbi 300, shkatërruan mijëra shtëpi, shkaktuan një dëm mbi 20 miliardë lekë dhe vranë qetësinë e shqiptarëve. Fajtorët? Të gjithë të përmendurit në krim, që janë ende jashtë qelive. Pretenca? Burgime të përjetshme. Sigurisht, nëse Prokuroria e Përgjithshme arrin t'i çojë në bankën e të akuzuarve të gjithë ata që sajuan krimin në Gërdec, i cili është ku e ku me shkëmbimin e fishekëve me pistoleta.
-
R.Lyto: - 05-16-08 GERDECI 100% VEPER E KOMUNISTEVE
Qe nga qoftelrgu qe po vret edhe nga vari shqiptaret,ne Ramizi,Nano,Saliu dhe bishtat e tjere me xhaketa te reja,
por me mendesi te ndryshkura komuniste,qe te gjithe
jane autore te Gerdecit.Milionat e popullit u bene arme dhe municion per te vrare popullin.Ne epiqender te Gerdecit
jane kokat e sotme te tranzicionit,sa me shume te kene vjedhur aq me fajtore jane per Gerdecet e tyre qe vodhen,
pa mvaresisht se plasja ju ndodhi te tjereve.Ish komunistet,nuk kane mundesi te braktisin mikrobet e tyre per te bere Shqiperine per se mbari.Keto mikrobe,viruse, ju jane futur ne gjak.Ata si deshtake te vjeter po te qene me karakter
duhet te mos futen kure ne zyrat e qeverise.Jo, ata jane te pa ngopur me pushtet dhe para te zeza.Ndaj ky vend
do vuaje sot dhe mot.Ne Gerdec vetem armiqte e Kllases
nuk moren pjese, kjo veper makaber eshte e komunisteve te pa afte.R.Lyto
|