Dinamiti i Berishës
Shqipëria është në çdo hap me gërdecë dhe gjëma mund të të vijë andej nga nuk e pret. Dy net më parë, mund të kishim një Gërdec tjetër. Tamam në dymujorin e krimit shtetëror në afërsi të Vorës, Gërdeci tjetër mund të shpërthente në fshatin Bisak të Mirditës, kur kamioni me 10 tonë dinamit u rrëzua mbi një shtëpi, fatmirësisht pa viktima.
Arben Rrozhani
Enjte, 15 Maj 2008 08:29:00
Shqipëria është në çdo hap me gërdecë dhe gjëma mund të të vijë andej nga nuk e pret. Dy net më parë, mund të kishim një Gërdec tjetër. Tamam në dymujorin e krimit shtetëror në afërsi të Vorës, Gërdeci tjetër mund të shpërthente në fshatin Bisak të Mirditës, kur kamioni me 10 tonë dinamit u rrëzua mbi një shtëpi, fatmirësisht pa viktima. Edhe aty ishte dora e ushtrisë, sepse kamioni kishte dalë nga magazinat e Shtabit të Përgjithshëm, në Borizanë të Krujës, duke qarkulluar rrugëve kombëtare, natën dhe i pashoqëruar nga policia. Dinamiti do të përdorej nga firma "Bechtel & Enka" për llogari të rrugës Rrëshen-Kalimash, që është bërë lubia e fondeve buxhetore dhe kredive bankare dhe abuzimet janë në një dosje të Prokurorisë së Përgjithshme.
Dhe ushtria, si gjithnjë, në krah të këtyre punëve. Dinamiti që mund të kishte bërë Gërdecin tjetër, ishte pjesë e ngarkesës prej 460 ton dinamiti që ishte shkarkuar rreth një muaj më parë nga firma "Nitromak" në Portin e Durrësit. Si për rastësi, firma në fjalë ishte protagoniste në 4 arrestimet e kryera pak ditë më parë, kur në qeli përfunduan, përveç zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madani dhe Kadri Suli, edhe përfaqësuesja e "Nitromak", Aurela Çota. Akuza? Pak a shumë si ajo e Gërdecit: duke kryer veprime korruptive në procesin e dhënies së lejeve që akordon Ministria e Mbrojtjes në fushën e menaxhimit të mallrave ushtarake. Përgjegjësit? Sali Berisha nuk e di ku bie fshati Bisak, as Gazmend Oketa, pasardhësi i Fatmir Mediut. Nuk e di as Luan Hoxha...
|