POLITIKE   BIZNES   KRONIKE   KULTURE   KONTAKT   EDUKIMI          SHENDETI   SHOQERIA   SPORT  SPIUNI   FUNDJAVA   BLOG    AUDIO   VIDEO   FOTO
    shekulli.com.al   >  Edicioni Print


Banda e bankomateve, 2 mln euro vjedhje

TIRANË- Banda e bankomateve, e shkatërruar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ka kryer mbi 400 vjedhje me anë të falsifikimit të kartave të kreditit, duke përfituar rreth 2 milionë euro. Policia e Tiranës, për herë të parë është përballur me një aktivitet të jashtëligjshëm të kryer nga disa grupe të rinjsh, një pjesë e mirë e të cilëve studentë, të cilët pas 8 muaj hetimi kanë rënë në pranga. “Matrix 4” është koduar operacioni i policisë, që çoi në pranga 17 personat që falsifikonin kartat e kreditit.Burime nga policia thanë se u shoqëruan 36 persona, por vetëm 17 prej tyre u arrestuan pasi u provua se ishin të implikuar në vjedhjet e bankomateve me anë të kartave të kreditit. Të njëjtat burime shtuan se të dëmtuarit nga këto vjedhje janë kryesisht shtetas të huaj nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Anglia.
“Spiunët”, Topalli: Arkivat duhet të hapen

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i konsideron demagogji të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë klasa politike shqiptare në këto 18 vite demokraci, në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit dhe për rivlerësimin e veprës së të persekutuarve politikë.


Lista e Gjykatës së Lartë, tërhiqen 5 kandidatët e rrëzuar nga Kuvendi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet që të dekretojë së afërmi emrat për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Pas depozitimit të kritereve nga grupi i punës, dje Drejtoria e Informimit Publik e Presidencës ka bërë publike listën e kandidatëve përfundimtare për Gjykatën e Lartë, pesë prej të cilëve, pas shqyrtimit nga ana e kreut të shtetit, do të dërgohen në Kuvend për miratim.


Miku i Artur Dajës rrëfen krimet e bandës së Lushnjes

TIRANË- Pozicioni i Aldo Bares dhe i bandës për të cilën ai akuzohet është rënduar dje nga rrëfimi i një tjetër dëshmitari të drejtësisë. Për shtatë orë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dëgjuar nëpërmjet video-konferencës dëshminë e Arben Kices, njeriut që i shpëtoi një atentati të bandës së Lushnjes. Seanca gjyqësore për dëgjimin e dëshmisë së tij, u bë me dyer të mbyllura në prezencë të avokatëve mbrojtës të të pandehurve, këtyre të fundit, prokurorëve të çështjes dhe trupit gjykues, për shkak të statusit që Kicja ka fituar, duke bashkëpunuar me drejtësinë.


Apeli lë në burg pa afat “Ben Qimen”

TIRANË- Ardhja e përgjigjes së analizës të gjurmëve të gishta nga Londra, e ka detyruar treshen gjykuese të Gjykatës së Apelit në kryeqytet, t’i ndryshoi masën e sigurisë të “fortit” të Fierit shtetasit Arben Isufaj i njohur ndryshe me pseudonimin “Ben Qimja”, nga ajo e “arrestit me burg” me afat 45 ditë në “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë. Kështu, paraditen e djeshme togat e zeza të Gjykatës së Apelit, pasi shqyrtuan ankimin e avokatit mbrojtës të personit nën hetim Arben Isufaj për ndryshimin e masës së sigurisë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, treshja gjykuese vendosi të rrëzoi kërkesën e mbrojtjes dhe i caktoi masën e kërkuar nga prokuroria, të “arrestit me burg” pa afat.


Energjia, zyrtarizohen kufizimet për gjithë verën

Edhe kjo verë do të jetë me kufizime të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Shkak për këto kufizime zyrtarisht pranohet që të jenë remontet e energjisë elektrike, por një strategji e tillë tashmë është e pranishme sa herë që në vend nuk ka mundësi që të ketë një plotësim të kërkesës së lartë. Gjatë 2 javëve të fundit, për shkak të temperaturave të larta ka një rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë. Mungesa e sistemeve të ftohjes dhe përdorimi individual i kondicionerëve është një faktor shtesë për konsumin e lartë. Por nga ana e Drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes bëhet e ditur se shkak për këto kufizime janë vetëm remontet.


Bursa 360 gradë

Ndodhi ditën e djeshme që investitorët në aksionet e kompanive më të rëndësishme europiane, u detyruan të dorëzojnë fitimet për shkak të rënies së çmimeve. Sipas “Financial Times”, një deklaratë e gjigantit Goldman Sachs, solli edhe rënien e çmimeve të aksioneve të gjigantëve bankarë. Goldman Sachs deklaroi se bankat europiane kanë nevojë për 60 deri në 90 miliardë euro kapital të ri, për të shmangur problemet me kreditë e këqija. Pas kësaj vlera e aksioneve të shumicës dërrmuese të bankave u ul, duke bërë që investitorët të humbisnin. Të gjitha bursat europiane pësuan rënie gjatë të premtes. Përjashtim qe USB e Zvicrës, bankë që qe prekur shumë rëndë gjatë javëve të fundit nga kreditë e këqija.


KULTURE

Markelian Kapedani: Jemi moskokëçarës
Pjesëmarrës në edicionin e katërt të Shkodra Jazz Festival është dhe artisti i njohur shqiptar i pas viteve nëntëdhjetë, Markelian Kapedani, i cili ka kohë që krijon dhe interpreton në Itali. Në një bisedë për gazetën “Shekulli”, para koncertit të mbrëmshëm, tregon për praninë në festival, pengesat e ndeshura dhe bën apel që artistët shqiptarë, kudo që ndodhen, të mbështeten në iniciativat e tyre për pak më shumë gjallërim të jetës artistike. Është hera e dytë që muzikanti merr pjesë në Shkodra Jazz Festival kështu që mendimet për këtë përpjekje në qytetin e quajtur dikur “djep kulture” i jep pa rezerva. Në Teatrin “Migjeni” ai prezantohet me “Ballkan Trio”, një album që ka dalë nga studioja e prodhimit tre muaj para. Jazz nga Ballkani, ose më saktë jazz i ndërthurur me ritmet ballkanike me folklorin e vendeve të Ballkanit, me qëllim ndërtimin e një rruge të re mes jazz-it dhe muzikës ballkanike e në veçanti të folklorit ballkanik.


Juria: regjisorët nuk dinë të zbërthejnë autorët
Teatri Kombëtar shpalli dje fituesit e “Fondit Publik për të Rinjtë 2008”. Juria e projekteve e përbërë nga Kristaq Skrami, Bujar Asqeriu, Fatjon Dragoshi, Herida Duro dhe Indrit Çobani, nga 12 dosjet e paraqitura vlerësoi më të mirat: projektin e Mikel Kalemit “Kthesa” i Tankret Dorst, “Pluhuri mbi parvaz” i shkruar nga AstritCani i paraqitur nga Irvin Muçaj; “Over there” Morun Motok, projekt i Juli Sinanit; “Knepp” i Jorge Godenberg, projekt i Eglantina Cenoimerit dhe “Kamarieri memec” i Harold Pinterit i paraqitur nga Erion Hinaj.


Nikolson-Friman, adoleshentët e pjekur në Millenium
Një dyshe e çmuar aktorësh vijnë sot në ekranin e Kinema Millenium me një komedi që ka bërë shumë bujë. “The Bucket List”, është filmi me regji të Rob Reiner dhe me lojën e aktorëve Jack Nicholson, Morgan Freeman, Sean Hayes, që nis të shfaqet nga sot në Tiranë. Gjatë 97 minutave premtohen të qeshura dhe ca të vërteta të hidhura. Fabula vërtitet rreth dy personazheve, miliarderit Eduard Kol dhe mekanikut Karter Çambers, jetët e të cilëve kryqëzohen në një dhomë spitali. Të dy i bashkon dëshira për të kaluar pjesën e mbetur të jetës duke bërë gjëra që kanë dashur, por pa mundur.


Papavrami në amfiteatër për Raymond Weil
Tedi Papavrami ka zgjedhur Durrësin si skenën e koncertit të radhës në Shqipëri. Sot në mbrëmje, në orën 20.30, në skenën e improvizuar në mjediset e amfiteatrit antik violinisti jep koncert i shoqëruar nga pianistja e re Deborah Lee. Nuk do të ketë Paganin si në koncertin e Tiranës, por pjesë nga vepra të njohura të repertorit botëror. Mësohet se do të jetë një program tradicional për violinë dhe piano. Në pjesën e parë parashikohet një Sonatë e Bethovenit, Sonata e Krojcerit.


POLITIKE

Pakti, PD-PS jo hetim kandidaturave të Topit

Mazhoranca ka hequr dorë nga nisma e saj për të dubluar Presidentin e Republikës në të drejtën e tij për të përzgjedhur kandidatët për anëtarë të institucioneve kushtetuese.

 

“Spiunët”, në arkivat e shërbimeve 60 mijë dosje

Nisma ligjore për verifikimin e pastërtisë së figurës për zyrtarët e lartë, ose siç njihet ndryshe nisma për hapjen e dosjeve të “Spiunëve” të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk do të ketë një efekt të gjerë dhe të pritshëm.

 

Gjykata e Lartë, rrëzohen dy kriteret e PD-së

Përfundimisht, Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk do të marrë për bazë dy prej kritereve të caktuara nga PD, lidhur me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Kjo, sepse grupi i ekspertëve ligjorë që po ofron asistencën juridike mbi standardet në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, i ka caktuar tashmë kriteret, pas shqyrtimit të propozimeve të ardhura nga grupet parlamentare.

 
Top

KRONIKE

Arrestohet Ylli Kelmendi,shoku i Mirit te Xhikes

Kundërshton kontrollin e policisë pasi kishte pistoletë në brez, arrestohet dëshmitari i vrasjes së Fatmir Ramës. Ylli Kelmendi, 44-vjeç, është prangosur në orët e para të ditës së djeshme në qendër të Tiranës pasi po lëvizte me pistoletë. Kelmendi nuk ka pranuar të kontrollohet nga policia ndaj dhe ka goditur dy prej tyre. Përforcimet në radhët e policisë kanë çuar në kontrollin dhe gjetjen e pistoletës që mbante Kelmendi duke e çuar më pas atë në qeli. Ka qenë ora 1:30 e mëngjesit të djeshëm kur Ylli Kelmendi po lëvizte në këmbë në rrugën “Xhorxh Bush”, në afërsi të Kuvendit në Tiranë.

 

Lirimi i Sefgjinit, prokuroria e dërgon në Gykatë të Lartë

TIRANË- Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda “ankohet” në Gjykatën e Lartë për lirimin nga “arresti shtëpiak” të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini dhe ish-vartësit të tij, të pandehurit Avni Koldashi, të cilët Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i liroi nga masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës konfirmuan për “Shekullin” se me datë 23 qershor, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda ka bërë rekurs pranë Gjykatës së Lartë në lidhje me vendimin e togave të zeza të Gjykatës së Apelit, e cila ka prishur vendimin Shkallës së Parë duke liruar nga izolimi tre të pandehurit e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

 

Vdekja e ciftit,policia dyshon per trafik kokaine

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda merr nën hetim ngjarjen e ndodhur në janar të këtij viti në një restorant të fshatit Golem te Kavajës, kur shtetasit Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku gjetën vdekjen pas konsumimit të një shishe vere e përzier me doza të larta kokaine. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit të Ministrisë së Brendshme, të cilët pohuan se “hetimi deri tanishëm i dosjes është kryer me mbledhjen e provave materiale dhe disa dëshmive, të cilat janë administruar në një fashikull hetimor që tashmë ndodhet në duart e Prokurorëve të Krimeve të Rënda”. Sipas këtyre burimeve pranë Ministrisë, delegimi i kësaj dosje është bërë pas hetimeve paraprake, ku kanë lindur dyshimet se një grup kriminal shumë i mbuluar kryen trafik droge duke përzier kokainën me verë.

 
Top

BIZNESI

“ProCredit Bank” nga 1 Korrik-31 Gusht 2008 ofron interesa të larta, pavarësisht shumës së depozituar

“ProCredit Bank” tashmë i ofron klientëve interesa më të larta për depozitat me afat maturimi 12 mujor, në lekë, euro dhe dollarë amerikan. Nga data 1 Korrik deri më 31 Gusht 2008, “ProCredit Bank’ do të ofrojë një normë interesi 8% në lekë, 5% në euro dhe 3% në dollarë amerikanë, për depozitat me afat maturimi 12-mujor. Kjo ofertë është e vlefshme për muajt korrik-gusht, për të gjithë ata që besojnë dhe çmojnë shërbimet tona, pavarësisht shumës që do të depozitojnë. “ProCredit Bank” do të ofrojë interesa të larta edhe për llogaritë e kursimit në lekë, euro dhe dollarë amerikan, respektivisht 4%, 3.1% dhe 1.8%, për të nxitur e mbështetur që ju t’i kurseni paratë tuaja pranë bankës tonë.

 

Euro, interesa në rritje për kredinë

Kredia në Euro do të jetë më e shtrenjtë, për të gjithë ata që do ta zgjedhin si monedhë për të financuar shpenzimet e tyre gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Vendimi i paralajmëruar i Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normën bazë të interesit, pritet të prekë edhe sistemin bankar shqiptar. Ekspertët e bankave shpjegojnë efektet e mundshme, si për depozitat e qytetarëve, ashtu edhe për kreditë në valutë.

 

Kriza e naftës, shqiptarët zgjedhin makina të mëdha

Preferenca të tilla do të ishin luks edhe për një pjesë të madhe të qytetarëve evropianë. Sipas llogarive, makinat me motor 3 000 cc e sipër, që zënë 30 për qind të automjeteve të blera në një vit, kanë një harxhim karburanti 2 herë më të lartë se ato që përdorin shumica e fqinjëve tanë. Në vlera monetare këto automjete harxhojnë mesatarisht rreth 3 mijë USD më shumë naftë se makinat e një cilindrate mesatare, që zënë pjesën dërrmuese të automjeteve që qarkullojnë sot në vendet evropiane dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

 
Top

SHOQERI

Ujësjellësi: Do të ketë kufizime, uji po shpërdorohet

Uji po shpërdorohet dhe po vidhet ndaj dhe problemet do të jenë evidente për qytetarët e Tiranës. Kështu u shpreh drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Ujësjellësit, Armand Maho. Duke përmendur edhe arsye të tjera, Maho ka shpjeguar se do të ketë skemë për furnizimin me ujë për zonat e Tiranës.

 

Minatorët në grevën e vdekjes: Nuk do pimë as ujë

Grevë etjeje deri në sakrifikim të jetës nëse nuk plotësohen kërkesat. Ky ka qenë mesazhi i minatorëve të minierave të Tiranës, drejtuar qeverisë pas heshtjes dhe neglizhencës që po tregon kjo e fundit ndaj minatorëve.

 
Top

EDUKIMI

Juridiku, shkurtohen me 200 kuota pranimet

Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi

 

Matematika, mbesin në provim 3 mijë maturantë

Provimi i dytë me detyrim i Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës ka rezultuar më i fortë se ç’pritej, për një pjesë të mirë të nxënësve që iu nënshtruan testimit. Shifrat e publikuara së fundi nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA)

 
Top

SHENDETI

QSUT, mungon uji, bllokohen operacionet e zemrës

Operacionet e zemrës janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Alarmin që po u kanoset pacientëve të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit të Kardiologjisë, Ali Alushani, i cili ka kërkuar që të merren masa urgjente për furnizimin me ujë.

 

I nxehti afrikan mban “peng” vendin tonë edhe këtë javë

Temperaturat e larta do të vazhdojnë të mbizotërojnë edhe këtë javë vendin tonë. Të paktën kështu do të ndodhë tre ditët e para të javës. Kështu, sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta dhe shpresa e vetme për vranësira mbetet vetëm mesjava.

 
Top

KOMENTE

Emigrantët, “aksionerë pa pushtet”

Më së fundi, vota e emigrantëve “doli” nga kutia e errët. Natyrisht, jo nga ndonjë kuti votimi, por nga kutia e heshtjes, në të cilën ne e kemi “mbyllur” dhe “dyllosur” si s’ka më mirë, në të gjithë këto vite. Duke i rezervuar asaj dhe atyre një tjetër fat të “çuditshëm” edhe në këtë çështje të rëndësishme politike dhe shoqërore, sikurse është vota.

 

Duke riparë “Vdekja e kalit”…

Kohë pas kohe, politika kthehet dhe rikthehet në temën e vjetruar tashmë të hapjes së dosjeve për ish-sigurimsat. Edhe në këtë verë “të nxehtë”, po përsëritet e njëjta histori; po kërkohet një ligj për zbardhjen e dosjeve. E ndërsa deputetët zhvillonin debate për draftet në fjalë, (që paskëshin mbetur për dy vjet në sirtarët e Kuvendit), publiku i gjerë ende ishte nën përshtypjet e deklaratave të bëra pas shfaqjes së dokumentarit “Gjembat e flakëve dhembin”; një film që pasqyron persekucionet e kohës së diktaturës. Në ato deklarata, u lexua qartë vazhdimi i përplasjes midis maxhorancës dhe presidentit Bamir Topi. (Përpjekja për kufizimin e autoritetit dhe të kompetencave të këtij të fundit, është një frymëzim i vonë, por tashmë i verifikuar.)

 

Si macja e ngrirë mes dy çative…

Nëpërmjet trashëgimisë sonë kulturore ne mund ta shohim Evropën e Bashkuar më qartë dhe më herët, prandaj ia vlen të ndalemi për të thënë disa fjalë. Lë të marrim për shembull muzetë. Pa dashur të jem kritizere e sëmurë, gjendja e sotme e disa prej muzeve tona dhe përgjegjësia e munguar ndaj këtyre institucioneve të trashëgimisë kulturore, meriton vetëm një vlerësim: situatë e mjerueshme. Muzetë në Durrës, në Apoloni, Butrint e në atë Historik Kombëtar janë në mëshirë të fatit.

 
Top

LETRAT E LEXUESVE

“Se Shqipërinë nuk e lamë vetëm për të patur lavatriçe”

Jam emigrant. Po dëgjoj se syte po i kthejne nga xhepi im, vota ime, e jotja e tjetrit… të tonat, ashtu në përgjithësi. Se 1 milion emigrante, përveç nje milion votave, bejne dhe 1 milion Dollare ose Euro, që ne do t’i nisim çdo një apo tre muaj, për ata që kemi lene atje pas

 

“Më parë le të hapin dosjet e spiunëve të huaj në Shqipëri”

A është normale gjithë kjo zhurmë e herëpashershme që bëhet nga politikanët tanë për hapjen e dosjeve? Kujt i shërben kjo? Mos vallë ka hapur dosjet e agjentëve të vet në Shqipëri, UDB e Serbisë, apo Alfa 2 e Greqisë?

 

“Lërini fjalët e bukura në TV, ngulini këmbët në tokë”

A kini dëgjuar Kryeministrin ose ministrat, të flasin për të metat e punë së tyre, të thonë se ky ose ai premtim nuk u arrit? Asnjëherë jo! Konfliktin më të madh qeveria e ka me ish-ushtarakët dhe veçanërisht ata të para viteve ‘90. U ka bllokuar këtyre ushtarakëve shtesën e pensionit që duhet t’u jepte më 1 janar 2006. Nuk e dha këtë edhe pasi Gjykata Kushtetuese ligjin për këto pensione e quajti të drejtë.

 

“Pak humor me demagogjinë për liberalizim vizash”

Zëdhënësi privat i Kryeministrit, Shpat Kroi, i konfirmoi sot agjencisë së lajmeve “Obobo News”, se, duke filluar nga dt.14 korrik 2008, qytetarët e Republikës së Shqipërisë mund të lëvizin pa viza në drejtim të Ishujve Papafanga, një mbretëri e vogël dhe paqësore në Oqeanin e Qetë.

 
Top

BOTA DHE RAJONI

Vendoset guri i parë i kufirit Shqipëri - Kosovë

Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).

 

Rajs dhe Bakojani në takim për emrin

24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.

 
Top

SPORT

PortugeziDeko kalon zyrtarishtte Çelsi

Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",

 

Mbarojnë pushimet, Italia pret Marçelo Lipin!

Është bukur të zbulosh që jeton rifillon 60 vjeç. Kam brenda entuziazmin e një fëmije." Duartrokasin të gjithë. Marçelo Lipi zbret nga bordi i "Yachting Azimut". Barkat dhe topi janë gjithnjë shokët e tij të udhëtimit.

 
Top

KONTAKT

“Unë i burgosuri, kam një mesazh për bashkëmoshatarët e mi”

Shënimi që po botojmë më poshtë, është dërguar për rubrikën “Kontakt” nga një lexues jo i zakontë. Ai quhet Sokol Biba dhe është pas hekurave të qelisë në Burgun e Peqinit. Letra e tij, që na ka mbërritur me postë, është një apel për bashkëmoshatarët.

 

Shembull nga veteranët e luftës së një vendi të papushtuar

Autori i këtij shënimi sot në Kontakt, është lexuesi Gani Burnaci nga Durrësi, Veteran i Luftës Antifashiste NAÇL. Ai sjell një eksperiencë nga Vankuveri dhe bën një propozim për veteranët.

 

Shëtitja e një gazetareje të huaj në Prishtinë

Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar Pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i përkryer për një eksplorim në fundjavë.

 
Top

SPIUNI

Notat e maturantëve

Rezultate për t’u patur zili! Një ministër Arsimi, si Genc Pollo, që mund të rrahë gjoksin se sa përpara ka ecur arsimi i mesëm shqiptar dhe prindër që mund të krenohen se sa shumë kanë nxënë fëmijët e tyre në shkollë. Dhe ku pa, në lëndën e Gjuhë-Letërsisë, me nota dhe kalueshmëri që do të linin pa frymë pedagogët tanë të shquar të Histori-Filologjisë.

 

Pasuria e ministrit

Bashkëpunëtori i “Spiunit” ishte dje në mëngjes te zyra e njërit prej ministrave të qeverisë. Kryeministri është për dy ditë “pak në Bruksel” dhe edhe mund të bëhet pak “pushim”. Ministri është kryetar i një partie të vockël të koalicionit. Ka shumë lidhje ideologjike dhe miqësore me kryetarin e qeverisë, por i druhet si shejtani temjanit.

 
Top
SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

PAMJE NGA SHEKULLI PDF

 

SHEKULLI PDF

 

 

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj
Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print
 


Hyrja në Shqipëri, makthi i turistëve të huaj

Ditën e premte, nën diellin përvëlues të Dubrovnikut, te stacioni i autobusëve takova një grup turistësh amerikanë nga..

Jul 2008
MTWTFSS
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      

Welcome to Albania - Saranda