Partitë në zgjedhje, ligji i ri për financimet
|

Nuk do të ketë amendime, por një Kod të ri Zgjedhor. Ky është vendimi që ka marrë dje Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore, në mbledhjen e dytë të tij. Pas miratimit disa muaj më parë të ndryshimit të sistemit zgjedhor në Kushtetutë,
|
Berisha mohon lidhjen me Gërdecin para prokurorëve
|

Kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe një herë dje që të ketë pasur dijeni për demontimin e municioneve në Gërdec. Një deklaratë e tillë e përsëritur ka provokuar jo vetëm reagimin e deputetëve opozitarë, por edhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme
|
Gramsh, zihet me babanë, vetëvaret 16-vjeçari
|

Një 16- vjeçar është vetëflijuar duke u vetëvarur në pemë pas një grindjeje me të atin për motive banale. Rreth orës 18.00 të ditës së djeshme, në Komisariatin e Policisë së Gramshit është njoftuar se në fshatin Zgjubë-Kodër në komunën
|
Gjirokastër, katër vatra zjarri brenda ditës
|

Katër vatra zjarri janë shënuar brenda harkut kohor të 24 orëve të fundit në rrethin e Gjirokastrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Rasti i parë u evidentua në brezin kufitar ndërmjet fshatrave Llongo e Llovinë në komunën Dropull i Sipërm.
|
Vetëm qielli është kulmi i çmimit të naftës
|

Shumë analistë debatojnë se sa do të shkojë çmimi i naftës, por ndërkohë, shumë të tjerë po imagjinojnë se si do të jetë bota e të nesërmes, bota e çmimit të naftës 500 dollarë për fuçi. Willem Buiter, profesor në Shkollën Ekonomike
|
Mbërrin kodi IBAN edhe për shqiptarët
|

Banka e Shqipërisë pritet të miratojë javën e ardhshme një rregullore për përdorimin e llogarisë bankare me kod IBAN, një ndryshim që mund të ulë ndjeshëm koston e transaksioneve financiare në Shqipëri.
|
KULTURE

|
|
|
Më mirë nën tokë
|
Arkeologia dhe studiuesja Shpresa Gjongecaj, tanimë drejtoreshë e Institutit të Arkeologjisë, e di mirë se çfarë problemesh rëndojnë më së shumti mbi arkeologjinë shqiptare.

|
Është gjallë Liza Vorfi
|
Presidenti i Republikës nderon në moshën 86 aktoren Liza Vorfi. Ikona e elegancës dhe finesës së viteve pesëdhjetë u largua pa zhurmë nga skena. Urdhri “Naim Frashëri i Artë” në pleqërinë e shtyrë i duket pa kuptim

|
|
 |
 |
 |
Premiera krutane në Apolonia Festival
|
Koncerti i Ansamblit “Skënderbeu” i qytetit të Krujës, ishte aktiviteti i radhës në ditët e ngjeshura me aktivitete të Apolonia Interntional MultiArt Festival që po zhvillohet në Fier dhe vendet turistike të qytetit nga 4 korrik - 31 korrik.

|
Kompromisi me Beratin
|
Sot përfundon punimet në Kebek të Kanadasë sesioni i 32-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili vendosi ndër të tjera edhe për futjen në listën botërore të monumenteve edhe të qytetit muze të Beratit.

|
|
POLITIKE
Pritet të jetë përsëri një betejë e vështirë ajo midis Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kuvendit të Shqipërisë, për kalimin e dekreteve të reja të tij për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka folur hapur dje në 5 vjetorin e krijimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjatë fjalës së mbajtur, Kreu i Shtetit ka ftuar Inspektoratin
Në një kohë kur vendet e mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Spanja apo edhe Italia janë mbërthyer nga debati për kufizimin e pjesëmarrjes së tyre ushtarake në Irak, Shqipëria vendos të dyfishojë trupat e saj me të cilat përfaqësohet në këtë rajon të trazuar nga lufta.
KRONIKE
Një 50-vjeçar nga fshati Mesaplik i Vlorës është ekzekutuar gjatë natës mes të mërkurës e të enjtes teksa po punonte në baxhon e tij. Mithat Sulçe, 50 vjeç, mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ende policia nuk ka mundur që të japë një version të mundshëm të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Të gjithë ata individë apo familje që zotërojnë një pronë të ligjshme, por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të përcaktojnë kufijtë e saj, do të mund ta regjistrojnë atë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive.
Prokuroria e Tiranës nis verifikimin e pronave dhe llogarive bankare që figurojnë të regjistruara me emrin e doktorit urolog Kastriot Dautaj. Burime zyrtare pranë organit qendror të akuzës konfirmuan për “Shekullin” se është kërkuar nga të gjitha filialet e bankave të nivelit të dytë
BIZNESI
Armët e sekuestruara prej vitesh nga ana e policisë, do t’i kthehen familjes së Mbretit Zog. Sipas një urdhri të nxjerrë nga ana e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, koleksioni i armëve të ish-familjes mbretërore do të kthehet në bazë të disa kushteve.
Me anë të një Akti Normativ, qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme, kritere të reja për shitjen dhe dhënien me qera të pronave shtetërore. Qëllimi i këtij akti normativ është përcaktimi
Me anë të një vendimi të marrë ditën e mërkurë, qeveria ka liberalizuar licencat në ndërtim dhe në transport. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë të gjithë ata biznese që janë të interesuar për licenca në kolaudim dhe mbikëqyrje të punimeve në ndërtim, si dhe bizneset që kërkojnë
SHOQERI
Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara.
Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.
EDUKIMI
Matura Shtetërore, po vjen dalëngadalë, drejt fundit. Pas mësimit të rezultateve në dy provimet e para me detyrim në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, për maturantët, po afron sfida e madhe, që do të mbyllë kapitullin e testimeve të pjekurisë.
Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi
SHENDETI
Mjekët do të kenë udhëzues klinik për sëmundje shumë të përhapura. Kjo do të thotë se bluzat e bardha do të konsultohen më parë më këto udhëzues, për të vendosur diagnozat e këtyre sëmundjeve.
Drejtorët e spitaleve po emërojnë mjekë në bazë të preferencave, e jo në bazë të aftësive profesionale, ndërsa denoncimet për abuzime nga ana e mjekëve po rritet çdo ditë. Kështu u shpreh dje ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka
KOMENTE
Projektligji, që po përflitet, për pastërtinë e figurës së funksionarit nuk është punë spiunësh. Nuk është as punë pastrimi i politikës së bërë pis, e as përpjekje për t’u ndarë njëherë e mirë nga e kaluara e hidhur.
Partia Demokratike në SHBA do të kishte ose gruan e parë ose personin e parë me ngjyrë si kandidat. Në fund të një beteje të gjatë dhe të fortë, Barack Obama është duke hyrë në histori. Ai u foli përkrahësve të tij, por gjithashtu iu drejtua edhe miliona amerikanëve që po e shihnin atë nga ekranet e televizorëve.
Mbas shumë zhurme zgjedhore dhe paszgjedhore që Maqedonia përjetoi veç pak kohë më parë dhe ende nën ethet e qeverisë së re të sapokrijuar të Gruevskit, ku partneri shqiptar sapo është përzgjedhur, krahas IMRO-DPMNRE
LETRAT E LEXUESVE
Duke marrë shkas nga letra “Rastet e notave të pamerituara, demoralizojnë fëmijët tanë”, në rubrikën e lexuesve, e pashë si detyrim të kthej këtë përgjigje. Zonja që shkruan, ngre një akuzë të rëndë duke pretenduar fenomenin e kopjimit në provimet e maturës duke e mbështetur këtë në argumentin e vetëm
Personalisht jam një femije doktori dhe jetoj jashtë Shqipërisë. Për një gje jam e sigurt: Jo të gjithe mjeket shqiptarë janë të korruptuar. Une kam ardhur në USA që 18-vjeç dhe kam punuar me tre turne. Asnjëherë nuk kam guxuar të them që babai im është doktor sepse e dija që pyetja tjeter
Shkrimi për emigrantët është i goditur dhe real. Ndihem mire kur vlerësohet 1/3 e popullsisë shqiptare dhe t’i jepet shansi të thote fjalen e vet nëpërmjet votes. Kjo është me e pakta që duhe të beje politika harbute dhe e paafte e TIRANES.
Unë kam punuar gjatë në industrinë e turizmit. Pjesa e mënyrës si shërbehet, në fakt ka një term të veçantë, që në shqip nuk po ia gjej dot. (fakti që jam shqiptar por nuk di as çfarë emri t’i vendos kesaj industrie, tregon për nivelin gati inekzistent të saj).
BOTA DHE RAJONI
Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).
24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.
SPORT
Pas pushimeve pranë familjes së tij në Tiranë dhe në Tajlandë me të dashurën, Erion Bogdani këtë herë ka preferuar të relaksohet në Vlorë. Në shoqërinë e tij, në qytetin bregdetar, janë ish-futbollistët e kombëtares dhe ata të Flamurtarit.
Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",
KONTAKT
Materiali i mëposhtëm është përgatitur nga korrespodenti i “Shekullit” në Pogradec, gazetari Bardhyl Berberi, si përgjigje për disa pyetje lexuesish që na kanë kërkuar hollësi rreth situatës në qytetet turistike, përfshirë Pogradecin.
Denoncimi i mëposhtëm ka mbërritur në redaksi në formën e replikës, pas botimitmë 17 qershor të shkrimit me titull: “Konflikti me këshilltarin e Zhulalit. Pezullim për policin”.
Përse të mos paguajmë Shqipërinë për të marrë rërën e saj? Sigurisht që është e mundur dhe së shpejti do ta bëjmë, sepse Leçe ka nevojë për rërë në plazhet e saj të shkatërruara nga erozioni.
SPIUNI
Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.
|
|
|
|
|
|
 |
|
PAMJE NGA SHEKULLI PDF
|
|
Shekulli PDF Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj |
| Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print |
| |
|
|
|
Template Page
U nisa nga Tirana drejt Vlorës për të pushuar nja katër ditë në bregdet. Në furgon takova dy gra, të cilat..
|
|
|