POLITIKE   BIZNES   KRONIKE   KULTURE   KONTAKT   EDUKIMI          SHENDETI   SHOQERIA   SPORT  SPIUNI   FUNDJAVA   BLOG    AUDIO   VIDEO   FOTO
    shekulli.com.al   >  Edicioni Print


Dritëro Agolli: Me dosjet e spiunëve janë bërë manipulime

Nga Tushemishti, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, shkrimtari i njohur Dritëro Agolli komenton ngjarjet politike në vend. Ai flet mbi debatin për hapjen e dosjeve e deri tek mënyra se si PS po bën opozitë. Agolli i jep përgjigje edhe sulmeve që po i bëhen kohëve të fundit personaliteteve të shquara si Ismail Kadare.
Ndoka: PD fshehu dosjet për nivelet e larta drejtuese

ashpër në qëndrimet e tyre, kur bëhet fjalë për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Duke iu rikthyer herë pas here kësaj çështjeje të rëndësishme për nga përmbajtja, kryetari i PDK-së,


Dekretet e Topit, PD dakord me katër prej tyre

Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të njihet sot zyrtarisht me gjashtë dekretet e Presidentit të Republikës për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ende nuk ka një reagim zyrtar rreth dekreteve të presidentit Bamir Topi, burime jozyrtare nga PD


Mbetje toksike në Devoll, nisin hetimet

Një firmë misterioze ka shkarkuar në qytetin e Bilishtit tonelala mbetjesh të rrezikshme, pa u vënë re nga askush. Mjetet me targa të huaja mbërrijnë gjatë orëve të vona të natës në një lagje periferike të këtij qyteti, vetëm 3 kilometra larg kufirit që lidh Shqipërinë me Greqinë


Rrugët pa tabela, shkak për aksidente

Mungesa e sinjalistikës rrugore mbetet problemi më i madh për qarkullimin rrugor në qarkun e Shkodrës. Mjaft prej rrugëve të këtij qarku, përfshirë dhe akset nacionale, ku dhe kamjaft qarkullim mjetesh të ndryshme kanë mungesa të theksuara të sinjalistikës rrugore, një detyrim ky që duhet të kryhet nga njësitë e qeverisjes vendore


Nafta ndizet për kuotën 150 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës kapërcyen kuotën e 147 dollarëve për fuçi të premten, por konjunktura e momentit të bën të besosh se tashmë as kuota e përtej 150 dollarëve nuk është e pamundur.


Aktivizohet lobingu i ndërtuesve

Një betejë tjetër mes qeverisë dhe lobingut të fuqishëm të ndërtuesve, ka filluar nëpër korridoret e Parlamentit. Të dhëna jozyrtare bëjnë të ditur se disa deputetë po anojnë nga mbështetja e kërkesave të ndërtuesve, mes tyre edhe një ministër i qeverisë “Berisha”.


KULTURE

Jessye Norman hap verën e Ohrit
Mbrëmjen e së shtunës në teatrin antik, në kalanë e Ohrit ngriti siparin edicioni i 48-të i festivalit “Vera e Ohrit”. Si asnjëherë tjetër, me një numër të madh truprojash ka mbërritur në orën 21.00


Saimir Pirgu, mbreti i Kretës
Një interpretim i shkëlqyr i tenorit Saimir Pirgu në rolin e Idomeneos ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave austriake, por edhe gjermane e zvicerane. Opera italiane e Mozartit po shfaqet në Graz të Austrisë nën drejtimin e dirigjentit 78- vjeçar, Nikolaus Harnoncourt


Sikstina e Ballkanit
Fshati i vogël i Shqipërisë së Juglindjes, Voskopoja, dikur qyteti më i rëndësishëm i Ballkanit, prej vitesh është vënë në qendër të vëmendjes së strukturave ndërkombëtare të trashëgimisë, sidomos për pasurinë kulturore të pesë kishave dhe një manastiri, për veprat madhështore të artit dhe të panjohura që ruhen brenda tyre, pikturat postbizantine.


Arbanasi, një Shqipëri bullgare
Ja dhe oda  ajo e dimrit, me minder të gjerë, mbuluar me qilim me shirita kuq e zi e sipër jastëkëve të minderit me dantella, me dollape të futura në mur, me kanata druri. Me tavan druri, sikundër është edhe tavani i dhomës së verës, me zbukurimore në tavan, njëra më e bukur se tjetra… Kanadezët vazhdojnë të shijojnë etnografinë, unë dal poshtë në oborr të shijoj frymën e këtij qoshku madhështor të Arbanasit të sotëm e të shek. XVII të tij. Brenda m’u duk një frymë tjetër, frymë historie, si ngjeshje aromatike e erërave të shekujve, disi e errët me ngjyrat kuq e zi të mindereve, qilimave, si dhe ngjyrë kafe  të punimeve prej druri, me një farë mungese drite, edhe pse llampa me gaz, për të cilën ciceronia thotë se është e shek. XIX, është aty.


POLITIKE

Bufi: Bashkpunim me LSI,por pa kushte

Si opozitë e kemi sqaruar gjithmonë arësyet e dhënies së konsesusit tonë për disa reforma që janë madhore dhe që kushtëzojnë të gjithë procesin e integrimit euroatlantik. Këto janë arësyet pse ne kemi dhënë konsesusin për ndryshimet në Kushtetë, për reformën elektorale, për reformën në drejtësi. Ky qëndrim i yni përbën një ndryshim të madh midis opozitës që po bëjmë ne me atë që ka bërë dikur PD.

 

Delijorgji, “perandori” i firmave pa pronësi

TIRANË- Njeriut të akuzuar si shkaktari kryesor për tragjedinë e gërdecit, Mihal Delijorgjit, i janë dashur dhjetë vjet për të krijuar perandorinë e tij që nis nga llamarinat e deri tek pallatet shumëkatëshe. Por megjithëse është krijuesi i çdo shoqërie, zyrtarisht Delijorgji zotëron 79% të aksioneve të “Albademil”. Në dy shoqëritë e tjera kur të ardhurat janë marramendëse Delijorgji zyrtarisht është vetëm administrator ndërsa aksionet e pronësia janë në “dorë” të tjetërkujt.

 

Partitë në zgjedhje, ligji i ri për financimet

Nuk do të ketë amendime, por një Kod të ri Zgjedhor. Ky është vendimi që ka marrë dje Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore, në mbledhjen e dytë të tij. Pas miratimit disa muaj më parë të ndryshimit të sistemit zgjedhor në Kushtetutë,

 
Top

KRONIKE

Përmbyset autobusi, një i vdekur, gjashtë të plagosur

Për t’iu shmangur përplasjes me një motorcikletë, një autobus i linjës Shkodër-Tiranë është përmbysur duke rënë në kanal. Për pasojë, bilanci ka rezultuar me vdekjen tragjiketë një 40 -vjeçari dhe plagosjen e 6 pasagjerëve të tjerë.

 

I alkoolizuari vret veten me granatë, plagos nënën

Konsumimi me tepri i alkoolit ka sjellë një tragjedi në Lezhë, ku një 45-vjeçar ka vrarë veten me granatë, ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës, kur Genc Gjinaj ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur.

 

Buzani "tradhton" shokët, bëhet i penduar

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, pas 11 viteve të plurosjes së dosjes, arriti që brenda një viti të zbardh ngjarjen e cilësuar në vitin 1997 si “masakra e Cërrikut”, ku nga prita e drejtuesve të Komitetit të Shpëtimit u dogjën dhe vranë 6 gardistë dhe 16 të tjerë u plagosen. Por, zbardhja e ngjarjes së 23 majit të vitit 1997, sipas burimeve zyrtare nga prokuroria, nuk do të ishte e bërë pa bashkëpunimin e njërit nga nëntë të pandehurit e kësaj “masakre” i cili ka pranuar të rrëfej para prokurorisë dhe gjykatës ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në pritën e organizuar në qendër të qytezës.

 
Top

BIZNESI

Imobiliaret, investimi më fitimprurës

Investimi i parave në banesa dhe ambiente tregtare mbetet nga më fitimprurësit ndër vitet e fundit. Një investim i tillë ka paraqitur kthime të larta veçanërisht përsa i përket kryeqytetit, por edhe zonave të tjera që kanë një infrastrukturë të ngritur.

 

Buxheti, qeveria “Berisha”, harxhimet si Nano

Buxheti shtesë i këtij viti është shoqëruar me një analizë që nuk është hasur ndonjëherë. Të gjitha krahasimet në zërat e tij ishin me vitin 2005, kohë në të cilën qeveria “Berisha” erdhi në pushtet.

 

Qiratë në rënie, çmimet e banesave në rritje

Që prej më shumë se një viti, në tregun vendës imobiliar çmimi i banesave dhe ai i qerave janë në drejtim të kundërt. Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2008 lëvizja në kahe të kundërta e këtyre çmimeve është theksuar

 
Top

SHOQERI

Eleni: Si më harruan prindërit në psikiatri

Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara.

 

I braktisin familjarët, 200 persona jetojnë në psikiatri

Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.

 
Top

EDUKIMI

Universitet, ja procedurat e regjistrimit

Në shtator do të jenë regjistrimet për në universitete për të gjithë maturantët që përfunduan me sukses Maturën Shtetërore. Kujdes me procedurat e regjistrimit pasi një gabim do t’u skualifikonte, edhe pse mund të keni marrë pikët e mundshme për të fituar ndonjë degë në universitete

 

Regjistrimet, ja favoret që sjell faza përfundimtare

Faza e regjistrimit përfundimtar nxjerr në pah disa konkluzione në lidhje me fituesit e universiteteve të cilët janë në favor të kandidatëve për studentë.

 
Top

SHENDETI

Mjekët në QSUT: Do marrim bakshishe se kemi paga qesharake

Pagat e mjekëve janë qesharake ndaj dhe ryshfetet do të vazhdojnë të jenë evidente. Kështu, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare nuk kanë ngurruar të pranojnë në mënyrë të hapur se pranojnë bakshishe.

 

Mjekët, udhëzues për të vendosur diagnozat e sëmundjeve

Mjekët do të kenë udhëzues klinik për sëmundje shumë të përhapura. Kjo do të thotë se bluzat e bardha do të konsultohen më parë më këto udhëzues, për të vendosur diagnozat e këtyre sëmundjeve.

 
Top

KOMENTE

Shqipëri që na sfidon të gjithëve

Kemi bërë gabime pas gabimesh në 17 vjet, duke u mburrur me borxhet si “shifra rritjesh” dhe asnjëherë nuk kemi pasur kurajën, madje shpesh, as inteligjencën, për të kuptuar se kjo “rritje” në kurriz të së ardhmes e ka futur Shqipërinë

 

“Sëmundjet” e Shëndetit

Gjendja e sektorit shëndetësor vazhdon të mbetet një nga plagët më të rënda të Shqipërisë në tranzicion. Këtë situatë të rëndë e faktojnë dhe problemet më të fundit në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, qendra spitalore civile më e madhe në vend.

 

Bota në tri kriza të njëkohshme

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve kanë dalë në krye të rendit të ditës në takimin e udhëheqësve të tetë vendeve më të industrializuara në Toyako, në ishullin japonez Hokaido.

 
Top

LETRAT E LEXUESVE

“Turizmi dhe imitimi, si forma më e sinqertë e moskuptimit”

Një vërejtje shumë të drejtë bën një shkrues për muzikën e servirur në lokalet tona, ku dominon muzika e huaj etj. Kjo duhet parë. Duhet vendosur rregull në këtë pikë. Muzika duhet të jetë së pari shqiptare, siç veprohet kudo në botë.

 

“Kushtuar atyre që vdiqën njerëz, atyre që qëndruan njerëz”

Në mendjet e njerëzve ka plot emra që janë fiksuar e që s`harrohen lehtë, për faktin e thjeshtë që me punën që bënë, ndryshuan fatet e kombeve të tyre. Për mirë a për keq, patriotë a diktatorë, këtë e tregojnë veprat që lënë pas.

 

“Gara për të blerë dhe shfrytëzuar talentet, është e hershme”

Unë mendoj se talentet dhe fenomenet lindin pavarësisht mjedisit. Problemi qëndron tek kultivimi i tyre. Qëndron ideja që mjedisi i duhur nxjerr me bollëk të tillë, por në rastin kur ai lind dhe nuk ka shanse të kultivohet, është i humbur, është i marrë fund.

 

“Ne shqiptarët kujtohemi të ndërtojmë çatinë kur fillon të bie shi”

Përshëndetje! Faleminderit për rubrikën. Në radhë të parë, doja të thoja që ne shqiptarët duam të gjithë të ndërtojnë çatinë kur fillon të bie shi. Nuk ankohemi për nivelin e dobët të arsimimit mjekësor.

 
Top

BOTA DHE RAJONI

Vendoset guri i parë i kufirit Shqipëri - Kosovë

Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).

 

Rajs dhe Bakojani në takim për emrin

24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.

 
Top

SPORT

Bogdani luan në Vlorë me ish-kuqezinjtë

Pas pushimeve pranë familjes së tij në Tiranë dhe në Tajlandë me të dashurën, Erion Bogdani këtë herë ka preferuar të relaksohet në Vlorë. Në shoqërinë e tij, në qytetin bregdetar, janë ish-futbollistët e kombëtares dhe ata të Flamurtarit.

 

PortugeziDeko kalon zyrtarishtte Çelsi

Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",

 
Top

KONTAKT

Pogradeci, "telashe turistike" dhe një gënjeshtër me Enver Hoxhën

Materiali i mëposhtëm është përgatitur nga korrespodenti i “Shekullit” në Pogradec, gazetari Bardhyl Berberi, si përgjigje për disa pyetje lexuesish që na kanë kërkuar hollësi rreth situatës në qytetet turistike, përfshirë Pogradecin.

 

U godita në polici, fëmija im 2-vjeçar u dhunua psikologjikisht

Denoncimi i mëposhtëm ka mbërritur në redaksi në formën e replikës, pas botimitmë 17 qershor të shkrimit me titull: “Konflikti me këshilltarin e Zhulalit. Pezullim për policin”.

 

Komuna e Leçes: Berisha na ka premtuar rërën e Vlorës

Përse të mos paguajmë Shqipërinë për të marrë rërën e saj? Sigurisht që është e mundur dhe së shpejti do ta bëjmë, sepse Leçe ka nevojë për rërë në plazhet e saj të shkatërruara nga erozioni.

 
Top

SPIUNI

Vendimet e Strasburgut

Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

 

Pallavrat e qeverisë

Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.

 
Top
SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

PAMJE NGA SHEKULLI PDF

 

SHEKULLI PDF

 

 

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj
Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print
 

Template Page


Pesë ditë në Vlorë...

U nisa nga Tirana drejt Vlorës për të pushuar nja katër ditë në bregdet. Në furgon takova dy gra, të cilat..

Korrik 2008
HMMEPSD
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      

Welcome to Albania - Saranda