
|
 |
Qeveria rrit pagat me 1 dollarë dita

Mësuesi i shkollës së mesme nuk merr më shumë pagë se 35.5 mijë lekë, pavarësisht se në bordero firmos 45 mijë lekë. Edhe në këtë rast pa futur inflacionin e vitit, që për këtë pagë, sipas llogarive për vitin 2008, shkon në 1 800 lekë.
|
“Spiunët”, Topalli: Arkivat duhet të hapen
|

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i konsideron demagogji të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë klasa politike shqiptare në këto 18 vite demokraci, në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit dhe për rivlerësimin e veprës së të persekutuarve politikë.
|
Lista e Gjykatës së Lartë, tërhiqen 5 kandidatët e rrëzuar nga Kuvendi
|

Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet që të dekretojë së afërmi emrat për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Pas depozitimit të kritereve nga grupi i punës, dje Drejtoria e Informimit Publik e Presidencës ka bërë publike listën e kandidatëve përfundimtare për Gjykatën e Lartë, pesë prej të cilëve, pas shqyrtimit nga ana e kreut të shtetit, do të dërgohen në Kuvend për miratim.
|
Korçë, shkon të marrë skrap, vdes 24- vjeçari
|

Fenomeni i tmerrshëm i gërmimit në hekurishte për të nxjerrë hekur që më pas shitet për skrap, ka shkaktuar një tjetër viktimë dje në qytetin e Korçës. Një i ri 24- vjeçar ka mbetur i vdekur, teksa ishte duke nxjerrë hekur për të fituar bukën e përditshme për familjen e tij.
|
Divorci i naftëtareve, habiten bashkëshortët
|

Divorci i kërkuar nga gratë që punojnë në sektorin e naftës në Ballsh është pritur me shumë habi nga bashkëshortët e tyre. Gratë e kanë marrë këtë vendim pa u thënë gjë atyre për të shpëtuar vendin e punës pas ultimatumit të vënë nga krerët e uzinës, të cilët u kanë kërkuar ose të mbajnë burrat ose të mbajnë punën.
|
Ulen çmimet e sigurimeve
|

Çmimet e Policave të Sigurimit të detyrueshëm të automjeteve pësuan ulje të ndjeshme në treg, gjatë javës së fundit, pas lajmit se Ministria e Financave ka në plan të tërheqë çmimet e përcaktuara në këtë treg.
|
KULTURE

|
|
|
“Çeku” Milkani në Karlovy Vary
|
Kinemja shqiptare prezantohet në festivalin prestigjioz ndërkombëtar të Karlovy Varyt. Lajmin e bëri të ditur regjisori Piro Milkani i cili do të jetë i pranishëm në edicionin e 43-të të festivalit që nis nesër më 4 korrik dhe mbyllet më 12.

|
Lupa mbi gegërishte
|
Kur një vit më parë doli në qarkullim Fjalori i Gjuhës Shqipe hartuar nga Mehmet Elezi, pati nga ata që e quajtën “krahinor”, apo sfidë të hapur ndaj Akademisë së Shkencave.

|
|
 |
 |
 |
“Korrigjohet” jeta e Aleksandër Moisiut
|
“Aleksandër Moisiu mes Triestes dhe Durrësit. Epistolare”, është studimi i fundit me autor Sali Hidrin që ka në fokus figurën e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu.

|
Bardha e Pashës në vitet dymijë
|
Nuk ka shqiptar që të mos i dijë dy vargje nga poema “O moj Shqypni” e Pashko Vasës (1825-1892). Janë si melhem i zi edhe për gjendjen e sotme shpirtërore, morale apo fetare të shqiptarëve.

|
|
POLITIKE
Mazhoranca ka hequr dorë nga nisma e saj për të dubluar Presidentin e Republikës në të drejtën e tij për të përzgjedhur kandidatët për anëtarë të institucioneve kushtetuese.
Nisma ligjore për verifikimin e pastërtisë së figurës për zyrtarët e lartë, ose siç njihet ndryshe nisma për hapjen e dosjeve të “Spiunëve” të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk do të ketë një efekt të gjerë dhe të pritshëm.
Përfundimisht, Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk do të marrë për bazë dy prej kritereve të caktuara nga PD, lidhur me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Kjo, sepse grupi i ekspertëve ligjorë që po ofron asistencën juridike mbi standardet në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, i ka caktuar tashmë kriteret, pas shqyrtimit të propozimeve të ardhura nga grupet parlamentare.
KRONIKE
Drejtësia shqiptare është në “garë” me atë spanjolle për ekstradimin nga Italia të Sokol Ramës, protagonistit të një zinxhiri hakmarrjesh që nisi në Barcelonë dhe përfundoi në Vlorë e Tiranë.
Pensionet false çojnë në pranga një tjetër person në Tiranë. “Qelia e hapur 2” quhet operacioni i policisë që solli arrestimin e41-vjeçarit, i cili lidhi pensione me dokumente false 10 personave.
Varfëria i detyroi të dërgonin djalin e tyre në qendrën “Fëmijët e tij”, por nuk e kishin çuar kurrë nëpër mend se ai do të bëhej pre e dhunës seksuale. Prindërit e një fëmije 7-vjeçar kanë qenë dëshmitarët e radhës në procesin ndaj britanikut David Braun
BIZNESI
Grupi “M.A. Kharafi” ka krijuar një kompani investimi të pavarur mikpritjeje, turizmi dhe pasurie të paluajtshme, me bazë në Zvicër, me emrin “Sovereign Hospitality Holdings” dhe synon të zgjerohet nëpërmjet blerjeve strategjike, financimit dhe zhvillimit të pasurive në Industrinë e Hotelerisë, Pasurisë së Paluajtshme dhe Turizmit, në Shqipëri dhe kudo në botë.
Çmimi i naftës Diezel prej 169 lekësh, u shfaq dje për herë të parë në disa pika karburantesh në Tiranë, duke shënuar një rekord të ri për xhepat e shqiptarëve, si dhe largim të shpresave për inflacion më të ulët.
Shqipëria mbetet vendi më i vështirë për të bërë biznes në rajon. Korrupsioni në vend mbetet i lartë, përparimi teknologjik i ulët dhe për mbrojtjen e investitorëve zëmë vendin e fundit në botë.
SHOQERI
Uji po shpërdorohet dhe po vidhet ndaj dhe problemet do të jenë evidente për qytetarët e Tiranës. Kështu u shpreh drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Ujësjellësit, Armand Maho. Duke përmendur edhe arsye të tjera, Maho ka shpjeguar se do të ketë skemë për furnizimin me ujë për zonat e Tiranës.
Grevë etjeje deri në sakrifikim të jetës nëse nuk plotësohen kërkesat. Ky ka qenë mesazhi i minatorëve të minierave të Tiranës, drejtuar qeverisë pas heshtjes dhe neglizhencës që po tregon kjo e fundit ndaj minatorëve.
EDUKIMI
Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi
Provimi i dytë me detyrim i Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës ka rezultuar më i fortë se ç’pritej, për një pjesë të mirë të nxënësve që iu nënshtruan testimit. Shifrat e publikuara së fundi nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA)
SHENDETI
Operacionet e zemrës janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Alarmin që po u kanoset pacientëve të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit të Kardiologjisë, Ali Alushani, i cili ka kërkuar që të merren masa urgjente për furnizimin me ujë.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë të mbizotërojnë edhe këtë javë vendin tonë. Të paktën kështu do të ndodhë tre ditët e para të javës. Kështu, sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta dhe shpresa e vetme për vranësira mbetet vetëm mesjava.
KOMENTE
Gjithmonë e më tepër, kohët e fundit po artikulohet kërkesa për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Rrënjët e një kërkese të tillë, mesa duket, gjenden jo vetëm në një dëshirë pothuajse unanime të qytetarëve të këtij vendi, por më shumë se kaq, në një kalkulim të thjeshtë, bazuar në përvojën e deritanishme të fqinjëve tanë të cilët janë disa hapa përpara nesh.
Asnjëri nga dy kandidatët presidencialë nuk kanë adresuar me seriozitet atë që është sfida më e madhe e politikës së jashtme amerikane: kapacitetet e Rusisë për të rrezikuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
Në Shqipërinë hallemadhe, ka këto ditë një telash mbi telashet. Është kriza e paprecedent që po konsumohet në korridoret e Qendrës Spitalore Universitare, institucionit më të madh shëndetësor në vend.
LETRAT E LEXUESVE
Zëdhënësi privat i Kryeministrit, Shpat Kroi, i konfirmoi sot agjencisë së lajmeve “Obobo News”, se, duke filluar nga dt.14 korrik 2008, qytetarët e Republikës së Shqipërisë mund të lëvizin pa viza në drejtim të Ishujve Papafanga, një mbretëri e vogël dhe paqësore në Oqeanin e Qetë.
Njeriu dhe paraja… Ky problem është gati i pa fund, për debate, diskutime... Historia e parase deshmon se është një mjet sa i nevojshem, aq edhe delikat e kompromentonjës.
Në tribunën qendrore të festes kombëtare të Kanadasë (1 Korrikut) ketu në Toronto ishte dhe një vajzë shqiptare. Quhet Ana, pikerisht në qershor mbushi 13 vjeç. Kjo vogëlushe shqiptare radhitet në gjimnastet me të mira të krejt rajonit të Ontarios.
Por ngjan ironike. E rrit me 10 per qind pensionin, ndërkohë që janë dyfishuar dhe trefishuar çmimet e të gjitha produkteve? Plus rritja e çmimit të dritave, medikamenteve për të moshuarit etj.
BOTA DHE RAJONI
Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).
24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.
SPORT
Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",
Është bukur të zbulosh që jeton rifillon 60 vjeç. Kam brenda entuziazmin e një fëmije." Duartrokasin të gjithë. Marçelo Lipi zbret nga bordi i "Yachting Azimut". Barkat dhe topi janë gjithnjë shokët e tij të udhëtimit.
KONTAKT
Shënimi që po botojmë më poshtë, është dërguar për rubrikën “Kontakt” nga një lexues jo i zakontë. Ai quhet Sokol Biba dhe është pas hekurave të qelisë në Burgun e Peqinit. Letra e tij, që na ka mbërritur me postë, është një apel për bashkëmoshatarët.
Autori i këtij shënimi sot në Kontakt, është lexuesi Gani Burnaci nga Durrësi, Veteran i Luftës Antifashiste NAÇL. Ai sjell një eksperiencë nga Vankuveri dhe bën një propozim për veteranët.
Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar Pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i përkryer për një eksplorim në fundjavë.
SPIUNI
Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.
|
|
|
|
|
|
 |
|
PAMJE NGA SHEKULLI PDF
|
|
Shekulli PDF Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj |
| Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print |
| |
|
|
|
Template Page
Ditën e premte, nën diellin përvëlues të Dubrovnikut, te stacioni i autobusëve takova një grup turistësh amerikanë nga..
|
|
|