
|
 |
Vidhnin bankomatet me karta false, në pranga, 26 persona

TIRANË- Shkatërrohet rrjeti i vjedhjes së bankomateve dhe dyqaneve me karta krediti false. Antikrimi ekonomik-financiar pranë policisë së Tiranës, çon në qeli 26 persona përvjedhjen e bankomateve dhe supermarketeve me karta kreditifalse. Operacioni është organizuar pasditen e djeshme dhe ka vazhduar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke çuar në qeli 26 persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga policia për arsye hetimi. Operacioniështë mbajtur sekret nga Krimi Ekonomik, seksioni i operacioneve speciale dhe të mbikëqyrjes.
|
“Spiunët”, Topalli: Arkivat duhet të hapen
|

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i konsideron demagogji të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë klasa politike shqiptare në këto 18 vite demokraci, në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit dhe për rivlerësimin e veprës së të persekutuarve politikë.
|
Lista e Gjykatës së Lartë, tërhiqen 5 kandidatët e rrëzuar nga Kuvendi
|

Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet që të dekretojë së afërmi emrat për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Pas depozitimit të kritereve nga grupi i punës, dje Drejtoria e Informimit Publik e Presidencës ka bërë publike listën e kandidatëve përfundimtare për Gjykatën e Lartë, pesë prej të cilëve, pas shqyrtimit nga ana e kreut të shtetit, do të dërgohen në Kuvend për miratim.
|
Arrestohet Ylli Kelmendi,shoku i Mirit te Xhikes
|

Kundërshton kontrollin e policisë pasi kishte pistoletë në brez, arrestohet dëshmitari i vrasjes së Fatmir Ramës. Ylli Kelmendi, 44-vjeç, është prangosur në orët e para të ditës së djeshme në qendër të Tiranës pasi po lëvizte me pistoletë. Kelmendi nuk ka pranuar të kontrollohet nga policia ndaj dhe ka goditur dy prej tyre. Përforcimet në radhët e policisë kanë çuar në kontrollin dhe gjetjen e pistoletës që mbante Kelmendi duke e çuar më pas atë në qeli. Ka qenë ora 1:30 e mëngjesit të djeshëm kur Ylli Kelmendi po lëvizte në këmbë në rrugën “Xhorxh Bush”, në afërsi të Kuvendit në Tiranë.
|
Lirimi i Sefgjinit, prokuroria e dërgon në Gykatë të Lartë
|

TIRANË- Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda “ankohet” në Gjykatën e Lartë për lirimin nga “arresti shtëpiak” të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini dhe ish-vartësit të tij, të pandehurit Avni Koldashi, të cilët Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i liroi nga masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës konfirmuan për “Shekullin” se me datë 23 qershor, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda ka bërë rekurs pranë Gjykatës së Lartë në lidhje me vendimin e togave të zeza të Gjykatës së Apelit, e cila ka prishur vendimin Shkallës së Parë duke liruar nga izolimi tre të pandehurit e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.
|
Euro, interesa në rritje për kredinë
|

Kredia në Euro do të jetë më e shtrenjtë, për të gjithë ata që do ta zgjedhin si monedhë për të financuar shpenzimet e tyre gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Vendimi i paralajmëruar i Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normën bazë të interesit, pritet të prekë edhe sistemin bankar shqiptar. Ekspertët e bankave shpjegojnë efektet e mundshme, si për depozitat e qytetarëve, ashtu edhe për kreditë në valutë.
|
Kriza e naftës, shqiptarët zgjedhin makina të mëdha
|

Preferenca të tilla do të ishin luks edhe për një pjesë të madhe të qytetarëve evropianë. Sipas llogarive, makinat me motor 3 000 cc e sipër, që zënë 30 për qind të automjeteve të blera në një vit, kanë një harxhim karburanti 2 herë më të lartë se ato që përdorin shumica e fqinjëve tanë. Në vlera monetare këto automjete harxhojnë mesatarisht rreth 3 mijë USD më shumë naftë se makinat e një cilindrate mesatare, që zënë pjesën dërrmuese të automjeteve që qarkullojnë sot në vendet evropiane dhe në vendet e tjera të Ballkanit.
|
KULTURE

|
|
|
Festivali i të huajve
|
“Tir Jazz Fest” ngriti mbrëmë siparin. Ishte viti 2000, kur nisi për herë të parë ky rrugëtim. Tanimë festivali është futur në kalendarin e përvitshëm artistik.

|
Kufiri mes shpresës dhe zhgënjimit
|
Ritmet e xhazit ia lënë vendin kërkimit pamor. Në ditën e dytë të edicionit të katërt të Festivalit të Xhazit në Shkodër u prezantuan edhe disa video-projeksione të artistëve Michele Robecchi dhe Raul Martinez. Mes artistësh ndërkombëtare është edhe ai shqiptar Ardian Paci. Ndërfutja e këtij projeksioni në ditët e festivalit të xhazit vjen si një risi e edicionit të sivjetëm. Drejtori e producenti artistik i festivalit, Florian Jakaj, tregon se videoprojeksioni ka bërë një tur në Birmingam, Madrid, Nju Jork dhe tani dhe në Shkodër. Video- projeksioni përfshin disa pjesë të xhiruara nga artistët e arteve pamore në vende të ndryshme të botës, në qendër të së cilave ishte investigimi i hapësirës mes iluzionit dhe deziluzionit. Videoja e Adrian Pacit, vendoset në një aeroport.

|
|
 |
 |
 |
“Çeku” Milkani në Karlovy Vary
|
Kinemja shqiptare prezantohet në festivalin prestigjioz ndërkombëtar të Karlovy Varyt. Lajmin e bëri të ditur regjisori Piro Milkani i cili do të jetë i pranishëm në edicionin e 43-të të festivalit që nis nesër më 4 korrik dhe mbyllet më 12.

|
Lupa mbi gegërishte
|
Kur një vit më parë doli në qarkullim Fjalori i Gjuhës Shqipe hartuar nga Mehmet Elezi, pati nga ata që e quajtën “krahinor”, apo sfidë të hapur ndaj Akademisë së Shkencave.

|
|
POLITIKE
Mazhoranca ka hequr dorë nga nisma e saj për të dubluar Presidentin e Republikës në të drejtën e tij për të përzgjedhur kandidatët për anëtarë të institucioneve kushtetuese.
Nisma ligjore për verifikimin e pastërtisë së figurës për zyrtarët e lartë, ose siç njihet ndryshe nisma për hapjen e dosjeve të “Spiunëve” të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk do të ketë një efekt të gjerë dhe të pritshëm.
Përfundimisht, Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk do të marrë për bazë dy prej kritereve të caktuara nga PD, lidhur me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Kjo, sepse grupi i ekspertëve ligjorë që po ofron asistencën juridike mbi standardet në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, i ka caktuar tashmë kriteret, pas shqyrtimit të propozimeve të ardhura nga grupet parlamentare.
KRONIKE
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda merr nën hetim ngjarjen e ndodhur në janar të këtij viti në një restorant të fshatit Golem te Kavajës, kur shtetasit Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku gjetën vdekjen pas konsumimit të një shishe vere e përzier me doza të larta kokaine. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit të Ministrisë së Brendshme, të cilët pohuan se “hetimi deri tanishëm i dosjes është kryer me mbledhjen e provave materiale dhe disa dëshmive, të cilat janë administruar në një fashikull hetimor që tashmë ndodhet në duart e Prokurorëve të Krimeve të Rënda”. Sipas këtyre burimeve pranë Ministrisë, delegimi i kësaj dosje është bërë pas hetimeve paraprake, ku kanë lindur dyshimet se një grup kriminal shumë i mbuluar kryen trafik droge duke përzier kokainën me verë.
Fenomeni i tmerrshëm i gërmimit në hekurishte për të nxjerrë hekur që më pas shitet për skrap, ka shkaktuar një tjetër viktimë dje në qytetin e Korçës. Një i ri 24- vjeçar ka mbetur i vdekur, teksa ishte duke nxjerrë hekur për të fituar bukën e përditshme për familjen e tij.
Divorci i kërkuar nga gratë që punojnë në sektorin e naftës në Ballsh është pritur me shumë habi nga bashkëshortët e tyre. Gratë e kanë marrë këtë vendim pa u thënë gjë atyre për të shpëtuar vendin e punës pas ultimatumit të vënë nga krerët e uzinës, të cilët u kanë kërkuar ose të mbajnë burrat ose të mbajnë punën.
BIZNESI
Shitja e makinave të reja dhe kamionëve ra në nivelin e tyre më të ulët në më shumë se një dekadë në qershor, për shkak se çmimet e larta të naftës dhe ekonomia e dobët i mbajti amerikanët larg koncesionarëve.
Çmimet e Policave të Sigurimit të detyrueshëm të automjeteve pësuan ulje të ndjeshme në treg, gjatë javës së fundit, pas lajmit se Ministria e Financave ka në plan të tërheqë çmimet e përcaktuara në këtë treg.
Grupi “M.A. Kharafi” ka krijuar një kompani investimi të pavarur mikpritjeje, turizmi dhe pasurie të paluajtshme, me bazë në Zvicër, me emrin “Sovereign Hospitality Holdings” dhe synon të zgjerohet nëpërmjet blerjeve strategjike, financimit dhe zhvillimit të pasurive në Industrinë e Hotelerisë, Pasurisë së Paluajtshme dhe Turizmit, në Shqipëri dhe kudo në botë.
SHOQERI
Uji po shpërdorohet dhe po vidhet ndaj dhe problemet do të jenë evidente për qytetarët e Tiranës. Kështu u shpreh drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Ujësjellësit, Armand Maho. Duke përmendur edhe arsye të tjera, Maho ka shpjeguar se do të ketë skemë për furnizimin me ujë për zonat e Tiranës.
Grevë etjeje deri në sakrifikim të jetës nëse nuk plotësohen kërkesat. Ky ka qenë mesazhi i minatorëve të minierave të Tiranës, drejtuar qeverisë pas heshtjes dhe neglizhencës që po tregon kjo e fundit ndaj minatorëve.
EDUKIMI
Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi
Provimi i dytë me detyrim i Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës ka rezultuar më i fortë se ç’pritej, për një pjesë të mirë të nxënësve që iu nënshtruan testimit. Shifrat e publikuara së fundi nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA)
SHENDETI
Operacionet e zemrës janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Alarmin që po u kanoset pacientëve të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit të Kardiologjisë, Ali Alushani, i cili ka kërkuar që të merren masa urgjente për furnizimin me ujë.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë të mbizotërojnë edhe këtë javë vendin tonë. Të paktën kështu do të ndodhë tre ditët e para të javës. Kështu, sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta dhe shpresa e vetme për vranësira mbetet vetëm mesjava.
KOMENTE
Një tabelë e exel e qarkulluar në mënyrë pirate dy ditë më parë, na habiti pa masë të gjithëve. Tabela tregonte se në krye të tre viteve, paga e punonjësve buxhetorë qe gati dyfishuar. Burimi i tabelës qe deklarata e kryeministrit Sali Berisha, i cili i cilëson gazetarët që përpiqen të verifikojnë gënjeshtrat e tij të përditshme si “shpirtkazma dhe shpirtzinj”.
I nderuar zoti Thano! Si lexues i rregullt i gazetës tuaj, dëshiroj të përshëndes përparimin e dukshëm të “Shekullit” përsa i përket zgjerimit të tematikës, trajtimit analitik të problemeve dhe, mjaft e rëndësishme, vendosjes së lidhjeve dhe tërheqjes së mendimit të lirë të lexuesit! Lidhur me artikullin tuaj “Si ju duket “Shekulli”?”, ndonëse jo si gazetar i mirëfilltë, por si një bashkëpunëtor i rregullt i shtypit, dëshiroj të shpreh disa mendime rreth pyetjeve që parashtroni.
Fakti që problemi gjinor po diskutohet në shoqërinë tonë, gjerësisht dhe sipas standardeve europiane është një hop i madh social, arritje e rëndësishme në përmirësimin e traditës maskiliste dhe politikave gjinore. Personalisht më duket se krahas përpjekjeve të mira të shoqërisë, politikës dhe shoqërisë shqiptare, për të lëvizur në drejtimin e duhur, kanë filluar të duken shqetësime që vijnë nga vetë “bota e grave”. Komuniteti i grave, sidomos i atyre që janë të involvuar në politikë, ka detyrë të jetë më shumë i kujdesshëm në procesin e drejtësisë gjinore.
LETRAT E LEXUESVE
Zëdhënësi privat i Kryeministrit, Shpat Kroi, i konfirmoi sot agjencisë së lajmeve “Obobo News”, se, duke filluar nga dt.14 korrik 2008, qytetarët e Republikës së Shqipërisë mund të lëvizin pa viza në drejtim të Ishujve Papafanga, një mbretëri e vogël dhe paqësore në Oqeanin e Qetë.
Njeriu dhe paraja… Ky problem është gati i pa fund, për debate, diskutime... Historia e parase deshmon se është një mjet sa i nevojshem, aq edhe delikat e kompromentonjës.
Në tribunën qendrore të festes kombëtare të Kanadasë (1 Korrikut) ketu në Toronto ishte dhe një vajzë shqiptare. Quhet Ana, pikerisht në qershor mbushi 13 vjeç. Kjo vogëlushe shqiptare radhitet në gjimnastet me të mira të krejt rajonit të Ontarios.
Por ngjan ironike. E rrit me 10 per qind pensionin, ndërkohë që janë dyfishuar dhe trefishuar çmimet e të gjitha produkteve? Plus rritja e çmimit të dritave, medikamenteve për të moshuarit etj.
BOTA DHE RAJONI
Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).
24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.
SPORT
Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",
Është bukur të zbulosh që jeton rifillon 60 vjeç. Kam brenda entuziazmin e një fëmije." Duartrokasin të gjithë. Marçelo Lipi zbret nga bordi i "Yachting Azimut". Barkat dhe topi janë gjithnjë shokët e tij të udhëtimit.
KONTAKT
Shënimi që po botojmë më poshtë, është dërguar për rubrikën “Kontakt” nga një lexues jo i zakontë. Ai quhet Sokol Biba dhe është pas hekurave të qelisë në Burgun e Peqinit. Letra e tij, që na ka mbërritur me postë, është një apel për bashkëmoshatarët.
Autori i këtij shënimi sot në Kontakt, është lexuesi Gani Burnaci nga Durrësi, Veteran i Luftës Antifashiste NAÇL. Ai sjell një eksperiencë nga Vankuveri dhe bën një propozim për veteranët.
Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar Pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i përkryer për një eksplorim në fundjavë.
SPIUNI
Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.
|
|
|
|
|
|
 |
|
PAMJE NGA SHEKULLI PDF
|
|
Shekulli PDF Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj |
| Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print |
| |
|
|
|
Template Page
Ditën e premte, nën diellin përvëlues të Dubrovnikut, te stacioni i autobusëve takova një grup turistësh amerikanë nga..
|
|
|