|
 |
Rritja e çmimeve, 44% në vitin e ardhshëm

Plani i qeverisë për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike parashikon rritjen më të madhe të çmimeve të kryer ndonjëherë në vend brenda një viti. Dokumenti përcakton që çmimi mesatar i shitjes së energjisë për vitin 2009 të arrijë në 11.57 lekë për kilovator nga 8.04 lekë që është aktualisht. Nëse realizohet, rritja arrin në masën 43.9% dhe është më e madhja e realizuar ndonjëherë në historinë e vendit. Çmimi i mësipërm do t’i garantojë tregut të energjisë elektrike 457 milionë euro të ardhura dhe fitime prej rreth 60 milionë eurosh në vit.
|
Leskaj: Spiunë në qeveri? Duhet të largohen
|

24 orë pas deklaratës së fortë të Sekretarit të shoqatës mbarëshqiptare të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, se në qeveri ka një ministër ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, deputeti demokrat Bujar Leskaj, ka theksuar se nëse ka të tillë në qeveri, atëherë duhet të largohen.
|
Dosjet, përçahet mazhoranca PDK mbështet Biberajn
|

Mazhoranca nuk ka një qëndrim unik lidhur me qëndrimin që ajo do të mbajë rreth draftit të propozuar nga PD për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Krahas draftit zyrtar të PD-së, që për hir të së vërtetës ka mjaft për të korrigjuar, duke filluar nga subjektet që përjashtohen nga verifikimi i pastërtisë
|
Me çiftin gjerman në muzeun e harruar të armëve
|

Çiftin gjerman, Herman e Liane Rosteck i gjejmë në hyrjen e kalasë së Gjirokastrës, duke parë shënimet që ndodhen aty. Pasi presin biletën prej 200 lekësh të rinj, një taksë për të vizituar kështjellën e Argjirosë, bashkëshortët nisin vizitën e tyre brenda saj.
|
Fermerët: Çmimet e prodhimeve minimale
|

Çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë shënuan rënie në fund të kësaj jave në tregjet e vendit, krahasuar me javën e kaluar, bënë të ditur sot burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas këtyre burimeve, kjo ulje çmimesh ka ardhur si pasojë e dominimit në treg të prodhimeve bujqësore sezonale të vendit.
|
KULTURE

|
|
|
Diktatorët, në mbrojtje të Galerisë
|
Në pjesën e pasme të Galerisë Kombëtare të Arteve do të ngrihet një kopësht statujash. Kanë mbërritur diktatorët, Lenini dhe Stalini dhe priten dhe të tjerët. Sipas drejtorit Rubens Shima, janë pjesë e historisë së artit dhe duhen mbrojtur.

|
Ismail Kadare: Shqipëria e Hoxhës? Një vend hermafrodit
|
Tre fitues ngjiten sonte në skenën e Teatrit D’Annunzio të Peskarës, për të tërhequr çmimet e edicionit të 35-të të Premio Flaiano: Alberto Arbasino, për “L’ingegnere in blu”, Ismail Kadare për “Vajza e Agamemnonit” dhe Alice Munro për “La vista da Castle Rock”. Vetëm njërit prej tyre, një juri me 200 lexues do t’i japë po sonte çmimin Superflaiano 2008.

|
|
 |
 |
 |
Def Leppard e Whitesnake: Rock magjia e një nate në Tiranë
|
Ngjarja muzikore e 3 korrikut në stadiumin “Qemal Stafa” nuk ishte e re për mua. Kisha parë rock bandën e famshme Def Leppard krijuar në fund vitet ’70 - fillim vitet ’80, në evenimentin më të madh të muzikës rock në Itali, God’s of Metal dhe Tirana ishte stacioni i dytë ku ndeshesha live me muzikën e tyre. Ndërsa White Snake, duke qenë të preferuarit e mi, i kisha ndjekur pak më shumë, një herë në të njëjtin event me Def Leppard (e cila ka qenë edhe hera e parë ku dy grupet luanin së bashku njëri pas tjetrit në të njëtën datë), më pas në Shkup të Maqedonisë (sepse Shkupi ishte sakrificë shumë e vogël për të humbur një koncert magjik) si ai i “Gjarpërinjve të bardhë” (Whitesnake) dhe Tirana ishte hera e tretë.

|
James Bondi i zhveshur
|
Shërbimi sekret kroat ka hapur një webfaqe në internet, përmes të cilës kërkon punëtorë. Agjentët e ardhshëm duhet të plotësojnë një formular, ku dominojnë pyetjet bizare (“A ju pëlqen seksi në grup?” apo “A keni përvoja të pazakonta seksuale?”). Tani së paku gjysma e Kroacisë është duke qeshur me shërbimin sekret SOA.

|
|
POLITIKE
Shoqata e ish-të përndjekurve politikë disponon rreth 27 mijë dosje të krimit komunist, të cilat, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ka kërkuar që të bëhen publike.
Intervista/Sekretari i shoqatës së të Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni, shprehet se kreu i Gjykatës Kushtetuese ka dosje
Sekretari i shoqatës mbarëshqiptare të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, vlerëson se politika shqiptare ka frikë të hapë dosjet e krimit të Sigurimit të Shtetit, ndjenjë, që sipas tij vjen për shkak se një pjesë e mirë e politikanëve janë përfshirë vetë në dosje.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i konsideron demagogji të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë klasa politike shqiptare në këto 18 vite demokraci, në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit dhe për rivlerësimin e veprës së të persekutuarve politikë.
KRONIKE
Qyteti i Rrogozhinës po zbrazet nga dita në ditë, duke ulur ndjeshëm numrin e banorëve që jetojnë në këtë vend. Papunësia e lartë, mungesa e investimeve dhevendevetë punës ka bërë që shumë banorë të saj t'i drejtohen emgracionit dhe qyteteve të tjera të vendit, për të siguruar një të ardhme më të mirë.
Pallat për të pastrehët! Kaq ka mjaftuar që më shumë se 1 mijë banorë vlonjatë të dorëzojnë kërkesat për ato pak apartamente. Ëndrra për të pasur një shtëpi që mund ta shlyesh me kredi të butë ka joshur vlonjatë me shtëpi e pa shtëpi, ndërsa sot, tre pallatet për të pastrehët janë mbushur me njerëz
Megjithëse numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për pushime verore nuk është i shumtë, në pikën kufitare të Kakavijës janë shfaqur problemet e para.
BIZNESI
“Tepër optimist” dhe “tepër ambicioz”. Këto janë dy togfjalëshat karakterizues të planit të KESH për vitin 2008. Korporata beson se mund të ulë ndjeshëm humbjet e energjisë në rrjet si dhe mund të ulë me dy të tretat humbjet financiare. KESH planifikon të rrisë të ardhurat me 9 miliardë lekë si pasojë e rritjes së çmimit dhe uljes së vjedhjeve. Vetë KESH i konsideron objektivat si “ambicioze”. Parashikohet që kufizimet të jenë zero për vitin 2009 e në vijim, objektiv ky gjithashtu i konsideruar si jorealist.
Edhe kjo verë do të jetë me kufizime të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Shkak për këto kufizime zyrtarisht pranohet që të jenë remontet e energjisë elektrike, por një strategji e tillë tashmë është e pranishme sa herë që në vend nuk ka mundësi që të ketë një plotësim të kërkesës së lartë. Gjatë 2 javëve të fundit, për shkak të temperaturave të larta ka një rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë. Mungesa e sistemeve të ftohjes dhe përdorimi individual i kondicionerëve është një faktor shtesë për konsumin e lartë. Por nga ana e Drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes bëhet e ditur se shkak për këto kufizime janë vetëm remontet.
Ndodhi ditën e djeshme që investitorët në aksionet e kompanive më të rëndësishme europiane, u detyruan të dorëzojnë fitimet për shkak të rënies së çmimeve. Sipas “Financial Times”, një deklaratë e gjigantit Goldman Sachs, solli edhe rënien e çmimeve të aksioneve të gjigantëve bankarë. Goldman Sachs deklaroi se bankat europiane kanë nevojë për 60 deri në 90 miliardë euro kapital të ri, për të shmangur problemet me kreditë e këqija. Pas kësaj vlera e aksioneve të shumicës dërrmuese të bankave u ul, duke bërë që investitorët të humbisnin. Të gjitha bursat europiane pësuan rënie gjatë të premtes. Përjashtim qe USB e Zvicrës, bankë që qe prekur shumë rëndë gjatë javëve të fundit nga kreditë e këqija.
SHOQERI
Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara.
Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.
EDUKIMI
Matura Shtetërore, po vjen dalëngadalë, drejt fundit. Pas mësimit të rezultateve në dy provimet e para me detyrim në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, për maturantët, po afron sfida e madhe, që do të mbyllë kapitullin e testimeve të pjekurisë.
Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi
SHENDETI
Operacionet e zemrës janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Alarmin që po u kanoset pacientëve të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit të Kardiologjisë, Ali Alushani, i cili ka kërkuar që të merren masa urgjente për furnizimin me ujë.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë të mbizotërojnë edhe këtë javë vendin tonë. Të paktën kështu do të ndodhë tre ditët e para të javës. Kështu, sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta dhe shpresa e vetme për vranësira mbetet vetëm mesjava.
KOMENTE
Në Shqipëri rëndom ka një përfytyrim metafizik të pushtetit, si mjet që duhet të shoqërohet me patjetër me mentalitetin izolacionist, të shkëputjes, të ndarjes nga “të tjerët më poshtë”. Nuk është dukuri sociale e shkëputur.
Parlamenti shqiptar ka ngritur një komision tjetër i cili, brenda korrikut, do të bëjë propozimet e nevojshme për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Më parë Shqipëria ishte e ndarë në 100 zona zgjedhore njëemërore, ku votohej në mazhoritar, ndërsa 40 mandate shtesë ndaheshin sipas proporcionalit të marrë nga secila parti.
Kur ballafaqohesh me të përditshmen, me problemet, kontradiktat e me pengesat që hasen, me zgjidhjet e me parashikimet që bëhen për të vënë shoqërinë në udhën e progresit, natyrshëm të lindin edhe pyetje të tilla: Janë zgjidhje në kohë veprimtaritë që ndërmerren? Vijnë ato nga një mendim i pjekur që ecën në rrjedhën e kohës apo jashtë saj? I kërkon koha mendimet, veprimtaritë apo janë me rrjedhje donkishoteske e me “bekim” sançopançist? Pse të urtëve,të mençurve u kundërvihen sançot e donkishotët? Dhe së fundi….
LETRAT E LEXUESVE
Në shkrimin “Sherri për bjeshkët rrezikon degjenerimin në incident”, përdoret termi “familje malazeze”. Nokshiqi sido që aktualisht gjenden nen administrimin e shtetit të Malit të Zi, është një fshat shqiptar i mirenjohur për luftën per mbrojtjen e trojeve shqiptare në verilindje të vendit nga copëtimi barbar ndër vitet 1887- 1913.Është e tepërt të kujtojmë se Nokshiqi, Plava, Gucija dhe disa troje tjera deri në Ulqin, Fuqitë e Medha ia dhuruan Malit të Zi.
Unë qe ju shkruaj jam nje prej maturanteve te shumte te këtij viti. Shpresoj qe fjalët e mia te mos bihen ne vesh te shurdhet siç ndodh shpesh ne Shqipëri.Këtë vit u trumbetua me te madhe se Matura Shtetërore ishte e suksesshme, se nxënësit dolën ne nivele te larta duke ruajtur notën e tyre, se do funksiononte Merite-Preferenca etj. Këto nuk e di nëse kane qene gabime nga mungesa e informacionit apo nga mosdashja,por nuk kishin asnjë grime te vërtetë.
Jam emigrant. Po dëgjoj se syte po i kthejne nga xhepi im, vota ime, e jotja e tjetrit… të tonat, ashtu në përgjithësi. Se 1 milion emigrante, përveç nje milion votave, bejne dhe 1 milion Dollare ose Euro, që ne do t’i nisim çdo një apo tre muaj, për ata që kemi lene atje pas
A është normale gjithë kjo zhurmë e herëpashershme që bëhet nga politikanët tanë për hapjen e dosjeve? Kujt i shërben kjo? Mos vallë ka hapur dosjet e agjentëve të vet në Shqipëri, UDB e Serbisë, apo Alfa 2 e Greqisë?
BOTA DHE RAJONI
Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).
24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.
SPORT
Pas pushimeve pranë familjes së tij në Tiranë dhe në Tajlandë me të dashurën, Erion Bogdani këtë herë ka preferuar të relaksohet në Vlorë. Në shoqërinë e tij, në qytetin bregdetar, janë ish-futbollistët e kombëtares dhe ata të Flamurtarit.
Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",
KONTAKT
Shënimi që po botojmë më poshtë, është dërguar për rubrikën “Kontakt” nga një lexues jo i zakontë. Ai quhet Sokol Biba dhe është pas hekurave të qelisë në Burgun e Peqinit. Letra e tij, që na ka mbërritur me postë, është një apel për bashkëmoshatarët.
Autori i këtij shënimi sot në Kontakt, është lexuesi Gani Burnaci nga Durrësi, Veteran i Luftës Antifashiste NAÇL. Ai sjell një eksperiencë nga Vankuveri dhe bën një propozim për veteranët.
Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar Pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i përkryer për një eksplorim në fundjavë.
SPIUNI
Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.
|
|
|
|
|
|
 |
|
PAMJE NGA SHEKULLI PDF
|
|
Shekulli PDF Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj |
| Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print |
| |
|
|
|
Template Page
U nisa nga Tirana drejt Vlorës për të pushuar nja katër ditë në bregdet. Në furgon takova dy gra, të cilat..
|
|
|