POLITIKE   BIZNES   KRONIKE   KULTURE   KONTAKT   EDUKIMI          SHENDETI   SHOQERIA   SPORT  SPIUNI   FUNDJAVA   BLOG    AUDIO   VIDEO   FOTO
    shekulli.com.al   >  Edicioni Print


Skandali i pronave, KLSH zbardh tokat e vjedhura

Janë me qindra hektarët e tokës që janë përvetësuar në mënyrë të padrejtë dhe njëkohësisht kanë kaluar nën pronësinë e atyre që i kanë zaptuar duke shkelur ligjet dhe rregullat në fuqi.
Berisha selekton spiunët: Hapje dosjesh vetëm për një kategori

Ka ndryshuar taktikë dhe e ka lënë në konflikt të hapur me eksponentë të PD-së deputetin Aleksandër Biberaj për çështjen e dosjeve, pavarësisht se ai vetë e kishte ngarkuar për të hartuar një variant të ri për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.


BE: Duam kriminelë dhe zyrtar në burgje

Partnerët ndërkombëtar kërkojnë rezultate konkrete nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përgjegjësi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Dirk Lange është “zhveshur”


Pesëqind mijë lekë një operacion, pranga mjekut

Një operacion veshkash kushtonte 500 mijë lekë. Të paktën kaq ka paguar babai i një pacienteje,vetëm pak minuta pasi mjekut urolog, Kastriot Dautaj t’i shtrëngoheshin prangat në duar.


“Me kartat e Endritit blija pajisje tek qendrat tregtare”

Ish-punonjësi i Bankës Amerikane rrëfehet para gjykatës, duke fundosur me dëshminë e tij kreun e bandës së bankomateve, Endrit Gjergjanin. Paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, toga e shoqërimit solli në sallën nr.1 të Gjykatës së Shkallës së Parë 17 të arrestuarit e katër ditëve më parë gjatë operacionit të policisë të koduar me emrin “Matrix 4”.


Situatë e jashtëzakonshme, edhe Greqia me kufizime

Vala e të nxehtit që po godet rajonin e Mesdheut këtë javë, mund të shkaktojë kufizime në furnizimin normal me energji elektrike në të gjithë Greqinë. Njoftimi u dha nga gjiganti publik i furnizimit me energji, PPC, në mënyrë joformale dhe u raportua nga media vendëse.


Fermerët: Çmimet e prodhimeve minimale

Çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë shënuan rënie në fund të kësaj jave në tregjet e vendit, krahasuar me javën e kaluar, bënë të ditur sot burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas këtyre burimeve, kjo ulje çmimesh ka ardhur si pasojë e dominimit në treg të prodhimeve bujqësore sezonale të vendit.


KULTURE

Tri Kodra, 15 mijë lekë
Është triptiku i Shqipërisë fantastike që Kodra kubist në variantin e riprodhimeve litografike ia dhuroi Galerisë Kombëtare të Arteve në vitin 2004 me rastin e hapjes së ekspozitës personale në Tiranë.


Rini e zymtë
Ja pseështë e pakënaqur juria e festivalit të regjisorëve të rinj. Ajo shpalli disa fitues e megjithatë ka rezerva për veprat e pazbërthyera dhe prurjen e paktë të dramaturgjisë kombëtare


Prapë Anbeta klasike
Më 2007 ishta magjistarja që magjepsi publikun italian tek “Makbethi”. Tepër e hijshme për të qenë një shtrigë shekspiriane. Këtë vit është femra provokuese, e lirë, një spanjolle e fillimshekullit XX tek “Karmen” e Bizesë.


Gërmon oborrin, gjen tempullin e shek II e.s
Një zbulim arkeologjik i objekteve që datojnë të shekullit II e. s, është bërë në fund të qershorit në fshatin Brataj. Janë 4 kolona të mëdha, të punuara nga guri i vendit që u gjetën gjatë gërmimit në banesën e 70-vjeçarit Zaim Seraj nga fshati Brataj.


POLITIKE

Përplasja në PD, Beja lë jashtë projektin “Biberaj”

Komisioni i Ligjeve nuk ka arritur dje që të gjejë konsensusin për miratimin e një projektligji të integruar për verifikimin e figurës së zyrtarëve të lartë ose siç njihet ndryshe, ligji për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Shkak është bërë jo vetëm qëndrimi surprizë që ka shfaqur relatori

 

Leskaj: Spiunë në qeveri? Duhet të largohen

24 orë pas deklaratës së fortë të Sekretarit të shoqatës mbarëshqiptare të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, se në qeveri ka një ministër ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, deputeti demokrat Bujar Leskaj, ka theksuar se nëse ka të tillë në qeveri, atëherë duhet të largohen.

 

Dosjet, përçahet mazhoranca PDK mbështet Biberajn

Mazhoranca nuk ka një qëndrim unik lidhur me qëndrimin që ajo do të mbajë rreth draftit të propozuar nga PD për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Krahas draftit zyrtar të PD-së, që për hir të së vërtetës ka mjaft për të korrigjuar, duke filluar nga subjektet që përjashtohen nga verifikimi i pastërtisë

 
Top

KRONIKE

Mandati i Spahiut, KLD rrëzon Alibeajn

Dosja e gjyqtarëve që i dhanë pafajësinë Mihal Delijorgjit ka nxjerrë mbi sipërfaqe konfliktin mes ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, dhe nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

 

Patenta dhe leje-qëndrimi false, pranga 8 falsifikatorëve

Patenta për 150 euro dhe leje qëndrimi italiane, për 500 euro. Këto ishin “shërbimet” që ofronin një grup prej 8 falsifikatorësh, që vepronin në Tiranë, Durrës e Shijak.

 

Me çiftin gjerman në muzeun e harruar të armëve

Çiftin gjerman, Herman e Liane Rosteck i gjejmë në hyrjen e kalasë së Gjirokastrës, duke parë shënimet që ndodhen aty. Pasi presin biletën prej 200 lekësh të rinj, një taksë për të vizituar kështjellën e Argjirosë, bashkëshortët nisin vizitën e tyre brenda saj.

 
Top

BIZNESI

Shqipëria i kërkon ndihmë Turqisë për projektin e gazsjellësit Shahdeniz

Shqipëria kërkon mbështetjen e Turqisë për projektin e gazsjellësit Shahdeniz që nis nga Azerbajxhani dhe kalon në Turqi. Ministri turk i energjisë, Hilmi Guler, ka bërë të ditur se kryeministri Berisha ka kërkuar nga Turqia që gazsjellësi Shahdeniz të mbërrijë edhe në Shqipëri.

 

KESH dorëzohet, edhe këtë vit me humbje të mëdha

“Tepër optimist” dhe “tepër ambicioz”. Këto janë dy togfjalëshat karakterizues të planit të KESH për vitin 2008. Korporata beson se mund të ulë ndjeshëm humbjet e energjisë në rrjet si dhe mund të ulë me dy të tretat humbjet financiare. KESH planifikon të rrisë të ardhurat me 9 miliardë lekë si pasojë e rritjes së çmimit dhe uljes së vjedhjeve. Vetë KESH i konsideron objektivat si “ambicioze”. Parashikohet që kufizimet të jenë zero për vitin 2009 e në vijim, objektiv ky gjithashtu i konsideruar si jorealist.

 

Energjia, zyrtarizohen kufizimet për gjithë verën

Edhe kjo verë do të jetë me kufizime të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Shkak për këto kufizime zyrtarisht pranohet që të jenë remontet e energjisë elektrike, por një strategji e tillë tashmë është e pranishme sa herë që në vend nuk ka mundësi që të ketë një plotësim të kërkesës së lartë. Gjatë 2 javëve të fundit, për shkak të temperaturave të larta ka një rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë. Mungesa e sistemeve të ftohjes dhe përdorimi individual i kondicionerëve është një faktor shtesë për konsumin e lartë. Por nga ana e Drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes bëhet e ditur se shkak për këto kufizime janë vetëm remontet.

 
Top

SHOQERI

Eleni: Si më harruan prindërit në psikiatri

Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara.

 

I braktisin familjarët, 200 persona jetojnë në psikiatri

Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.

 
Top

EDUKIMI

Maturantët, llogaritja e pikëve për në universitet, nis më 23 korrik

Matura Shtetërore, po vjen dalëngadalë, drejt fundit. Pas mësimit të rezultateve në dy provimet e para me detyrim në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, për maturantët, po afron sfida e madhe, që do të mbyllë kapitullin e testimeve të pjekurisë.

 

Juridiku, shkurtohen me 200 kuota pranimet

Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi

 
Top

SHENDETI

“Do t’i dhuroja vajzës gjakun tim deri në pikën e fundit”

Fytyra e njomë dhe sytë e ëmbël të japin imazhin e një engjëlli. Një engjëll që ka zënë dyert e spitalit në Pediatrinë e QSUT-së prej disa ditësh, me shpresën se do të bëhet më mirë. Është vetëm 7 vjeçe dhe arrin të kuptojë hallin e nënës dhe të familjes së saj.

 

QSUT, mungon uji, bllokohen operacionet e zemrës

Operacionet e zemrës janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Alarmin që po u kanoset pacientëve të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit të Kardiologjisë, Ali Alushani, i cili ka kërkuar që të merren masa urgjente për furnizimin me ujë.

 
Top

KOMENTE

Marrëdhënie Publike, jo Propagandë

Marrëdhëniet Publike në Shqipëri janë relativisht një fushë e re e veprimtarisë njerëzore. Analistë të huaj të kësaj fushe kanë dhënë shumë përkufizime për termin Marrëdhënie Publike. Bazuar në studime të ndryshme të kësaj fushe, mendoj se përkufizimi më i përshtatshëm për Marrëdhëniet Publike

 

Hekurudhat me koncesion? Gabim!

Kryeministri i Shqipërisë, z.Berisha, daljet e për-dit-natë-shme në ekran, për korrikun i hapi me një “sihariq”: privatizimin e Hekurudhës. Nuk e di nëse kjo ishte nga ato fjalët e shpeshta që ka nisur t’ia marrë flladi, apo për shkak të temperaturave të larta që kanë mbërthyer vendin.

 

Marrëveshja jetëshkurtër e një ankandi

Qeverisja e re e Maqedonisë do të drejtohet vetëm nga Nikolla Gruevski. Pjesa shqiptare, vetëm emrin do të ketë të tillë. Pas marrëveshjes Gruevski-Ahmeti, kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë mbetën mall-stogu pa treg.

 
Top

LETRAT E LEXUESVE

“Rastet e notave të pamerituara, demoralizojnë fëmijët tanë”

Mbështes shqetësimin e nxënësit maturant që është prononcuar në gazetën “Shekulli”, të datës 6 korrik, tek Letrat e Lexuesve. Dhe jo vetëm ky vit, por edhe 2007-a u shoqërua me një fenomen të tillë të kopjimit në Maturën Shtetërore.

 

“Nuk kontrollojnë dot në mes të ditës, si do kontrollojnë natën?”

Lexova një artikull në shtyp, ku hidhej ideja e legalizimit të shtëpive publike dhe prostitucionit. Kur qeveria nuk kontrollon dot higjienën e mishit e lopës që shitet në kioskat në mes të ditës me diell, si do të kontrollojë higjienën e mishit të bardhë që shitet natën në dhomat gjysme errësirë?

 

“Teprim, që të gjitha mëkatet e 50 viteve t’i atribuohen vetëm një organi”

Edhe këto ditë të nxehta korriku, si këtu e 18 vjet më parë, dosjet janë problemi i ditës, problem që ka zëvendësuar krizën e ujit, të dritave, të minatorëve etj., etj. Po shterohet energjia “intelektuale” me një zell të patreguar.

 

“Sqarojeni kush përfiton dhe çfarë është vërtetë një burrë shteti”

Është i saktë një nga përfundimet e analizës suaj për çështjen e çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i dritave rritet gjithmonë në vitet e treta të qeverisjeve, ndërsa vitin e fundit, atë të katërtin, që është në fakt edhe viti kur zuzarët mendojnë vetëm për vota, nisin e aplikohen falje dhe tërheqje.

 
Top

BOTA DHE RAJONI

Vendoset guri i parë i kufirit Shqipëri - Kosovë

Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).

 

Rajs dhe Bakojani në takim për emrin

24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.

 
Top

SPORT

Bogdani luan në Vlorë me ish-kuqezinjtë

Pas pushimeve pranë familjes së tij në Tiranë dhe në Tajlandë me të dashurën, Erion Bogdani këtë herë ka preferuar të relaksohet në Vlorë. Në shoqërinë e tij, në qytetin bregdetar, janë ish-futbollistët e kombëtares dhe ata të Flamurtarit.

 

PortugeziDeko kalon zyrtarishtte Çelsi

Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",

 
Top

KONTAKT

Ekzistojnë katër hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...

Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë, drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.

 

Në Brindisi, një labirinth-kafaz për emigrantët shqiptarë

Shënimi dhe fotot e këtij numri na janë dërguar nga një lexuese, studente në Itali, e cila kryen shpesh udhëtime nëpërmjet portit të Brindisit. Shënimi dhe fotoja flasin vetë.

 

“Unë i burgosuri, kam një mesazh për bashkëmoshatarët e mi”

Shënimi që po botojmë më poshtë, është dërguar për rubrikën “Kontakt” nga një lexues jo i zakontë. Ai quhet Sokol Biba dhe është pas hekurave të qelisë në Burgun e Peqinit. Letra e tij, që na ka mbërritur me postë, është një apel për bashkëmoshatarët.

 
Top

SPIUNI

Vendimet e Strasburgut

Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

 

Pallavrat e qeverisë

Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.

 
Top
SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

PAMJE NGA SHEKULLI PDF

 

SHEKULLI PDF

 

 

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj
Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print
 

Template Page


Pesë ditë në Vlorë...

U nisa nga Tirana drejt Vlorës për të pushuar nja katër ditë në bregdet. Në furgon takova dy gra, të cilat..

Korrik 2008
HMMEPSD
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      

Welcome to Albania - Saranda