Qendra Kosovare për Studime Humane “Gani Bobi” në një anketë të realizuar lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni ka nxjerrë në epërsi Partinë Demokratike Shqiptare. Sipas anketës, për PDSH janë deklaruar 58, 2 për qind të votuesëve, ndërsa për BDI-në janë deklaruar 38, 6 të votuesëve. Anketa e QSH “Gani Bobi” si subjekt të tretë ka nxjerrur Bashkimin Demokratik Shqiptar (BDSH) me përkrahjen prej 3.2 për qind të votuesve shqiptarë.
Anketa gjithashtu bën të ditur se 25 për qind e elektoratit akoma nuk janë deklaruar se për cilën parti do të përcaktohen, ndërkaq 18, 5 për qind janë deklaruar se nuk do të dalin në zgjedhje.
Në bazë të zonave zgjedhore, për PDSH-në janë deklaruar bindshëm në Zonën 1 dhe 6. Në Zonën 1 për PDSH janë deklaruar 57, 8 për qind, ndërsa për BDI 38,9 për qind.
Në Zonën 6 për PDSH-në janë deklaruar 64, 4 për qind, ndërsa për BDI-në 30,1 për qind. Nga ana tjetër, BDI është në epërsi në Zonën 2, ku për këtë parti janë deklaruar 51, 6 për qind, ndërsa për PDSH 45, 2 për qind. Gjithashtu edhe në Zonën e 5 për BDI janë deklaruar 60, 9 për qind, ndërsa për PDSH-në 30, 4 për qind.
Në Pyetjen se cilin koalicion preferohet për interesat e shqiptarëve, 38 për qind janë deklaruar për koalicionin PDSH dhe VMRO-DPMNE, për koalicionin BDI-VMRO-DPMNE janë deklaruar 12, 8 për qind, koalicioni PDSH-LSDM 0,3 për qind, koalicioni BDI-LSDM rreth 14 për qind dhe nuk janë deklaruar 34,7 për qind.
Në pyetjen se cila parti ka dhënë kontribut më të madh për përmisimin e pozitës së shqiptarëve, për PDSH-në janë deklaruar 50,3 për qind, për BDI 44,3 për qind, për PPD 4,4 për qind dhe për BDSH rreth 1 për qind.
Anketa e Qendrës për Studime Humaniste “Gani Bobi” përmban edhe statistikat lidhur me integrimin e vendit në strukturat veriatlantike, ku për integrimin në NATO dhe BE janë deklaruar mbi 93 për qind të shqiptarëve.
Hulumtimi kuantitativ i kësaj qendre me drejtorin e saj Shkëlzen Maliqi ka filluar më 23 prill 2008 dhe ka përfunduar më 29 prill 2008. Kampioni i hulumtimit është planifikuar për 1000 intervista, dhe janë realizuar 944.
Me hulumtim janë përfshirë 4 zona elektorale, zonat I, II, V dhe VI, në cilat zona edhe është i përqendruar elektorati shqiptar.
***
Ndçrkohç qç Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është lideri më i besuar në kampin e partive politike shqiptare tç Maqedonisç. Sipas anketës së fundit të Qendrës për Tolerancë Ndëretnike dhe Refugjatë (QTNR), në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare, Thaçi gëzon 14 për qind të popullaritetit. Pas tij renditet lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me 9 për qind të votave. Ndërkohë që kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti gëzon vetëm 0,6 për qind të popullaritetit.
Anketa, është realizuar ndaj 2 mijë e 976 qytetarëve të Maqedonisë, në 27 qytete. Ndërsa 20 prilli deri 5 maj i këtij viti ka qenë harku kohor kur edhe është zbatuar. Anketa përmban 11 pyetje, është realizuar në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët, të cilët kanë pasur të drejtën që gjatë mbushjes së fletanketave të japin emrin e plotë ose të mbesin anonim.
Sipas anketës në fjalë në kampin maqedonas kryeson lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me 22 për qind të votave, pas tij vije Tito Petkovski nga Partia e Re Socialdemokrate me 18 për qind, 14 për qind janë prononcuar për lideren e Lidhjes-Socialdemokrate të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, Jovan Manasievski i Partisë Liberal-demokrate 7 për qind, lideri i Partisë Liberale Stojan Andov 0,8 për qind dhe liderja e Partisë për Përtëritje Demokratike të Maqedonisë, Liljana Popovska 0,3 për qind. Nga ana tjetër Lideri i Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fiat Canovski ka marrë 11 për qind dhe Amdi Bajram nga Partia e Romëve 3,2 për qind.
“Dhuna politike ndaj qytetarëve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2008” ishte tema e anketës. Sa i përket jehonës së votuesve, një numër i madh i qytetarëve të anketuar, respektivisht 74 për qind janë prononcuar se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa vetëm 26 për qind se nuk do të dalin fare në votim.