Premte, 08 Gusht 2008 02:52:59
    

Lexoni versionin Print

Kuqi: Zgjedhjet pa efekt juridik në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, i ka deklaruar BBC-së se zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës nuk kanë efekt juridik dhe nuk mund të ndërtohen institucione mbi bazën e tyre.

Hene, 12 Maj 2008 12:34:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, i ka deklaruar BBC-së se zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës nuk kanë efekt juridik dhe nuk mund të ndërtohen institucione mbi bazën e tyre.
Ai ka thënë se legjitimimi i përfaqësuesve të serbëve të Kosovës mund të bëhet vetëm përmes procesit të ligjshëm zgjedhor të organizuar në Kosovë.

Zoti Kuqi ka deklaruar se fitorja e demokratëve në Serbi do të mund të ndihmojë proceset integruese në BE të të gjithë rajonit.

Arbër Vllahiu i BBC-së e pyeti zotin Kuqi se cila është rëndësia e fitores së bllokut demokratik në Serbi për Kosovën dhe rajonin

Kuqi: Vullneti i qytetarëve të Serbië në cdo rast do të respektohet, besoj, nga bota demokratike dhe nga Kosova. Në rastet kur qeveritë rreth nesh, e në këtë rast edhe qeveria e Serbisë, do të jenë demokratike dhe proevropiane të integrimeve, do të jetë më lehtë për qytetarët e Serbisë, por me siguri se do të jetë edhe më bashkëpunuese edhe për rajonin, përfshirë edhe Kosovën dhe të ardhmen për proceset integruese në BE.

BBC: Por zgjedhjet serbe janë zhvilluar edhe në territorin e Kosovës. Disa herë keni thënë gjatë javëve të fundit se ato janë të paligjshme. A është minuar procesi politik në Kosovë me zgjedhjet lokale serbe?

Kuqi: Jo, ka qenë një përpjekje e sërishme për të treguar autoritetin dhe sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën me krijimin e iluzionit mbi qytetarët serbë të Kosovës. Këto janë zgjedhje ilegale të proklamuara nga ne dhe bashkësia ndërkombëtare, pa ndonjë efekt juridik dhe nuk do të ndërtohen institucione mbi bazën e këtyre zgjedhjeve. Pra ka qenë një farsë dhe shumë shpejt do të shihet se ka qenë edhe një lojë politike me vullnetin e disa qytetarëve, që kanë një përceptim të ndryshëm për Kosovën.

BBC: Por zoti zëvendëskryeministër serbët e Kosovës thonë se kanë thënë se kanë marrë pjesë në zgjedhje për të legjitimuar përfaqësuesit e tyre që do të bisedojnë me përfaqësues legjitim të shqiptarëve të Kosovës.

Kuqi: Sa herë që dikush do që t'i legjitimojë përfaqësuesit e vet atëherë këtë duhet ta bëjë përmes procesit ligjor dhe këto zgjedhje kanë qene tërësisht ilegale. Ata do të kenë rastin të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve që do të bëhen në Kosovë, nga rregullat e Kosovës dhe nga njerëzit e Kosovës. Dhe vetëm atëherë do të jenë ligjore dhe legjitime.

BBC: Dhe, mund të shohim pas gjithë këtyre proceseve zgjedhore një relaksim mes Kosovës dhe Serbisë?

Kuqi: Kosova është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me të gjitha shtetet, përfshirë edhe Serbinë. Në këtë drejtim Kosova do ta jap kontributin e saj, do të bashkëpunojë ngusht me faktorin ndërkombëtar, por në cdo rast si dy shtete të pavarura dhe sovrane ato mund të lidhin marrëdhënie të partneritetit të ndërsjellë.


 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML