Fri, 25 Jul 2008 17:56:32
    

Lexoni versionin Print

Qendresa e Rusise shtyn misionin e BE-së në Kosovë me një muaj

16 Maj, ora 19.50 - Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dërguar 200 pjesëtarë të personelit në Kosovë për të përgatitur terrenin për misionin prej 1 mijë e 800 anëtarësh.

Fri, 16 May 2008 19:47:00

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se fillimi i misionit të BE-së  në Kosovë mund të shtyhet për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për kalimin e pushtetit nga Kombet e Bashkuara në mes të qershorit.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dërguar 200 pjesëtarë të personelit në Kosovë për të përgatitur terrenin për misionin prej 1 mijë e 800 anëtarësh. Por ata thonë se për shkak të vonesave për përgatitjen e operacioneve nuk ka shanse që personeli i BE-së të marrë përsipër përgjegjësitë në datën e caktuar dhe fillimi i misionit mund të shtyhet të paktën për një muaj. 

Ata përmendën faktin se Rusia e kundërshton shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe po e përdor pozitën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për ta bllokuar transferimin e përgjegjësive tek misioni i BE-së.

Nuk është e qartë nëse autoritetet e Bashkimit Evropian do të jenë në gjendje të marrin nën kontroll zyrat dhe automjetet që tani përdoren nga administratorët e Kombeve të Bashkuara apo do t'u duhet të blejnë ose marrin me qira.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML