Premte, 08 Gusht 2008 02:28:31
    

Lexoni versionin Print

Haradinaj mbështet hetimin për trafik organesh

17 Maj, ora 17.30 - Haradinaj thotë se ai do të bashkëpunonte me një hetim të pavarërur lidhur me këtë çështje.

Shtune, 17 Maj 2008 15:14:00

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj i ka thënë BBC-së se ai mbështet një hetim lidhur me pretendimet se luftëtarët e tij janë përfshirë në trafikimin e organeve të të burgosurve serbë pas konfliktit të vitit 1999.
Këto akuza kanë dalë në një libër të botuar nga ish-prokurorja e gjykatës së Hagës Carla del Ponte.

Ajo shkruan në librin e saj se të paktën 100 serbë janë transportuar përtej kufirit në Shqipëri ku janë vrarë dhe u janë marrë organet.

Autoritetet në Kosovë e Shqipëri i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Megjithatë zoti Haradinaj thotë se ai do të bashkëpunonte me një hetim të pavarërur lidhur me këtë çështje. Deklaratat e bëra nga ish-prokurorja e krimeve, Carla Del Ponte, do të investigohen. Këtë e ka deklaruar një ish-deputet zviceran.
Në librin e saj, Del Ponte ngre akuza se ushtarët Kosovarë kanë transportuar 300 të burgosur serbë në veri të Shqipërisë, ku më pas i kanë vrarë me qëllim për tu marrë organet.

Serbia dhe Rusia po kërkojnë një investigim për krimet e luftës. Qeveria kosovare, e udhëhequr nga një ish –ushtar i UÇK-së, Hashim Thaçi, i quan të pavërteta akuzat e Del Pontes, ndërkohë që edhe të tjerë zyrtarë dhe politikanë paraqesin skepticizëm lidhur me këto fakte.

Akuzat për këtë trafikim organesh ngrihen nga Del Ponte në librin e saj të kujtimeve “Unë dhe kriminelët e luftës”, që është shkruar gjatë 8 viteve të saj si kryeprokurore për krimet e luftës për ish - Jugosllavinë, me bazë në Hagë.

Ruth-Gaby Vermot-Mangold, një ish-deputet social demokrat, i cili ka investiguar trafikimin e organeve në Europë, ka deklaruar se është e pamundur të hidhet dritë në këtë çështje.

“Ne dëgjojmë për këtë histori por ne nuk kemi një rast konkret” – thotë një pjesëtar i organizatës “Për të drejtat e Njeriut”. “Është e rëndësishme ti shkojmë në fund kësaj çështje për investigimet në Kosovë dhe Serbi dhe të kërkojmë drejtësi”.

Shërbimi i Të drejtave të Njeriut me bazë në New York ka urdhëruar autoritetet kosovare të hetojnë rreth këtyre akuzave, duke thënë se libri i Del Pontes është një “dëshmi shumë e rëndë” për Kosovën.

Javën e kaluar Olga Karvan, ish zëdhënës për krimet e luftës për Jugosllavinë tha se investiguesit Amerikanë nuk kanë gjetur “asnjë fakt thelbësor” që vërteton akuzat e Del Pontes.

Edhe Florence Hartmann, ish zëdhënës i Del Pontes në gjykatën e krimeve të luftës, tha se deklaratat e saj janë të “papërgjegjshme”.

“Duke parë faktet e ballafaquara nga ata që kanë shkuar në Hagë, dhe teoritë e dëshmive, duket se ajo nuk di asgjë, madje as identitetin e tyre. Ajo krijon konfuzion midis fakteve dhe thashethemeve”- tha Hartmann të premten për një gazetë.

Edhe një gjykatës zviceran i krimeve të luftës, Stefan Trechsel, e ka quajtur librin e Del Pontes si jo profesional. Ai tha për një televizion zviceran se ajo nuk ka asnjë fakt për të provuar akuzat e saj të rënda ndaj kosovarëve.

Del Ponte, tashmë ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, është urdhëruar nga qeveria zvicerane të mos japë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje.

Klinika në një shtëpi

Në librin e saj, i publikuar në Zvicër dhe Itali, Del Ponte shkruan se investiguesit e saj kanë vizituar një shtëpi në malet veriore të Shqipërisë. Kjo shtëpi sipas saj është kthyer në një klinikë ku u janë marrë organet 300 të burgosurve serbë. Ata janë shoqëruar në këtë klinikë nga Ushtarët e UÇK-së dhe janë vrarë në mënyrën më makabre, pasi u janë marrë organet- shkruan ajo.

Investigues amerikanë kanë qenë në vend për të ekzaminuar shtëpinë. Aty kanë gjetur pajisje mjekësore kirurgjikale dhe shenja gjaku, por ishte e pamundur të përcaktoje nëse ishte gjak nga qeniet njerëzore apo nga kafshët.

Shumica e viktimave thuhet se kanë qenë serbë, por nuk përjashtohen edhe gra nga Shqipëria, Rusia dhe vendet sllave.

Të tjera burime deklarojnë se pjesë nga trupat janë dërguar në spitalet turke, ku është bërë edhe transplantimi te njerëz të sëmurë.

Në këto akuza, roli i Turqisë në këtë tregti organesh nuk është surprizues- thotë Vermot- Mangold.

“Ne kemi provuar se në Turqi bëhet transplant organesh dhe se ekziston një treg i tillë, kryesisht për veshkat” – tha një militant, i cili ka investiguar tregtinë e organeve për Këshillin e Europës në vitin 2003.

"Shpikjet"
Është e para herë që ngrihen akuza të tilla nga një zyrtar i lartë. Por shumë njerëz shprehin habi se si këto deklarata dolën 5 vjet pasi investiguesit e saj kanë qenë në vendin e krimit. Del Ponte është shprehur se ka qenë e pamundur në atë kohë të ndjekë një investigim total, për shkak të evidencave të pamjaftueshme.

Ministrja e Drejtësisë Kosovare, Nekibe Kelmendi i ka quajtur deklaratat e Del Pontes si “shpikje”.

“Kam patur katër takime private me Carla Del Ponten dhe ajo asnjëherë të vetme nuk më ka përmendur gjëra të tilla” – tha ajo për Associated Press.

Ajo kritikoi Del Ponten “se ka shkruar gjëra të papërmendura në letrat zyrtare”.

Ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, i cili ka mbajtur postin gjatë kohës së luftës në Kosovë, i ka hedhur poshtë akuzat e Del Pontes si “histori të çuditshme dhe fantazi”.

Ministri i punëve të jashtme në Sllovaki, Jan Kubis, tha para Këshillit të Europës se akuzat e Del Pontes rrezikojnë dobësimin e kredibilitetit e gjykatës.

Familjet e Serbëve akuzojnë ish prokuroren se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të vrarët serbë gjatë luftës në Kosovë.


 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • hismet rexmati: - 05-18-08
    Delponte po flak krime te pa baza

    E dim mir se krime makabre u ben nga dhuna Serbe ne Kosov e jo nga UQK. Z Delponte mos haroni se te verteten e dime gjith,ty po mbeshtet nje krim anasjelltash ce mos te bie ne kurth krimi Serb,mendoj se duhet gjukuar Delponte per shpifje dhe nxjerjen e Liberit te korruptuar,

  • ismaili: - 05-18-08
    Haradinaj meshtet hetimin per trafikim organesh

    Serbia si shtet dhe serbet si popull gjithmone neper histori jane udhehequr me moton genjeshtra e perseritur rnjeqind here behet e vertete dhe pothuajse gjithnje ja kane arritur qellimit sidomos kur ka qen fjala per shqiptaret. Ne kete aspekt libri i ish prokurores se ghykates per krime lufte znj. C. del Ponte, Serbise ju ka gjetur ne momentin me te pershtatshem per t'i akuzuar shqiptaret me keso akuzash te pakuptimta. Kurse nga ana tjeter vet kjo fare Carla dhe e gjithe bota demokratike e dijne per gjenocidin e bere ndaj shqiptarve ne Kosove nga ana e ushtrise, policise dhe paramilitarve serb, mirepo per kete as qe i shkroj dy fjali bile!!! Edhe Serbia si shtet demokratik qe po e quan veten tani, ne vend qe te ballafaqohet me krimet qe i ka bere gjithandej ish Jugosllavise(edhe krime te tille qe mundohen t'u ngarkojne shqiptarve) ajo i akuzon ata, kurse lidershipi yne si gjithehere mjaftohet me nje deklarate te shkurter se keto jane shpifje, nuk perkojne me realitatin e pastaj heshte, ne vend qe te ngris padi ne gjykaten nderkombetare nda asaj qe aq paskrupullt fabrikon de perhape te paverteta. 18. maj 2008. 01.22.

  • agim: - 05-17-08
    Delponte dhe gallata e europes

    cdo evropian e di se evropa ne shekuj e ka injorue shqiptarin shtu dhe sot me segmente te caktuera po perpiqet te bej ate pune.me spanjollin solana,me karla de ponten mbesen e francesve spritet me shum.ne jemi te paaft se duhet te ndiqen dy rrug ose antiterrori duhet vra delponten ose gjykata amerikane duhet denue ose delponten ose komanant te trafikut njerzor qe nge ajo

  • agim: - 05-17-08
    Delponte dhe gallata e europes

    cdo evropian e di se evropa ne shekuj e ka injorue shqiptarin shtu dhe sot me segmente te caktuera po perpiqet te bej ate pune.me spanjollin solana,me karla de ponten mbesen e francesve spritet me shum.ne jemi te paaft se duhet te ndiqen dy rrug ose antiterrori duhet vra delponten ose gjykata amerikane duhet denue ose delponten ose komanant te trafikut njerzor qe nge ajo

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML