Premte, 21 Nentor 2008 21:00:10

Lexoni versionin Print

Gruevski kushtëzon partnerët e ardhshëm shqiptar

1 korrik, ora, 20.10- Nikolla Gruevski nuk do të nënshkruajë asnjë dokument me BDI-në në rast të koalicionimit për të përmbushur Marrëveshjen e Majit.

Shekulli Online
Marte, 01 Korrik 2008 20:07:00

Nikolla Gruevski nuk do të nënshkruajë asnjë dokument me BDI-në në rast të koalicionimit për të përmbushur Marrëveshjen e Majit.

Lajmi bëhet i ditur nga Televizioni A1, sipas të cilit ky qëndrim mësohet se është marrë në një mbledhje të fundit të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Marrëveshja e Majit është nënshkruar vitin e kaluar midis Gruevskit dhe Ali Ahmetit, ku parashikohej realizimi i ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe ligje të tjera që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve.

Sipas VMRO-DPMNE-së, kufiri i marrëveshjes midis VMRO-DPMNE-së dhe partive shqiptare do të jenë zgjidhjet që janë pjesë e Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

“Por edhe nëse BDI do të heq dorë nga kërkesa e saj që Gruevski të nënshkruaj dokumentet për realizimin e Marrëveshjes së Majit, prapë nuk është e sigurt hyrja e saj në Qeveri. Përveç se që duhet BDI të pranojë programin e VMRO-DPMNE-së, gjithashtu duhet që të respektojë një marrëveshje që ministrat shqiptarë për punën e tyre të raportojnë para kryeministrit Gruevski dhe jo para organeve partiake. Po ashtu kërkohet që BDI të ndryshojë dhe revidoj qëndrimin e saj për emrin”, bën të ditur televizioni A1, duke cituar burime të lara pranë partisë që fitoi shumicën absolute në zgjedhjet e 1 qershorit.

Sipas të njëjtit burim, Ahmeti vështirë se do të pranojë këto kërkesa të VMRO-DPMNE-së, e cila akoma siç thuhet nuk ka përjashtuar mundësinë që PDSh të vazhdojë të ngelet partneri qeveritar.

A1 nënvizon se do të ketë apo jo marrëveshje midis Gruevskit dhe në anën tjetër Ahmetit dhe Thaçit do të përcaktohet në raundin e tretë të takimeve, të cilët pritet të zhvillohen nesër.

Mandatari Gruevski planifikon që përbërjen e kabinetit të ri qeveritar ta bëjë publike para skadimit të afatit zyrtar për formimin e Qeverisë së re, që është 12 korriku. (INA)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML