Hene, 08 Shtator 2008 12:52:27

Lexoni versionin Print

KS i OKB sot diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot do të diskutoj për zhvillimet dhe situatën në Kosovë.

Shekulli Online
Premte, 25 Korrik 2008 09:16:00

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mon mbi situatën në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës.
Raporti përqëndrohet në procesin e rikonfigurimit të misionit të UNMIK-ut dhe zhvillimeve që i kanë paraprirë këtij procesi.

Zoti Ban thotë se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, autoritetet kosovare i kanë marrë UNMIK-ut pushtetin në mënyrë efikase.

Sipas raportit, serbët e Kosovës kanë sfiduar misionin e OKB-së duke forcuar strukturat e tyre paralele në veri të vendit.

Këto zhvillime, sipas sekretarit të përgjithshëm, kanë ndikuar në krijimin e një realiteti të ri, në të cilin siç ka thënë zoti Ban, "UNMIK nuk mund të funksionojë më në mënyrë efektive sikur në të kaluarën".

Ai propozon që kompetencat në fushën e policisë dhe të drejtësisë t'i barten misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, i cili siç thuhet do të veprojë "nën ombrellën e OKB-së"

Për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit do të raportojë shefi i misionit të OKB-së, Lamberto Zannier.

Një zëdhënës i UNMIK-ut, Russell Geekie tha se zoti Zannier do të përqëndrohet tek çështja e rikonfigurimit të misionit të Kombeve të Bashkuara.

"Mendoj se Sekretari i Përgjithshëm e ka bërë të qartë në raportin e tij të posaçëm për Këshillin e Sigurimit më 12 qershor se misioni i UNMIK-ut duhet t'i përshtatet zhvillimeve të reja në terren dhe ka udhëzuar UNMIK-un që të vazhdojë me planin e rikonfigurimit. Ne kemi dërguar propozimin tonë në Nju-Jork. Këtë javë këtu ishte një zyrtar i lartë nga Nju-Jorku për të diskutuar planin e rikonfigurimit me zyrtarët e UNMIK-ut dhe ne tani po presim përgjigje nga Nju-Jorku"

Zëdhënësi Geekie tha se administrata ndërkombëtare ka filluar procesin e ristrukturimit të UNMIK-ut dhe se për këtë po zhvillon konsultime më të gjitha palët.

Ai nuk ishte në gjendje të thotë se për sa kohë pritet të përfundojë procesi i rikonfigurimit të Misionit të OKB-së në Kosovë.

"Nuk mund t'ju them detajet, nuk mund të zbuloj hollësitë e planit përderisa ai nuk finalizohet, por kjo duhet të bëhet shpejt dhe do të jetë transparente. Ne po diskutojmë me të gjitha palët planin, por natyrisht ne marrim udhëzime nga Nju-Jorku dhe nga Sekretari i Përgjithshëm"

Në seancën e të premtes të Këshillit të Sigurimit, merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse ministri Hyseni do të jetë vetëm vëzhgues në këtë takim, apo do të mund t'i drejtohet ambasadorëve atje.

Çfarë thonë në Kosovë për takimin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, Bajram Kosumi pret që Serbia dhe Rusia të përsërisin qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së misionit të Bashkimit Evropian.

Ish kryeministri kosovar thotë se pavarësisht kundërshtimeve të Beogradit dhe Moskës, Këshillit të Sigurimit duhet t'i bëhet e qartë se pavarësia e Kosovës është cështje e kryer dhe se UNMIK-ut duhet të largohet dhe t'ia lëshojë vendin misionit evropian.

Nga ana tjetër, një përfaqësues i serbëve në veri të Kosovës, Nebojsha Joviq thotë se pret që Këshilli i Sigurimit të qartësohet çështja e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë.

Ai shprehet kundër zvogëlimit të misionit të UNMIK-ut dhe vendosjes së misionit të Bashkimit Evropian.

"Mendoj se zoti Ban me apo pa vetëdije i ka dhënë vetes më shumë të drejta se sa i takojnë. Kur bëhet fjalë për rikonfigurimin e UNMIK-ut, unë mendoj se ky proces mund të bëhet vetëm brenda për brenda UNMIK-ut. Fakti që misioni i OKB-së nuk ka qenë efikas sa duhet, nënkupton që dicka duhet të ndryshohet brenda kësaj strukture, por jo që kompetencat t'i dorëzohet një misioni tjetër, atij të Bashkimit Evropian", tha zoti Joviq, duke shtuar se misioni evropian nuk mund t'u imponohet serbëve.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së merr pjesë edhe ministri i jashtëm Serb, Vuk Jeremiç.

Ai pritet të përsërisë kundërshtimin e qeverisë serbe për fillimin e rikonfigurimit të UNMIK-ut, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML