Një grua, kolege e ngushtë e Radovan Karadxhiç gjatë jetës së tij të fshehur është shokuar kur ka marrë vesh identitetin e vërtetë të personit që ajo e njihte si Dr Dragan Dabic.
Mila Damjanov, 53, kundërshtoi të gjitha raportet ku ajo paraqitej si e dashura e Karaxhiçit. Ajo tha se në fillim ishte e bindur se policia kishte bërë një gabim kur tha se ai ishte njeriu më i kërkuar në Europë për krime lufte.
Ajo tha se Karaxhiç ka refuzuar të hajë në qelinë e tij, ku ai e kalon kohën duke lexuar Biblën.
Damjanov tha: “Kur pashë fotografinë e Dr Daboc në gazetë mendova se bëhej fjalë për ndonjë gabim. Po kaloja në mëndje shumë gjëra për të lidhur figurën e Dr Dabic me atë të Radovan Karaxhiç”.
Ajo shtoi: “Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie intime me të dhe është shumë e rëndësishme për mua kjo gjë”.
Zonja Damjanov, e cila jeton në periferi të Beogradit në Zemun, është e divorcuar dhe gjithashtu përdor emrin Mileva Cicak.
Aktualisht është e papunë, por më parë ka punuar për shërbimin shëndetësor të Beogradit, ku dhe ka shfaqur interes për terapitë alternative.
“E kam takuar Dr Dabic shtatë ose tetë muaj më parë në një leksion për mjekësinë alternative të mbajtur në Beograd” – tha ajo. “Mbaj mend se ai ka folur për energjinë kuantike dhe për teknikat që ai përdorte për ti aplikuar në realitet”.
“Meqënse unë isha e interesuar në këtë temë prej shumë kohës dhe kisha lexuar shumë rreth saj, mu mbush mendja se Dr Dabic ishte pothuaj ekspert për këtë. Kjo është edhe mënyra si ne u takuam”.
Për disa vite Karaxhic, një ish student i mjekësisë, ka jetuar në një apartament në Baograd dhe ka praktikuar mjekësinë alternative, duke botuar edhe shumë artikuj në revistën Healthy Life, lidhur me këtë çështje.
Ai kishte përgatitur me kujdes edhe një histori të jetës së tij me të cilën ishte prezantuar te njerëzit përreth. Ai u thoshte atyre se kishte jetuar në Amerikë, ku edhe kishte një familje, dhe në muret e zyrës së tij kishte ngjitur një fotografi me katër fëmijë në liqenet e Los Angelesit.
Zonja Damjanov tha për gazetën Serbe, Pravda: “Ai përmendte shpesh faktin se kishte fëmijë dhe nipa në SHBA”.
“Unë nuk isha shumë e interesuar në këtë çështje pasi nuk më pëlqen të pyes shumë lidhur me jetën private të njerëzve. Ne kemi folur shpesh për pacientët, jetën e shëndetshme dhe mjekimet. Ai ishte shumë i dashur për njerëzit të cilët i shëronte”.
E pyetur nëse kishte diskutuar ndonjëherë me të për çështje politike, ajo tha: “Jo, unë jam totalisht kundra politikës dhe e vetmja organizatë ku unë kam qenë anëtare është libraria”.
Sa i përket faktit se çfarë shihte tërheqës te ai, ajo tha: “Mos fyeni inteligjencën time. Unë kam bashkëpunuar me të profesionalisht dhe do të ishte e padenjë për mua të komentoj aparencën e tij fizike, por nëse ju insistoni, do të thosha se më dukej më shumë një apostull se sa bohem.