Premte, 21 Nentor 2008 21:52:32

Lexoni versionin Print

Hyseni: Presim njohjen nga Maqedonia dhe Mali i Zi

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni ka deklaruar se është në pritje të njohjes së Kosovës nga dy vendet fqinje Maqedonia dhe Mali i Zi.

Shekulli Online
Enjte, 07 Gusht 2008 11:34:00

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni ka deklaruar se është në pritje të njohjes së Kosovës nga dy vendet fqinje Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Presim që edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia ta njohin Kosovën shpejt. Në nivele të ndryshme, Kosova ka pasur kontakte edhe me njërin shtet, edhe me tjetrin, dhe në të gjitha nivelet nuk është lënë asnjë përshtypje për kurrfarë mundësie të mosnjohjes. Në të gjitha takimet është lënë përshtypja e mundësisë së njohjes shpejt”, theksoi në intervistën për Evropën e Lirë, shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni.

Ai thekson se ka marrë sinjale nga Podgorica se do të ndodh shumë shpejt njohja e Kosovës.

”Unë kam pasur një takim me ministrin e Jashtëm malazez në Kollashin të Malit të Zi dhe përshtypjet e mia të forta janë se Mali i Zi do të na njohë. Atëherë ishin përshtypjet se do të na njihte shpejt. Me gjasë kjo nuk ndodhi shumë shpejt, mirëpo, sido që të jetë, nuk shoh mundësi dhe rrugë tjetër përpos që Mali i Zi dhe Maqedonia do të na njohin shpejt”, theksoi Hyseni.

Ai gjithashtu ka nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të ndodhë në një “afat optimal”. (INA)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML