Shtune, 22 Nentor 2008 00:53:36

Lexoni versionin Print

Maqedonia nuk pritet të hyjë në BE para vitit 2012

Çështja e emrit, mungesa e dialogut politik si dhe parregullsitë që ndodhën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të vonojnë bisedimet e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Shekulli Online
Enjte, 07 Gusht 2008 18:21:00

Çështja e emrit, mungesa e dialogut politik si dhe parregullsitë që ndodhën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të vonojnë bisedimet e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Ky është arsyetimi i Komisionit Evropian (KE) në raportin që në nëntor duhet t'i dorëzohet qeverisë së Maqedonisë.

Në një përmbledhje mbi vendet aspirante për hyrjen në Bashkimin Evropian, e të transmetuar nga televizioni prestigjioz botëror “BBC”, thuhet se "vlerësimet e komunitetit ndërkombëtar për Maqedoninë vazhdojnë të jenë gri dhe si refren të konkluzioneve mbi zhvillimet e brendshme politike, mungesën e efikasitetit të luftës ndaj korrupsionit, mungesën e dialogut politik, si dhe funksionimin e administratës shtetërore, në fakt politizimin e saj”.

Edhe pse raporti përfundimtar i Komisionit Evropian nuk përmban një datë të saktë për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në BE, spekulohet se kjo mund të ndodh në vitin 2012. Ajo që më së shumti bie në sy, sipas BBC-së, është se ashtu sikur vetoja e Greqisë për në NATO, e njëjta do të vazhdojë edhe për anëtarësimin në BE-në.

Maqedonia, sipas komunitetit ndërkombëtar, po ashtu nuk e ka hequr ende ngadalësimin e implementimit të reformave në shumë sfera. Vendi, siç raporton BBC, vlerësimet e Brukselit po ecë shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformave në gjyqësi e polici. (INA)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML