Premte, 19 Mars 2010 08:38:33

Lexoni versionin Print

Kosovë:Mocion për shkarkimin e ministrit të jashtëm Hyseni

Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.

Shekulli Online
Diel, 07 Shtator 2008 14:09:00

Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Mocioni i është dorëzuar të premten pasdite Kryesisë së Kuvendit, duke u përcjellë me kërkesën që kjo çështje të futet në rend dite qysh në seancën e parë të sesionit vjeshtor të punimeve të Kuvendit, bën të ditut gazeta Koha Ditore.

Shefi i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, e ka arsyetuar kërkesën e deputetëve të kësaj partie me ngecjet në konsolidimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me shtrirjen e rrjetit diplomatik në shtetet e jashtme.

“GP i AKR-së konsideron se tashmë janë pjekur kushtet që ministri Hyseni të japë llogari për neglizhencën që ka treguar gjatë procesit të funksionalizimit të MPJ-së”, ka thënë Makollit. Ai beson se kërkesa e tyre do të mbështetet edhe nga partitë të tjera opozitare , në rast se arrin të hidhet në votim. /Telegrafi/
 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML