Premte, 21 Nentor 2008 21:03:12

Lexoni versionin Print

Rohan: Ndarja e Kosovës s’është zgjidhje

Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka thënë se ideja për ndarjen e Kosovës nuk është zgjidhje, meqë do të çonte drejt kërkesave të tjera për ndarje, posaçërisht në Serbinë Jugore ose rajone të të tjera.

Shekulli Online
Hene, 06 Tetor 2008 12:26:00

Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka thënë se ideja për ndarjen e Kosovës nuk është zgjidhje, meqë do të çonte drejt kërkesave të tjera për ndarje, posaçërisht në Serbinë Jugore ose rajone të të tjera.

Në një intervistë për BBC-në, zoti Rohan tha se ideja për ndarjen nuk është e re por ajo gjithnjë është kundërshtuar nga të gjithë, përfshirë edhe Grupin e Kontaktit.

Ai tha se së bashku me ish-presidentin finlandez Martti Ahtisaari do të mund të lobonin për zgjidhjen që kanë paraqitur në OKB, atë të pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtare për Kosovën.

Albert Rohan e ka cilësuar si të padobishme nismën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, meqë pavarësia e Kosovës, siç ka thënë, është e pakthyeshme.

“Motivi është i qartë. Qëllimi është të shtyhet njohja e pavarësisë së Kosovës, sepse shumë vende do të thonë le të presim nëse Gjykata Ndërkombëtare do të deklarohet për këtë çështje. Mendoj se nga pikëpamja e substancës, është një nismë e padobishme sepse nuk do të ndryshojë asgjë. Çfarëdo që të thotë Gjykata pavarësia e Kosovës është një fakt dhe e pakthyeshme. Prandaj unë nuk shoh shumë arsye në këtë nismë”, theksoi diplomati Rohan.(BBC)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML