Një raund i ri i bisedimeve për emrin do të filloj sot në Nju Jork, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësimin e mediatorit Metju Nimic.
Sipas paralajmërimeve mediatori i OKB-së, Metju Nimic para negociatorëve grek dhe maqedonas, Adamantis Vasilakis dhe Nikolla Dimitrov do të paraqes propozim të ri dhe final për emrin.
Lidhur me këtë propozim, palët në bisedime, në një afat të caktuar nga ndërmjetësi Nimic duhet të japin përgjigje konkrete.
Sipas mediave greke, në rast se edhe kësaj radhe negociatat rezultojnë pa marrëveshje, bisedimet do të ngriheshin për një periudhë të pacaktuar për shkak të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor dhe në Maqedoni të cilat pritet të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.
Negociatorët maqedonas, Nikolla Dimitrov dhe Protogjer janë nisur një Nju Jork pa një qëndrim dhe pozicion të unifikuar të kreut shtetëror dhe politik.
Partitë e koalicionit të udhëhequra nga VMRO-DPMNE dhe BDI kanë shprehur qëndrimin se formula e dyfishtë duhet të jetë zgjidhja bazë për çështjen e emrit në negociatat me palën greke të ndërmjetësuara nga mediatori i OKB-së Metju Nimic.
Ndërkaq, sipas presidentit, kjo zgjidhje është në kundërshtim me pjesëmarrjen aktive në bisedime të negociatorëve maqedonas.
Nga ana tjetër, pozicioni i Athinës zyrtare është se, zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët, emër me përcaktim gjeografik i cili do të shërbente për të gjitha përdorimet. (INA)