Shtune, 22 Nentor 2008 01:15:14

Lexoni versionin Print

Robert Gates për vizitë në Maqedoni

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates sot do të qëndrojë në Maqedoni, ku do të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore të përfshira në procesin SEDM.

Shekulli Online
Marte, 07 Tetor 2008 10:37:00

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates sot do të qëndrojë në Maqedoni, ku do të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore të përfshira në procesin SEDM.

Sekretari shtetëror amerikan Gates, sipas paralajmërimeve, do të ketë takim të përbashkët me presidentin Branko Cërvenkovski, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministrin e Mbojtjes, Zoran Konjanovski.

Në Ohër do të mbahet mbledhja vjetore e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore të përfshira në procesin SEDM, që do të zgjasë deri të enjten.

Në mbledhjen, krahas ministrave të mbrojtjes nga shtetet e rajonit, dhe sekretarit shtetëror për mbrojtje i SHBA-së Robert Gej pritet të marrin pjesë edhe, komandanti i krahut jugor të NATO-s me seli në Napoli, Mark Ficxherald, komandanti i brigadës së Evropës Juglindore Virxhill Balaceano, ministri grek i Mbrojtjes Evangelos Meimarakis dhe nënsekretari shtetëror italian, Xhuzepe Kosiga.

Në mbledhjen në Ohër do të marrin pjesë edhe ministrat e mbrojtjes të vendeve vëzhguese në procesin e SEDM-së.

Në SEDM janë përfshirë 12 vende - anëtare të barabarta edhe atë SHBA-ja, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania, Turqia, Ukraina, Kroacia, Sllovenia dhe Bosna e Hercogovina dhe katër vende vëzhguese - Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia. (INA)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML