Premte, 21 Nentor 2008 20:58:11

Lexoni versionin Print

Gruevski: Unitet për ruajtjen e emrit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski theksoi se Maqedonia duhet të punojë dhe angazhohet për ruajtjen identitetit, emrit, posaçërisht historisë dhe kulturës.

Shekulli Online
Shtune, 11 Tetor 2008 14:37:00

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski theksoi se Maqedonia duhet të punojë dhe angazhohet për ruajtjen identitetit, emrit, posaçërisht historisë dhe kulturës.

Kreu i Qeverisë tha se në këtë drejtim duhet të jemi unik, pa dallim të përkatësisë partiake, fetare, pa dallim të marrëdhënieve personale.

“Vetëm nëse jemi të bashkuar do të realizojmë qëllimin tonë, por nëse jemi të ndarë do të biem para testit të historisë, se përgjegjësia të cilën e mbajmë si individë, sot është e vendosur në test, nga përfundimi i të cilit varet ardhmëria jonë. Nuk mundemi vetë, nuk mundem as unë vetë, Nikolla Gruevski, as Branko Cërvenkovski, as Zoran Zaev, as Ali Ahmeti, as Menduh Thaçi as të tjerët. Nuk munden vetë as shqiptarët, as maqedonasit, turqit, serbët etj. Nuk munden vetë, por mundemi së bashku”, tha Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se të gjithë jemi të obliguar që ta ruajmë dhe ndërtojmë vendin tonë, të luftojmë dhe punojmë për atë. (INA)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • tosi: - 10-12-08
    bravo gruesvski

    kryeministri naqedonas eshte per tu pergezuar qe lufton per mbrojtjen e identitetit te vendit te tij,nderkohe kryeministri shqipetar as nuk do t'ja dij per kete,Per interesat e tija personale ai mund ta shesi identitetin e vendit te tij tek serbet si Damir Fazllic.Turp!!!!

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML