Premte, 21 Nentor 2008 21:47:51

Lexoni versionin Print

Qeveria, masa për mbrojtjen e pavarësisë

Qeveria e Kosovës do të angazhojë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Shekulli Online
Shtune, 11 Tetor 2008 17:50:00

Qeveria e Kosovës do të angazhojë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vlora Çitaku, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, nuk ka dhënë shumë detaje për platformën, e cila është duke u përgatitur, por ka shpjeguar se janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për t'u përballur me çështjen e iniciativës serbe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Për shkak të natyrës dhe ndjeshmërisë së çështjes, unë nuk mund të bëj publike gjithçka që është punuar në këtë drejtim. Ne tashmë jemi përgatitur për të dyja situatat dhe kemi qenë të përgatitur edhe më parë. E vërteta është që ne jemi në kontakt me ekspertë edhe vendorë, edhe ndërkombëtarë. Tani jemi në fazën e finalizimit të platformës sonë dhe shumë shpejt një gjë të tillë do ta bëjmë publike", tha Çitaku

Çitaku theksoi se Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe, sipas saj, qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të frikësohen nga vendimet e gjykatës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka pranuar kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme për të dhënë mendimin mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Zyrtarë të Gjykatës kanë bërë të ditur se do të hartojnë një listë të shteteve dhe organizatave, që do të mund t'u japin gjykatësve informacione relevante. Pas kësaj do të caktohet koha e dëshmive dhe e dëgjimeve publike. /Telegrafi/


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML