Piratë somalezë kanë marrë peng 20 pjestarë të ekuipazhit të një anije ukrainase, njëri prej të cilëve është shqiptarë. Grupi i piratëve i përbërë prej 50 vetave dhe që kryesohet nga Zugul Ali ka kërkuar 20 milion dollarë amerikan në këmbim të lirisë së pengjeve, përndryshe do t’i vrasin ata brenda orëve në vazhdim, deri në afatin final të nisjes së datës 14 tetor 2008.
Burime zyrtare nga zyra e NATO-s, citohen deklarojnë se grupi prej 50 piratësh ka arritur të bllokojë rreth 300 kilometra larg portit somalez, anijen “Mv Faina” me flamur ukrainas, e cila transportonte armatime të kalibreve të ndryshme.
Lajmin e ka konfrmuar edhe Komanda e Marinës Ndërkombëtare me seli në Kuala Lumpur të Malajzisë.Në anijen e transportit gjenden disa dhjetëra tanke dhe një numër shumë i madh armatimi dhe municione të kalibrit të rëndë të cilat do të dërgoheshin nga Ukraina, në Mombasa. (INA)