Premte, 21 Nentor 2008 18:41:53

Lexoni versionin Print

Emiratet Arabe njohin Kosovën

Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51.

Shekulli Online
Marte, 14 Tetor 2008 18:37:00

Emiratet e Bashkuara Arabe njohën sot pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i parë arab që e njeh Kosovën. "Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin se e njohin Kosovën si shtet të pavarur", ka njoftuar WAM- agjencia zyrtare e lajmeve në EBA.

"Kjo lëvizje është në një linjë me përkrahjen për të drejtën legjitime të popullit për vetëvendosje", citon WAM, agjencia franceze e lajmeve (AFP).

Pesëdhjetë shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe të SHBA-së e kanë njohur deri më tani Kosovën, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt.

Emiratet e Bashkuara Arabe, janë aleat i SHBA-së dhe kanë një kontigjent në forcën ndërkombëtare të NATO-s të vendosur në Kosovë, që nga viti 1999. Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i tretë që e njeh Kosovën pas Malit të Zi dhe Maqedonisë, që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro nismës serbe për ta dërguar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo Gjykatë tha të premten se ka marrë kërkesën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që të pronocohet mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. /REL/


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML