Hene, 13 Tetor 2008 16:16:26

Lexoni versionin Print

Shefi nuk të dëgjon, sepse është shef...

Një studim i fundit ka treguar se kur je në krye të diçkaje tenton ti shohësh të tjerët më pak seriozisht. Kur bëhesh shef je më pak i aftë “të kuptosh se çfarë mendojnë dhe ndjejnë të tjerët”.

Shtune, 10 Maj 2008 10:38:00

Një studim i fundit ka treguar se kur je në krye të diçkaje tenton ti shohësh të tjerët më pak seriozisht. Kur bëhesh shef je më pak i aftë “të kuptosh se çfarë mendojnë dhe ndjejnë të tjerët”.

“Pushteti e bën njeriun të marrë përsipër më shumë rrezik dhe shpeshherë rreziku është gjë e mirë” – thotë psikologu, Adam D. Galinsky i Kellogg School of Management at Northwestern University in Evanston, Ill.

Por pushteti nga ana tjetër të bën që të  mos përfillësh vartësit e tu.

Pra në total, pushteti nuk është një gjë e keqe, thotë Galinsky, autori i kërkimeve të sjelljes së njerëzve që janë me pushtet. Por duhet pak ndihmë.

“Pushteti është si një pedale me gaz” – thotë ai. “Por ato që të ndihmojnë të mos përplasesh janë rrotat”. Ai që do ti ketë nën kontroll këto rrota duhet të tregojë vëmendje për opinionet dhe ndjenjat e vartësve të tij.

Duket sikur kjo është një punë e lehtë, por kërkimet kanë treguar se të paktë janë shefat që sillen siç duhet me vartësit e tyre.

Për ti shkuar në fund kërkimeve të tyre, specialistët bënë katër eksperimente me studentë.

Në njërin prej eksperimenteve, 57 studentë (41 femra dhe 16 meshkuj) u ndanë në dy grupe. Anëtarëve të një grupi u është kërkuar të shkruajnë një ese për kohën kur kanë patur në dorë diçka, pra kanë patur një pushtet të caktuar mbi dikë. Ndërsa të tjerëve ju kërkua të shkruajnë kohën kur dikush tjetër i ka kontrolluar, pra kohën kur kanë qenë vartës.

Pastaj secilit pjesëmarrës i është dhenë një lapustil dhe u është kërkuar të shkruajnë germën “E” në ballin e personit që kishin përballë.
Ky mund të duket një eksperiment prej kalamajsh por ka dhënë rezultat sa herë që është zhvilluar.

Ja se çfarë ndodhi:

Shumica e studentëve shkruan esenë e të qenit shef , e shkruajtën E  në ballin e tjetrit me këmbët nga ana e kundërt.

Pra ata qe e konsideronin veten shef e shkruajtën E ashtu siç do shfaqej tek ata imazhi dhe jo se si e shihnin të tjerët.

Ndërkohë që ata që kishin shkruar esenë sikur ishin pa pushtet e shkruajtën E ashtu sic duhej. Edhe një sugjestion mund ta çojë njeriun në atë drejtim.

Por çuditërisht studiuesit kanë marrë rezultate të ndryshme nga kërkimet në vende të ndryshme. Kështu në SHBA pjesëmarrësit e studimit e lidhnin pushtetin me veprimin dhe lidershipin, ndërkohë që në Azi e lidhnin më shumë me përgjegjësinë.

“Në SHBA, pushteti konceptohet si një mundësi për të marrë përsipër rrezik dhe shans. Ata fokusohen në qëllimet e kompanisë dhe i udhëheqin njerëzit drejt egocentrizmit dhe në plotësimin e dëshirave të tyre” – thotë Galinsky. “SHBA ka kultura të ndryshme por në Azinë Lindore ka kulturë tjetër”.
Në Azi kultura është e tillë që të kushtëzon të kushtosh vëmendje për idetë e të tjerëve.

Nëse shefat nuk mësojnë si ti dëgjojnë vartësit e tyre, ka më pak shanse për të qenë të suksesshëm. Kështu pushteti është vetëm njëra anë e ekuacionit.

“Lidhja e anasjelltë midis pushtetit dhe të dëgjuarit i lejon shefat të përmbushin detyrat e tyre në kohë afat shkurtër por i çon drejt dështimit në një kohë afatgjatë.

Në këtë rast ka vend dhe shprehja: “Sillu mirë me vartësit në rrugën e ngjitjes se mund ti takosh drejt asaj të zbritjes”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML