Përpjekjet e Bankës Botërore për të përkufizuar rolin e saj në ekonominë e globalizuar ka ngritur një çështje të madhe:
A na duhet Banka Botërore?
Vetëm pak kohë më parë Banka Botërore u përfshi nga një skandal që vuri në pikëpyetje të madhe përdorimin e fondeve të Bankës. Ish shefi i Bankës, Paul Wolfowiz u akuzua se i kishte abuzuar me rritjen e rrogës për të dashurën e tij.
Më vonë, në muajin Shtator, në një panel të mbajtur nga Paul Volcker, ish shefi i FED (Bankës Qendrore Amerikane) tha se Banka Botërore e ka të pamundur mbajtjen nën kontrolla të fondeve të saj. Kohë të vështira, vërtet.
Përgjegjësia për menaxhimin e Bankës Botërore ju besua më vonë departamentit të bankës për Integritet Institucional (INT).
Por ndërkohë që Volcker dhe kolegët e tij pranuan që INT të luante një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, kuptuan se bashkëpunimi me të ishte i pamundur dhe e nxorrën këtë institucion infektiv.
“Ajo që duhet bërë, është bashkëpunimi midis gjithë Grupit të Bankës Botërore, më qëllim luftën ndaj korrupsionit” – konkluduan ata.
Përjekjet e Wolfowitz për të përmirësuar rolin e udhëheqjes së Bankës Botërore dhe strategjia e tij anti-korrupsion ishte ndërtuar mbi dy shtylla kryesore: duke nxitur anëtarët e bankës që të luftonin vetë ato korrupsionin si dhe duke marrë masa mbrojtëse dhe duke rritur integritetin e operacioneve të bankës.
Ndërkohë që INT ‘kishte arritur disa suksese të dukshme’, paneli zbuloi se kishte shumë shtrembërime në disa operacione të bankës, ndërkohë që edhe marrëdhëniet midis huadhënësve dhe bankës ishin përkeqësuar.
Një raport tjetër i bërë publik nga Grupi i Zhvillimit të Pavarur të Bankës Botërore (IEG), i cili është i ngarkuar për mbikëqyrjen e programeve të bankës dhe prioriteteve të saj, nxori një problem tjetër më të madh – për çfarë na nevojitet ky institucion- dhe bankat e tjera të zhvillimit. Ato japin para për vendet në zhvillim, të cilat tashmë janë të gatshme të futen në tregjet globale me interesa konkurruese.
Rritja e shpejtë e ekonomive të vendeve në zhvillim si, Brazili, Kina, Meksika, India etj do të thotë se ato nuk kanë më nevojë tu drejtohen për fonde Bankave ndërkombëtare.
Shumë nga vendet në zhvillim po paguajnë huat e marra në Bankën Botërore për një normë mesatare prej 3.8 miliardë dollarë në vit.
Tashme një e treta e vendeve me të ardhura mesatare ka mundësi investimi të brendshme.
Vendet në nevojë të cilat nuk kanë mundësinë e investimeve të brendshme, dhe kanë vështirësi që të futen në tregun global, janë shumë të pakta. Aq të pakta sa duket sikur Banka Botërore është një humbje e burimeve.
Kritikët ngrenë çështjen, nëse Banka Botërore ka një rol të vlefshëm në globalizimin e ekonomisë.
Ekonomistë si Adam Lerrick në Universitetin Carnegie Mellon dhe American Enterprise Institute, konkludojnë se nëse Banka Botërore nuk bën një reformim të përgjithshëm, roli i saj në ekonomi do të jetë i pavlerë.
Lerrick e shikon bashkëpunimin multilateral si ti pavlerë. “Ata mund të luajnë një rol shumë të madh po nuk po e bëjnë” – thotë ai.
Ata e kanë më të lehtë të japin fonde për vende si Turqia, e cila nuk e ka të vështirë ti gjejë edhe nga sektori privat.
Lerrick nuk është dakord edhe me argumentin e bankës se duhet të çojë fondet në vendet me të ardhura të mesme dhe të riinvestojnë në sektorë si shëndetësia, ku sektori privat e ka të vështirë të futet.
Motivi i fitimit është i diskutueshëm. Lerick beson se banka nuk është fitimprurëse në të gjitha investimet e saj.
Sa i përket argumentit se banka investon në projekte edukimi ose shëndetësie ku sektori privat nuk futet – Lerrick thotë se “Kjo nuk është e vërtetë pasi Banka Botërore jep hua vetëm me garanci qeveritare.
Nëse sektori privat do të kishte garancinë bankare atëhere nuk ka arsye pse mos të investojë. Nuk ka projekt në vendet demokratike ku sektori privat nuk do të futej nëse do të kishte garancinë qeveritare”.
Ndryshimi i këndvështrimit
IEG i ka kërkuar bankës disa herë rifokusimin me vendet në zhvillim dhe përmirësmin e korrupsionit brenda saj. Po ashtu një sugjerim tjetër ka qenë që Banka Botërore të merrej vetëm me vendet shumë të varfra ose me borxhe të mëdha.
Pablo Guerrero, këshilltar në i zv/presidentit të Bankës Botërore tha se: “Ne kemi reduktuar vazhdimisht huadhënien në venet e Europës, ndërkohë që vende si Rusia, Kili dhe Afrika jugore kanë përfituar shumë pak nga fondet gjatë tre viteve të fundit.
Sipas tij, ka një lëvizje të fondeve që jep Banka Botërore drejt vendeve më në nevojë.
Sipas Guerreros, -ndërkohë që fitimet neto të bankës Botërore mbeten ‘të kënaqshme’, kthimi nga huat e dhëna nuk është i mjaftueshëm për të paguar të gjitha shpenzimet administrative të bankës.
Por çështja kryesore nuk është fitimi por fakti nëse Banka Botërore jep vërtet fonde, që operatorët private nuk mund ti japin?
Sipas Guerreros në të ardhmen Banka Botërore do të japë më pak hua dhe më shumë shërbime. Parësore për këtë bankë është ulja e kostove.
Në të ardhmen ajo mund të jetë më shumë një institucion konsulencë financiare se sa kredidhënës.