Hene, 13 Tetor 2008 16:13:47

Lexoni versionin Print

Konfindustria: Ligjet e biznesit kaluan pa konsultime

17 maj, ora 14:50 - Projektligjet ne fjale jane mjaft te rendesishem per terrenin e punes se biznesit ne pergjithesi dhe biznesit prodhues&sherbimeve ne vecanti,

Shtune, 17 Maj 2008 14:34:00

Ligji për “Procedurat tatimore” dhe ai “Për Falimentimin” është kaluar në Kuvend pa marrë parasysh vërejtjejt e biznesit. Ky është shqetësimi i ngritur nga Konfindustria lidhur me mënyrën si u veprua për miratimin e këtyre ligjeve.
Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, u shpreh se:  “Shqetesimi i Konfindustrise rrjedh nga fakti se te projektligjet ne fjale jane mjaft te rendesishem per terrenin e punes se biznesit ne pergjithesi dhe biznesit prodhues&sherbimeve ne vecanti, cka ne menyre te arsyeshme kerkonte nje shqyrtim te hollesishem ndermjet grupeve te interesuara dhe marrje parasysh te verejtjeve te ketyre te fundit”.

Vërejtjet e bëra për ligjet

1- P-L per “Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise” prej me shume sesa 10 muaj i eshte nenshtruar kundershtimeve te arsyetuara te Konfindustrise, bazuar ne pervojen e vendeve me te zhvilluara te BE. Konfindustria i ka paraqitur kundershtimet dhe njekohesisht propozimet e saj per rregullimin e problematikes se verejtur ne menyre te vazhdueshme ne institucionet ekzekutive dhe parlamentare te vendit, gjithashtu edhe ne te gjitha institucionet mediatike. Ne Komisionin Ekonomi-Finance perfaqesuesit e Konfindustrise ne menyre te qarte paraqiten shqetesimet dhe njekohesisht edhe permiresimet e domosdoshme perkatese per thelbin e projekt ligjit. Deputetet/antare te Komisionit Ekonomi-Finance pa dallim ngjyrash politike ne debatin e zhvilluar mbeshteten plotesisht propozimet dhe verejtjet e Konfindustrise.  Nderkohe qe mjaft prej verejtjeve te Konfindustrise u pranuan ne parim me shumice derrmuese nga deputetet e te gjitha ngjyrimeve politike, duke premtuar permiresim ne P-L e paraqitur me pas nuk u zhvillua asnje seance informuese sesi i pasqyruan verejtjet ne draftin perfundimtar qe u miratua ne parim nga Kuvendi i Shqiperise.

2- Krejtesisht e paqarte dhe nxituar eshte menyra e sesi u veprua me ligjin “Per Falimentin ne Republiken e Shqiperise”. Konfindustria shpreh qartesisht para publikut se projekt-ligji ne fjale nuk i eshte neneshtruar asnje keshillimi me Konfindustrine, perfshi edhe mungesen e kalimit ne Keshillin Kombetar te Biznesit ku Konfindustria ka perfaqesuesin e saj dhe shqyrtimi i projektligjit eshte i detyrueshem me ligj. Aq me shume kur behet fjale per rregullime ligjore te rendesishme, sikurse eshte ligji ne fjale. Antaret e Konfindustrise shprehin habine dhe njekohesisht shqetesimin e tyre lidhur me venien perballe faktit te kryer dhe anashkalimit te tyre nga institucionet ekzekutive dhe parlamentare per rastin ne fjale.

Konfindustria, duke patur parasysh rendesine e jashtezakonshme, qe ka klima e mirebesimit biznes-shtet sidomos kur eshte fjala per domosdoshmeri e shtimit te investimeve prodhuese te vendit dhe te huaj, ku vend themelor ka njohja dhe marrja parasysh e verejtjeve profesionale sidomos te industrialisteve si shtylla e ekonomise kombetare, kerkon nga Kuvendi i Shqiperise dhe Kryeministri z. Sali Berisha:

1- Terheqjen nga procesi i miratimit te 2 Projekt Ligjeve te siperpermendur
2- Fillimin sa me shpejte te procesit te njohjes dhe te keshillimit me Konfindustrine dhe grupet e tjera te interesit per: Draftin perfundimtar te Projekt- ligjit “Per procedurat tatimore” pas debatit me grupet e interesit si dhe njohjen me thelbin e Projekt-ligjit “Per falimentin” deri me tash krejtesisht i panjohur dhe i pa keshilluar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Piratë somalezë peng 20 marinarë, njëri shqiptar

Piratë somalezë kanë marrë peng 20 pjestarë të ekuipazhit të

Qeveria, masa për mbrojtjen e pavarësisë

Qeveria e Kosovës do të angazhojë ekspertë vendorë dhe

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML