Vjedhja e energjisë elektrike dhe ndëshkimi do të jenë tashmë vepër penale, e cila do të ndëshkohet nëpërmjet një ligji të veçantë të hartuar nga ministria e ekonomisë. Sipas ministrit të ekonomisë, nevoja e këtij ligji, i cili parashikon burg për abuzuesit, ka ardhur për të ulur vjedhjet në rrjet, ndërkaq, përsa i përket privatizimit të OSSH, Ruli tha, se për vetë situatën në të cilën është gjendur si kompania energjetike ashtu dhe qeveria, privatizimi merr një vështirësi dhe rëndësi edhe më të madhe.
Përsa i përket kompanisë së privatizuar tashmë, ARMO, Ruli tha se të gjitha negociatat me Refinery po ecin brenda afateve të parashikuara. Ndërkaq, përsa i përket pagesës, amerikanët kanë deklaruar se menjëherë pas kalimit në parlament, pagesa do të bëhet Brenda 24 orëve.
Privatizimi i ARMO e OSSH, janë dy nga privatizimet më të mëdha e më të rëndësishme. Qeveria arriti të shesë ARMO për 128.75 milionë euro, në një kohë që për OSSH, më me rëndësi do të jetë vlerësimi teknik i ofertës.