Tërhiqet nga futbolli Fortuzi, lojtar i Tiranës dhe i Kombëtares
Pas humbjes së ekipit të Tiranës më skuadrën shkodrane, Vllazninë, në ndeshjen finale për kupën e kampionit të Shqipërisë, kanë ndodhur një sërë ndryshimesh në futboll.
Pre, 09 Maj 2008 11:26:00
Pas humbjes së ekipit të Tiranës më skuadrën shkodrane, Vllazninë, në ndeshjen finale për kupën e kampionit të Shqipërisë, kanë ndodhur një sërë ndryshimesh në futboll. Ndërkohë që gjatë ndeshjes tashmë ishin përjashtuar tre futbollistë nga klubi i Tiranës. Ndërkohë sot mësojmë se një prej lojtarëve të këtij ekipi Indrit Fortuzi ka bërë të ditur tërheqjen e tij nga futbolli.
Fortuzi është futbollist i skuadrës së Tiranës, por ai është edhe lojtar i kombëtares shqiptare. Sot në orën 19 00 Fortuzi do të mbajë një konferencë për shtyp për të shpjeguar arsyet e largimit të tij.
- PERDORIMI
- Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin
|