Premte, 08 Gusht 2008 02:55:00
    

Lexoni versionin Print

Kuli: Kujdes, Vllaznia mbetet Vllazni!

Dinamo ka fituar ndaj Besës në javën e 31-të të superligës me një rezultat të pastër 2‑0. Edhe pse rivalët kanë aluduar lidhur me forcën e dinamovitëve, këta të fundit u janë përgjigjur me rezultate dhe lojë në fushën e blertë.

Andi MATRAXHIU
Marte, 13 Maj 2008 16:35:00

Dinamo ka fituar ndaj Besës në javën e 31-të të superligës me një rezultat të pastër 2‑0. Edhe pse rivalët kanë aluduar lidhur me forcën e dinamovitëve, këta të fundit u janë përgjigjur me rezultate dhe lojë në fushën e blertë.

Forca e bluve në këtë sezon është një realitet, të cilin të gjithë duhet ta pranojnë, pasi edhe ndaj verdhezinjve të Besës djemtë e drejtuar nga Ilir Daja treguan supremacinë e tyre, duke e udhëhequr ndeshjen që nga minuta e parë.

Autorët e golave për skuadrën e Dinamos ishin dy futbollistët Bekim Kuli dhe Artim Pollozhani. Tashmë kur mbetet edhe një takim nga përballja e madhe e kampionatit shqiptar midis Dinamos e Partizanit, kryesuesit blu, sipas mesfushorit Bekim Kuli, janë përqendruar në takimin e së mërkurës ndaj Vllaznisë.

Ndërkohë që "big‑sfida" që do të ndajë fatet e kampionatit nuk komentohet shumë nga kavajasi i Dinamos, pasi, sipas tij, do të jetë fusha e blertë, që do të flasë më shumë për skuadrën në të cilën ai bën pjesë. Si një ish-futbollist i Vllaznisë, ai kërkon nga shokët e skuadrës impenjim maksimal ndaj shkodranëve, duke i vlerësuar në maksimum kuqeblutë: "Kemi fituar një ndeshje tepër të rëndësishme përballë një skuadre për të cilën të them të drejtën kam debolesë, pasi është ekipi në të cilin unë jam rritur dhe formuar.

Të them të drejtën, u ndieva keq për golin e shënuar, por jam profesionist dhe mbroj ngjyrat blu. Si kavajas që jam do t'i kërkoja falje të gjithë patriotëve të mi, por Dinamos i duhet titulli kampion dhe sot më shumë se kurrë, kur na mbeten edhe dy ndeshje deri në "finish", në kampin tonë s'ka më kohë për hamendësime të ndryshme. Ndërkohë që s'kemi kohë për shumë komente, pasi tashmë Vllaznia ka "trokitur" në derë, pasi ditën e mërkurë duhet të udhëtojmë për në Shkodër, ku na pret një takim tepër delikat në "Loro Boriçi".

Sigurisht, është një takim që kërkon impenjimin maksimal nga të gjithë ne, pasi unë jam aktivizuar në këtë skuadër dhe e njoh mjaft mirë forcën e saj. Duhet të luftojmë nga minuta e parë e deri në fundin e takimit.

Kemi dalë një herë të fituar në "Loro Boriçi" në fazën e parë, por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi një ndeshje futbolli nuk ngjason asnjëherë me një tjetër,"‑ deklaron për diktofonin e "Sportit shqiptar", mesfushori blu Bekim Kuli, një nga futbollistët më cilësorë në mesfushën e Dinamos.

Sigurisht e gjithë vëmendja pavarësisht se na ndan dhe 1 ndeshje nga derbi përcaktues, është përqendruar pikërisht në sfidën e së shtunës në "Selman Stërmasi". "Me Partizanin gjithçka do të zgjidhet në javën e fundit. Nuk dëshiroj ta komentoj shumë këtë ndeshje, pasi do të ishte e gabuar për ne kur përballë ditën e mërkurë do të kemi një skuadër si Vllaznia, e cila një javë më parë ka fituar Kupën e Shqipërisë. Por ndaj të kuqve do të jetë fusha e blertë që do të sqarojë gjithçka,"- ka përfunduar mesfushori blu, Bekim Kuli.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML