Diel, 14 Mars 2010 16:07:15

Lexoni versionin Print

Ekipi Shqiptar niset në Pekin

Një ekip shqiptar i përbërë nga 11 sportistë të fushave të ndryshme do të nisen nesër në Pekin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2008.

Shekulli Online
Merkure, 23 Korrik 2008 12:02:00

Një ekip shqiptar i përbërë nga 11 sportistë të fushave të ndryshme do të nisen nesër në Pekin për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2008. Me rastin e këtij evenimenti historik, sot është mbajtur një ceremoni në pallatin e Brigadave kur presidenti i vendit, Bamir Topi ka dorëzuar flamurin kuq e zi për skuadrën. Të pranishëm kanë qenë dashamirës të sportit, të afërm të sportistëve, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ylli Pango etj.
Nga 11 sportistët që do të marrin pjesë, 7 prej tyre janë me medalje në evenimentet e ndryshme ndërkombëtare, ndërkohë që 4 të tjerë janë përzgjedhur nga vetë klubet.

Presidenti Topi tha veç të tjerave se: “Vajzat dhe djemtë sportistë olimpikë të Shqipërisë, bashkë me flamurin dhe krenarinë, do të marrin sot mbi supet e tyre përgjegjësinë e madhe morale për të përfaqësuar sa më denjësisht atdheun e tyre, Republikën e Shqipërisë në Lojërat e 24-ta Olimpike”.

“Do të jetë ky flamur, i cili gjatë gjithë ditëve të Olimpiadës me valëvitjen e tij, do t’ju kujtojë se mijëra e mijëra sy, mijëra e mijëra zemra do të jenë kurdoherë me ju për t’ju dhënë kurajo, për t’ju kujtuar se ju jeni në gjendje të bëni më të mirën tuaj” – vazhdoi Topi.

“Natyrisht medaljet kanë vlerën e tyre të veçantë, por më e rëndësishme se sa një ose disa medalje, është përfaqësimi me dinjitet, është shpirti i garës, është krenaria që bart secili prej jush në përfaqësimin e Shqipërisë” përfundoi Topi duke ju uruar sukses në lojërat olimpike 11 sportistëve pjesëmarrës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML