Mbrojtësi i kombëtares i është rikthyer stërvitjes, pas ‘fatkeqësisë’ që e goditi para Euro 2008-ës dhe shprehet i gatshëm të rinovojë kontratën me Real Madrid.
Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2006 mes Fabio Cannavaros dhe Real Madrid-it është në skadim e sipër, por mbrojtësi i kombëtares është gati të firmosë një shtesë të kontratës pas kërkesës nga Merengues.
"Sigurisht, asnjë problem”- i është përgjigjur 35-vjeçari, mbrojtës qendror, pyetjejes së bërë mbi mundësinë e një propozimi nga Reali.
Cannavaro nuk e fsheh dëshirën e tij për të mbyllur karrierën në Napoli, qytetin e tij të lindjes, por përpara se të kthehet ka vendosur të vlerësojë mundësitë që i ofrohen. "Para se të flas me ndonjë skuadër tjetër do të bisedojmë me Real Madrid"- ka thënë ai.
Ai iu rikthyer stërvitjes në 23 korrik, pas përmirësimit të kaviljes. “Ndihem mirë, gjithçka shkon për bukuri, sipas planit të rehabilitimit”- tha ai pas daljes në fushë dhe hedhjes së hapave të parë me top gjatë stërvitjes.