Hene, 08 Shtator 2008 12:23:55

Lexoni versionin Print

Gjykata e Arbitrazhit kundër FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka shprehur zhgënjimin e tij që Gjykata e Arbitrazhit për Sportin ka dalë në favor të klubeve, përsa i përket temës së lojtarëve që janë larguar për në "Pekin 2008".

Driten Vishe
Enjte, 07 Gusht 2008 11:56:00

Lionel Mesi, Diego dhe Rafinja duhet të rikthehen në skuadrat e tyre, nëse kjo u kërkohet

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka shprehur zhgënjimin e tij që Gjykata e Arbitrazhit për Sportin ka dalë në favor të klubeve, përsa i përket temës së lojtarëve që janë larguar për në "Pekin 2008". Dje paradite, (CAS) vendosi që klubet nuk janë të detyruara të lenë lojtarët të lirë për t'u larguar në Olimpiadë, pasi ky eveniment nuk ishte pjesë e kalendarit të FIFA-s.

Tani, Barcelona, Verder Bremen dhe Shalke kanë të drejtën të thërrasin Lionel Mesi, Diego dhe Rafinjan respektivisht, pasi ishin të detyruar t'i linin të largoheshin kundër vullnetit të tyre. "FIFA është e habitur dhe e zhgënjyer nga ky vendim, por ne e respektojmë, - tha Blater. - Por megjithatë, unë u apeloj klubeve që të lejojnë lojtarët e tyre të marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Do të ishte një akt solidariteti në harmoni të përkryer me shpirtin olimpik. Do të ishte e mrekullueshme për lojtarët, për vetë futbollin. Opinioni i FIFA-s nuk ka ndryshuar.

Kompeticionet olimpike të futbollit janë të nivelit të lartë, që i japin çdo lojtari të përfshirë, më së shumti, lojtarëve të rinj, shansin për të grumbulluar eksperiencë ndërkombëtare, e cila do t'u shërbejë atyre në të mirë për të ardhmen. E nga kjo kuptohet që nuk përfiton vetëm lojtari, por edhe klubi që ka pronësinë e kontratës së tij. Më vjen keq që "CAS) nuk ka marrë shpirtin olimpik në konsideratë". Mbetet për t'u parë nëse lojtarët do të lejohen të marrin pjesë.

VENDIMI - Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (CAS) ka dalë kundër FIFA-s për problemin e lënies së lojtarëve për të marrë pjesë në Olimpiadën "Pekin 2008". Verder Bremen dhe Shalke, ku luajnë respektivisht Diego dhe Rafinja, kanë apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin për pjesëmarrjen e lojtarëve në Lojërat Olimpike. Dy klubet gjermane iu bashkangjitën Barcelonës, e cila po përpiqej të mos lejonte Lionel Mesin të udhëtonte në Pekin, gjë që do të shkaktonte mungesën e tij në eliminatoret e Ligës së Kampioneve.

Gjykata e Arbitrazhit për Sportin tani e ka marrë një vendim. Klubet nuk do të jenë të detyruara të lejojnë ndonjë lojtarë ashtu siç ka kërkuar FIFA. "Kompeticioni Olimpik nuk bën pjesë në kalendarin zyrtar të FIFA-s dhe nuk ka ndonjë vendim ekzekutiv nga FIFA, i cili vendos në të drejtën e largimit të lojtarëve që janë në moshën 23 vjeç", - shkruhej në verdiktin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin. - Kështu që, Shalke 04, Verder Bremen dhe Barcelona nuk janë të obliguara të lejojnë Rafinjën, Diegon, Lionel Mesin të marrin pjesë në "Pekin 2008". Gjykata apelon në të mirën e marrëdhënieve mes klubeve dhe FIFA-s për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme, e cila do të lejonte një lojtar të luante me skuadrën e tij kombëtare, nëse do të dëshironte". Kjo do të thotë se Barcelona, Shalke dhe Verder Bremen kanë të drejtën ligjore për të mbajtur lojtarët e tyre.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML