Shtune, 22 Nentor 2008 01:34:24

Lexoni versionin Print

Vila, Robinjo dhe Filips, lëvizjet e fundit të merkatos

Kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e merkatos së futbollit në të gjithë Europën dhe po t'i hedhësh një sy shtypit botëror kupton se, gjithçka është gati për "valcerin" e fundit. Kalimi i Shevçenkos nga Çelsi te Milani ishte lëzivja e parë, dhe të paktën tri të tjera pritet ta pasojnë.

Ergi Lubani
Merkure, 27 Gusht 2008 09:22:00

Robinjo pranë Çelsit, teksa Reali synon të ngushtollohet me David Vilën. Rajt Filips drejt Man.Sitit

Kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e merkatos së futbollit në të gjithë Europën dhe po t'i hedhësh një sy shtypit botëror kupton se, gjithçka është gati për "valcerin" e fundit. Kalimi i Shevçenkos nga Çelsi te Milani ishte lëzivja e parë, dhe të paktën tri të tjera pritet ta pasojnë.

Reali i Madridit i ka ofruar 45 milionë euro (65 milionë dollarë) Valencias, për të marrë shërbimet e sulmuesit David Vila, golashënuesi më i mirë në Euro 2008, veprimtari e fituar nga Spanja. Lajmin e bëri të ditur shtypi spanjoll. Me këtë lëvizje, presidenti i Realit, Ramon Kalderon, synon të kënaqë trajnerin Bernd Shuster, i cili pas Superkupës së fituar ndaj Valencias, tha: "Skuadra fitoi duke u bazuar te karakteri. Ky sukses nuk do të thotë se nuk kemi nevojë për përforcime." "Merengesit", në synim të titullit të tretë radhazi në Spanjë, nuk po bëjnë gjë tjetër veç një shkëmbim kokë më kokë!

ROBINJO - 45 milionë eurot, që do të shpenzohen për spanjollin 26 vjeçar, do të vijnë nga shitja e brazilianit Robinjo te Çelsi i Londrës. Menaxheri i Robinjos, Vegner Ribeiro, në një deklaratë për të përditshmen "Daily Mirror" tha: "Marrëveshja është shumë pranë. Aventurës së Robinjos në Spanjë po i vjen fundi. Ai ka nisur të mendojë për një tjetër projekt.". Trajneri Luis Felipe Skolari e ka kërkuar me çdo kusht brazilianin dhe presidenti Roman Abramoviç ka rënë dakord t'i japë Realit rreth 30 milionë stërlina (45 milionë euro). Robinjo do të luajë në të majtë të sulmit "blu", ndërsa Xho Kol do të jetë në të djathtë, pas sulmuesit të vetëm Didië Drogba.

RAJT-FILIPS - Trasferimi i Robinjos në "Stemford Bridxh", që pritet të mbyllet nesër në mesditë, do t'i hapë rrugë largimit të Shon Rajt Filipsit për te Mançester Siti, skuadra ku e filloi karrierën si futbollit. Mesfushori nuk mund ta pranojë më stolin, pasi është 26 vjeç dhe Kapelo i ka vënë si kusht që të jetë titullar në klubin e tij, për t'u grumbulluar në kombëtaren e luanëve. Trajneri i Sitit, Mark Hjuxhs, e pret krahëhapur anësorin e djathtë, i cili kaloi te Çelsi në vitin 2005 për 30 milionë euro. Sezoni i parë do të jetë huazim, më pas, Mançester Siti është i detyruar ta blejë për 20 milionë euro. "Blutë" do të presin deri të premten, sepse aktualisht janë të përqëndruar te ndeshja e kthimit ndaj Midjilandit në Kupën UEFA.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML