Shtune, 22 Nentor 2008 00:43:32

Lexoni versionin Print

Çelsi i Abramoviçit, shpenzime dhe dhurata!

Roman Abramoviç, bamirësi i futbollit. Blen futbollistë për shumë e shumë milionë dhe më pas i dhuron ose i shet për një shumë mjaft të vogël. Mirëbërësi i Çelsit, por edhe i skuadrave angleze e italiane, që kanë marrë lojtarë në formën e huazimit ose me çmime shumë të ulëta, emrat e mëdhenj që nuk janë më në modë në "Stemford Brixh".

Driten Vishe
Enjte, 28 Gusht 2008 09:29:00

"Blutë" shpenzojë shumë për futbollistët, që i shesin më pas me më pak se gjysmën e çmimit

Roman Abramoviç, bamirësi i futbollit. Blen futbollistë për shumë e shumë milionë dhe më pas i dhuron ose i shet për një shumë mjaft të vogël. Mirëbërësi i Çelsit, por edhe i skuadrave angleze e italiane, që kanë marrë lojtarë në formën e huazimit ose me çmime shumë të ulëta, emrat e mëdhenj që nuk janë më në modë në "Stemford Brixh". Interi dhe Milani mund t'i japin miliarderit rus një kupë ose një pjesë tribune në "San Siro" me emrin e tij. Pas dhënies së Veronit dhe Krespos tek Interi, bamirësia e Abramoviçit për futbollin milanez ka arritur edhe më tej, duke ua rikthyer milanezëve Andrei Shevçenkon. I blerë 44 milionë euro dy vjet më parë (rekord britanik), është dhënë në huazim deri në gushtin e ardhshëm.

Riscatto   Për ta riblerë, Milani do të paguajë rreth 8 milionë euro. Një humbje që shkon deri në 36 milionë euro dhe që nuk është e vetmja për Çelsin në këtë fund merkatoje. Drejt largimit është edhe Shon-Rajt Filips, i kërkuar nga Mourinjo që më 2005-n për 31,5 milionë nga Mançester Siti; shifër shumë e madhe për një futbollist që ka qëndruar pothuajse tre vjet në pankinë. Tani Siti e ka kërkuar ta marrë përsëri, por për vetëm 10 11 milionë. Duke mos mjaftuar këto shifra, Abramoviç është gati të mbyllë marrëveshjen me Realin e Madridit për Robinjon, që tani ka dalë i fituar, pas kundërshtimeve të presidentit Kalderon. Për të padroni rus do të paguajë rreth 35 milionë euro.

Hobi   Për Abramoviçin, i cili renditet i 15-ti në botë për pasurinë që disponon, Çelsi nuk ka qenë asnjëherë biznes: për të është hobi. E gjithë struktura financiare e "bluve" mbahet nga mbështetja e Roman Abramoviç. Në pritje të Robinjos, Abramoviç ka nxjerrë 30 milionë euro nga arka për Dekon dhe Bosinguan. Në balancin financiar të klubit, vetëm fakti se paga e Shevçenkos nuk do të paguhet më nga londinezët, është një lehtësim i madh, pasi ukrainasi në dy sezone që qëndroi te Çelsi përfitoi 12 milionë euro, plus premiot.

DËSHTIMI MË I MADH   Sipas "The Sun", operacioni Shevçenko Çelsi është, sipas shumë mundësive, më i keqi në historinë e transferimeve të futbollistëve. Mes kartonit dhe kontratës personale, shuma totale e derdhur për sulmuesin ukrainas është 60 milionë euro. Por edhe rasti i Veronit nuk mbetet më mbrapa: 7 ndeshje në Premier Ligë (1 gol) dhe 6 në Ligën e Kampioneve (0 gol) në sezonin e fundit të Klaudio Ranierit, u mor për 22,5 milionë nga Mançesetr Junajtid. Më pas, nga huazimi përfitoi Interi.


Renditja e të ardhurave

1.Premier Ligë2,430 miliardë euro

2.Seria A1,430

3.Bundesliga1,420

4.Primera Divizion1,350

5.Liga 11,040


Premier Liga, kampionati i pasur

Premier Liga Angleze është më e pasura në Europë, sipas kompanisë italiane të biznesit "StageUp". Në një studim të bërë për shpenzimet e kryera në ligat kryesore europiane, Premier Liga ka përfunduar 1 miliard euro para Serie A, që mban vendin e dytë. Divizioni më i lartë i Anglisë përfiton 2,43 miliardë euro në vit; Seria A e ndjek me 1,43 miliardë euros. Në mënyrë të habitshme e ndjek në vendin e tretë Bundesliga, me 1,42 miliardë euros, ndërsa në vend të tretë e të katërt gjenden respektivisht La Lila spanjolle dhe Liga 1 franceze.


-------------------------
Liga e Kampioneve

Turi i tretë paraeleminator

Dje

Artmedia - Juventus 1-1 (0-4)

Panathinaikos - Sparta P1-0 (2-1)

Vizla Krakov - Barcelona 1-0 (0-4)

Sot

BATELevski - Sofje 1-1 (1-0)

Kaunas - Alborg 0-2 (0-2)

Dinamo Kiev - Spartak M (4-1)

Steaua B - Gallatasaraj (2-2)

Fenerbahçe - Partizan B (2-2)

Bazel - Guimaresh (0-0)

Atletiko M - Shalke (0-1)

Dinamo Zagreb - Shakhtar (0-2)

Marsejë - Bran( 1-0)

Olimpiakos – Anorthosis (3-0)

Slavia Pragë – Fiorentina (0-2)

Arsenal - Tvente (2-0)

Liverpul - Standart Liezh (0-0)

Shënim: Skuadrat e kualifikuara fitojnë të drejtën për të luajtur në fazën me grupe të Championsit


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML