Premte, 21 Nentor 2008 18:29:46

Lexoni versionin Print

Festa e kuqezinjve, karaoke dhe "PUB"-e

Lumturi dhe gëzim në fytyrat e të gjithëve, por ajo që dukej më tepër ishte pa dyshim e trajnerit Ari Han. Kuqezinjtë kanë kaluar disa orë entuziaste pas barazimit me Suedinë, i cili mund të quhet si një fitore.

Jorgis Memo
Hene, 08 Shtator 2008 08:55:00

Entuziasëm në kampin kuqezi. Lojtarët kaluan një natë festive, ndërsa dje iu rikthyen grumbullimit

Lumturi dhe gëzim në fytyrat e të gjithëve, por ajo që dukej më tepër ishte pa dyshim e trajnerit Ari Han. Kuqezinjtë kanë kaluar disa orë entuziaste pas barazimit me Suedinë, i cili mund të quhet si një fitore. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, korridori në dhomat e zhveshjes ishte gati i mbipopulluar jo vetëm nga policët, të cilët më shumë e kishin mendjen te ruajtja e Ibrahimoviçit, por edhe gazetarët, që prisnin lojtarët për intervista. Kush kaloi "gardhin" nga tifozët ishte fatlum, teksa nga këta të fundit kishte edhe nga ata që morën dhurata apo bënë fotografi me idhujt e tyre kuqezinj. Berisha për një moment e ka parë veten ngushtë, kur një fëmijë i kërkoi fanellën. Kosovari në pamundësi i dha panatallonat e shkurtra.

Emocionet e kësaj ndeshjeje mbetën gjatë, por ajo që ra më shumë në sy ishte harmonia midis futbollistëve. Jo më kot, si një profesionist i vërtetë, Ervin Skela, deklaroi: "Nëse luajmë të bashkuar dhe publiku na përkrah, mund të mposhtim këdo." Pas intervistave dhe përshëndetjeve të ngrohta me tifozët, kuqezinjtë bashkë me stafin teknik darkuan në hotel "Tirana". Edhe pse uria bënte të veten, batutat nuk kishin si të mungonin, madje edhe pijet, që këtë herë trajneri Han i lejoji, teksa vetë nuk iu nda verës, që e preferon shumë. Rreth orës 22:30 darka mbaroi, e më pas kuqezinjtë marrin sinjalin nga holandezi i pankinës, që janë të lirë deri të dielën në drekë. Eshtë momenti ku futbollistët shpërndahen, disa në familjet e tyre, e disa të tjerë me shoqërinë.

Njerëzit nuk e kishin të vështirë të dallonin në "PUB"-et e Tiranës lojtarët e kombëtares. Një prej tyre, që me lojën ndaj Suedisë bëri për vete tifozët, i është kërkuar të këndojë në një lokal tek "ish-Blloku", që ofron shërbimin "Karaoke". Bëhet fjalë për Jahmir Hykën, që shumë i lodhur nuk ka mundur t'ua plotësojë këtë dëshirë tifozëve.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Qeleshja: - 09-08-08
    Mire mire por........

    Nganjehere nuk me pelqen qe teprohet me keto festime sidomos me lejimin e pijeve alkolike dhe duhanit. mendoj se nuk ka gje me te demshme se sa te perdoresh keto gjera qofte edhe nen preteksin e suksesist. faleminderit per mirekuptimin dhe uroj qe kombetarja kesaj rradhe te na kenaqi me shume se çduhet....

  • mane: - 09-08-08
    urime, po kujdes

    ju uroj nga zemra per ate dite te bukur qe i dhat te gjith popullit shqipetar je shum te mire.por kujdes rini me kembe ne toke dhe mos e nenvlersoni malten. luani gjithmon te bashkuar. dhe nje her urime kombetares ton. ju pershendes nga barcelona

  • gazmendi: - 09-08-08
    kombetare vazhdo keshtu

    i uroj skuadres tone kombetare kualifikimin dhe i them vazhdoni te luani me zemer se keni per tja dale vazhdoni ne grup se vetem keshtu do tja dalim forca

  • altin: - 09-08-08
    shqiperi-suedi = ??

    PO mir o zoterinj te gazetes, faleminderit per lajmin e barazimit te shqiperise me suedine, po rezultatin se sa kane dale :2=2, apo 3=3, 1=1, nuk na e keni dhene fare apo rendesi ka qe kan dale barazim... haha. sidoqofte urime futbollisteve, dhe here tjeter me lajme sa me te qarta nga gazeta shekulli.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML