Premte, 21 Nentor 2008 22:07:42

Lexoni versionin Print

Hungaria shuan ëndrrën shqiptare

Nuk ka zgjatur më shumë se një muaj ëndrra e botërorit për shqiptarët. Ato ditë të bukura të shtatorit janë venitur tani në tetor. Kuqezinjtë zbresin më këmbë në tokë dhe fati nuk është më as me ne, as me trajneri Ari Han.

Nga Eduard Ilnica
Diel, 12 Tetor 2008 11:11:00

Shqipëria nuk ka mundur dot të marrë qoftë 1 pikë në Hungari, duke humbur shumë terren në grupin e saj

Nuk ka zgjatur më shumë se një muaj ëndrra e botërorit për shqiptarët. Ato ditë të bukura të shtatorit janë venitur tani në tetor. Kuqezinjtë zbresin më këmbë në tokë dhe fati nuk është më as me ne, as me trajneri Ari Han. Gjithçka shuhet për 45 minuta, edhe pse mund të luash mirë në pjesën e parë. Askujt nuk i besohet se si një Hungari në një kondicion aspak më të mirë se kombëtarja jonë arrin të na marrë pa shumë mund një fitore, që ndoshta as vetë nuk e kishte besuar.

Përpjekjet e shqiptarëve kanë qenë të kota, ndonëse është qarkulluar topi dhe në shumicën dërrmuese të lojës tanët kanë qenë zotër të fushës. Por kjo nuk ka mjaftuar, sepse dy gabimet tona të mbrojtjes kanë qenë fatale. Tani nuk kemi çfarë të shpresojmë, sepse edhe më naivi nuk beson në një rezultat pozitiv në Portugali, aq më tepër që portugezët nuk kanë marrë një fitore në Suedi dhe sigurisht do të kërkojnë pikët e plota me ne, pse jo edhe golaverazhin. Mëkat! Një pikë do të ishte mirë, do të ishte mirë edhe për moralin. Dhe po të shohim lojën, Shqipëria e meritonte një të tillë.

Një pjesë e parë e barabartë, por me kundërzbritje më të shpeshta të tanëve, të cilët me pak kujdes mund të kishin shënuar, çka do të ndryshonte rrjedhën e lojës që në pjesën e parë. Ndoshta nxitimi, ndoshta edhe mospërqendrimi në momentet e fundit nga kuqezinjtë, bënë që goli të mos vinte. Megjithatë, loja është për t'u lavdëruar në të gjithë sektorët e fushës, një grintë në fushës e lojës, fantazi gjithashtu, që në çdo moment mund të prisje diçka. Edhe Hungaria, për hir të së vërtetës, pati shanset e saj, madje në dy raste ishte po aq e rrezikshme sa Bogdani apo Skela, dy rastet më të bukura të futbollistëve kuqezinj në këtë pjesë loje, ku do të mjaftonte vetëm njëri për ta komentuar ndryshe pastaj pjesën e parë, pasi dihet që goli të çliron.

Por nëse sulmi nuk u zhbllokua, mbrojtja luajti fort dhe madje edhe agresive, vetëm në një moment pati një pasiguri, por për fatin tonë, asnjë pasojë. Në barazim pa gola mbyllet pjesa e parë dhe hungarezët e besojnë se tashmë kanë të bëjnë me kundërshtar të fortë, që ka ardhur për të marrë pikë në këtë transfertë, edhe pse tradita nuk flet për Shqipërinë. Por gjithçka është shembur në pjesën e dytë. Sa fillon kjo pjesë, në një sulm pa shumë pretendime për vendësit, Beqiri nuk arrin të neutralizojë sulmuesin hungarez dhe për pasojë as Beqaj. Hungaria kalon në avantazh dhe tanët nuk e besojnë.

Por besojnë tifozët, madje edhe ata që e ndiqnin direkt nga stadiumi, pasi shihnin një Hungari jodominuese, së cilës mund t'i shënoje. Por nëse vendësit nuk ishin kërkues, ishte mënyra e jo e drejtë e tanëve për të shkuar te goli. Ndonëse mesfusha ishte fituese dhe thyente aksionet e hungarezëve, në fazën organizuese të aksioneve tanët nuk ishin në nivelin e duhur. Munguan rastet e pastra, ndërkohë që minutat kalonin dhe për Shqipërinë gjithçka po vështirësohej. Dhe pikërisht atëherë kur pritej goli ynë dhe një pikë nuk është se ëndërrohej, pasi ajo mund të vinte, ne ndëshkohemi, kësaj radhe edhe për faj të portierit, futbollistit më të mirë të Shqipërisë në ndeshjet e fundit. Dhe praktikisht këtu mbaron gjithçka për ne.

Raste janë sporadike, por edhe fati nuk na don më, kur traversa ndal një eurogol ndoshta në Agollit, që do të hapte një shpresë të vogël në fundin e ndeshjes. Kështu mbaron kjo sfidë, Shqipëria qëndron në kuotën e katër pikëve, po kaq sa tashmë ka Hungaria, rivali ynë direkt i shpallur në grupin tonë. Ndërsa të tjerët fluturojnë në renditje, tashmë mbesim njësoj me Hungarinë dhe lëmë poshtë vetëm Maltën e dobët, pa harruar që, pa dashur të ulim moralim, një tjetër humbje na pret të mërkurën. Gjithsesi, jo vetëm që shpresa mbetet e fundit, por kur tanët nuk luajnë me peshën e rezultatit pozitiv me patjetër, gjithçka mund të ndodhë. Pastaj pika e humbur me Hungarinë do të harrohej shpejt. Por kjo duhet treguar me Portugalinë, gjë që është shumë e vështirë.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • karrder karrderi: - 10-12-08
    futbolli

    shqiptaret jane ftohur ne bythe!!
    per aq kohe sa do shesin ndeshjet as nje mut nuk kane per te fituar!!!

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML