Hene, 15 Mars 2010 10:59:00

Lexoni versionin Print

Irani nuk e ndryshon politikën bërthamore

5 korrik, ora 16.30- Qeveria e Iranit thotë se nuk ka pasur ndryshim të politikës për programin bërthamor, një ditë pasi i dha përgjigje paketës më të fundit nxitëse të perëndimit që ka si qëllim të pakësojë aktivitetet bërthamore.

Shekulli Online
Shtune, 05 Korrik 2008 16:24:00

Qeveria e Iranit thotë se nuk ka pasur ndryshim të politikës për programin bërthamor, një ditë pasi i dha përgjigje paketës më të fundit nxitëse të perëndimit që ka si qëllim të pakësojë aktivitetet bërthamore.

Një zëdhënës iranian tha se vendi i tij ishte gati për të negociuar, por nuk do të tërhiqej nga të drejtat e veta.

Sipas BBC-së, duket sikur deklarata thotë se Irani nuk është i përgatitur për të pezulluar pasurimin e uraniumit.

Pasurimi është një proces që pëdoret gjithashtu edhe për të krijuar material mbushës për bombë bërthamore.

Kryenegociatori iranian, Saeed Jalili, tha të premten se do të kryente bisedime të mëtejshme me kreu e BE-së për Politikë të Jashtme Javier Solana, në pjesën e dytë të muajit korrik.

Vetëm pak kohë më parë Iran paralajmëroi se ishte gati të hedhë raketa në Izrael nëse ky i fundit sulmon uzinat bërthamore të Iranit.

Paralajmërimi më i fundit erdhi nga kreu i Gardës Revolucionare, gjenerali Mohammed Ali Jafari.

Duke folur për një gazetë iraniane ai tha se Izraeli ishte brenda rrezes së raketave iraniane dhe se Irani do përdorte gjithë kapacitetin që ka.

Ndërkohë në mesin e muajit të shkuar, kryeministri britanik, Gordon Brown dhe presidenti amerikan, George Bush kanë paralajmëruar Iranin që të pranojë "ofertat për partneritet" ose të përballet me sanksione të ashpra dhe izolim ndërkombëtar.

Z. Brown tha atëherë se dëshironte të vazhdonte dialogun me Teheranin, por shtoi se nëse Irani injoronte rezolutat e OKB-së, sanksionet ndaj tij do të intensifikoheshin.

Evropa do të ngrijë asetet jashtë Iranit të bankave më të mëdha të vendit dhe do të vendosë sanksione të reja për gazin dhe naftën.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML