Mbrëmë përfundojë me një dënim historik në një gjykat të Nju Jorkut, gjyqi ndaj një personi i cili akuzohej se përdhunojë dhe torturoje në mënyrën më brutale një stundete 19 vjeçare të universitetit Kolumbia (Columbia University).
Gjyqtari e dënoi 31 vjeçarin Robert Willams, me 422 vjet burg, duke marrë për bazë 46 shkelje ligji.
Akuza ndaj tij të cilin ai dhe vetë e pranojë kur pa një regjistrim filmik të një kamere të fshehte në të cilën tregohej e gjithë ngjarja, kur 31 vjeçari Williams, forcërisht e përdhunon vajzën, më pasë e kërcënon, me thikë t'a theri,i tregon litarin t'a vari dhe i nxjerr një kuti helmi pët t'a helmuar.
Gjyqatari i kësaj çështje Carol Berkman, tha se për "këtë sadist nuk ka asnjë llojë dënimi tjetër- i vetmi dënim mbetet tha ai privimi nga jeta ". Avokati i Williams, nuk pranoi të flasë para gazetarve.
Vajza e cila ka pësuar një tronditje të madhe nuk pranonte të vinte të dëshmonte. Ajo u soll në sallën e gjyqit me fytyrë të mbuluar dhe e shoqëruar nga katër dedetktiv të cilët nuk lanë asnjë gazetar në sallën e gjyqit gjatë kohës kur dëshmoi vajza.
Ajo tha se unë prisja të realizoja ëndërrën time, pasi përfundova këto ditë fakultetin e gazetarisë në Kolumbia Universiteti(Columbia University) në New York, kontraktova më një gazetë të filloja, punë si gazetare fillestare. Mirpo tani më duket sikur të gjithë më shohin mua dhe shkruajn për mua.
Rekordi i dënimit më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është dhënë po në New York, Long Island , 26 vjet më parë kur një i akuzuar për disa vrasje - një serikiller, u dënua 100 herë me nga 17 vjetë burg, duke marrë dënim përfundimtar 1,763 vjet burg.