Marte, 07 Tetor 2008 01:38:06

Lexoni versionin Print

Kryeministri Brown, në qendër të shtypit britanik

Emri i kryeministrit Brown është i pranishëm në kryeartikujt e të gjitha gazetave të mëdha britanike që shkruajnë për sfidat që po i bëhen atij nga brenda Partise Laburiste si dhe nga zhvillimet në ekonominë globale.

Shekulli Online
Merkure, 06 Gusht 2008 17:37:00

Emri i kryeministrit Brown është i pranishëm në kryeartikujt e të gjitha gazetave të mëdha britanike që shkruajnë për sfidat që po i bëhen atij nga brenda Partise Laburiste si dhe nga zhvillimet në ekonominë globale.

Sfidat e kryeministrit Brown

The Daily Telegraph ka mësuar se ministri i jashtëm, David Miliband, ka piketuar ish-ministrin e shëndetësisë, Alan Milburn, për rolin e ministrit të financave, nëse vetë zoti Miliband do të mund të zëvendësojë zotin Brown në postin e kryeministrit. Zoti Miliband, shkruan gazeta, u shfaq javën e kaluar si sfidues potencial i kryeministrit Brown në lidhje me politikat e laburisteve dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e një përpjekjeje për ta hequr zotin Brown. The Daily Telegraph citon një zyrtar të laburistëve të ketë thënë se afrimi i zotit Milburn, që njihet si mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit Blair, tregon se sa serioz është ministri i jashtëm Miliband për të shpëtuar Partinë Laburiste. Në faqet e komenteve gazeta sjell edhe opinionin se 'megjithë gabimet a fajet e Brown-it, kthimi i mbështetësve të ish-kryeministrit Blair nuk duhet parë si zgjidhje për shkak të, shkruan gazeta, dëmeve që ka bërë Tony Blair.

E përditshmja tjetër britanike The Guardian, shkruan për një manovër që mund të ndërmarrë kryeministri Brown në përpjekje për të fuqizuar pozitat e tij të lëkundura si kryeministër.

Qeveria mund të vendosë pezullimin e një taksë që aplikohet për banesat me çmim deri në 250 mijë stërlina. Burime zyrtare i kanë thënë gazetës se qëllimi kryesor i asaj që iu referua si "pagesë pushimesh", është të tregojë se qeveria është në krahun e blerësve të banesave, në një kohë kur ka rënë vlera e shtëpive dhe shitjet janë ngadalësuar.

Me këtë lajm merret edhe gazeta The Financial Times. Pezullimi e shtyrja për një kohë tjetër e aplikimit të taksës mbi çmimin e banesave, apo stamp duty, siç njihet ajo në Britani, synon t'i shpëtojë zotit Brown postin e kryeministrit muajin e ardhshëm, shkruan korrespondenti kryesor i gazetës për çështjet politike. Është një masë me kosto. The Financial Times vlerëson se nga mbledhja e taksës stamp duty buxheti i shtetit siguron 6.5 miliard stërlina në vit. Megjithatë, gazeta citon një burim zyrtar të ketë thënë se "të gjitha opsionet janë mbi tavolinë dhe se vendimi nuk është marrë ende."

Plani i pezullimit të taksës për banesat lexohet nga gazeta The Independent si "përpjekje për të shpëtuar një rebelim të disa deputetëve laburistë kundër kryeministrit Brown. Redaktori i gazetës për çështjet ekonomike thote se gjeste të tilla janë të njohura. Është një masë me një kosto relativisht të ulët, por me fitim politik të larte, shkruan redaktori për çështje ekonomike në të përditshmen The Independent. (BBC)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Rohan: Ndarja e Kosovës s’është zgjidhje

Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës,

Hyseni: Rezoluta serbe mund t'i sigurojë votat

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni pas kthimit nga Nju

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML